Super radio-teleskopi prej 1 mln metër/katror

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
antena-australi.jpg
Afrika e Jugut, Australia dhe Zelanda e Re do të bashkëpunojnë në ndërtimin e një radioteleskopi gjigant që do të studiojë më imtësisht hapësirën me tre objektivë kryesorë; të testojë teorinë e gravitetit të Ajnshtajnit, të kërkojë për jetë aliene dhe të kuptojë mënyrën e formimit të universit.

Tre vendet, anëtare të SKA (Square Kilometre Array), organizatë rajonale për studimet hapësinore, vendosën të ndërtojnë radioteleskopin gjigant në një fushë 1 milion metër/katrorë, territor i mjaftueshëm për ndërtimin e 200 fushave futbolli. Projekti do të kushtojë 1.5 miliard euro dhe qindra antenat që do të vendosen në këtë territor, do të përpiqen të zbardhin të fshehtat e universit e të japin përgjigje për shumë pyetje të shkencës së astronomisë.

Sipas projektit të miratuar nga SKA, parashikohet vendosja e qindra antenave të vogla, sinjalet e veçanta të të cilave do të përpunohen në një të vetëm e të fuqishëm, përcjellës e pritës.

Në fakt Afrika e Jugut dhe Australia kishin vite që po punonin në mënyrë të pavarur nga njëra-tjetra për të ndërtuar një projekt të ngjashëm. Por në mbledhjen e SKA-së, u vendos që të merrej më e mira e dy projekteve. Nismës më pas iu bashkua edhe Zelanda e Re./TCH
 
Back
Top