Supe per vajzat ;)

baby-angel

Thpilt
Supe per diete e perdorur nga spitalet per te humbur kile ne pak kohe.
Perberesit :

- 6 qepe
- 4 thelpinj hudhre
- 1 ose 2 kuti domatesh te qeruara
- 1 laker e bardhe
- 3 litra uje
- 2 speca jeshile
- 1 tufe selino
- 3 kuba buljon pule (Galina)
- 3 kuba buljon perimesh
- Kripe dhe ereza te tjera sipas deshires.

Pregatitja :
- Pritini perimet ne copa te vogla dhe mbulojini me uje.
- Lerini te ziejne per 10 minuta ose me shume sipas deshires tuaj ( per zierjen e perimeve pak apo shume)
- Kalojini ne mikser.

Per ta bere supen me te grenshme :- Hidhni 2 kutija te medhaja me domate te qeruara.
- Perdorni lakrat e reja , kane shije me pak te forte.
- Lereni supen te zieje ne zjarr te ngadalte per nje ore ose me shume.
- Per te hequr eren e lakres , priteni ate dhe zijeni per 20 min ne uje me kripe.
- Nese qepa eshte e forte , mbasi ta keni prere futeni 2 ose 3 minuta ne uje qe vlon por pasi ta keni filur zjarrin.


Java e pare :

Pijet :
Uje
Caj
Kafe pa sheqer
Leng frutash pa sheqer.
Qumesht me permbajtje te ulet yndyre.
Jo alkol, birra apo soda (as te tipit Coca - light)

Vakti :

Jo buke, makarona, brumra...

Dita e pare :
Supe + fruta (vetem ato qe kane pak kalori , jo banane)

Dita e dyte :
Supe + perime ( sa te doni te "gjalla" ose te ziera ne avull, mundesisht perime jeshile. Evitoni fasulet, bizelet dhe misrin)

Dita e trete :
Supe + fruta dhe perime jeshile.( e njejta gje si diten e 2-te) Nese skeni bere me hile duhet te keni humbur 1 kg.

Dita e katert :Supe + banane dhe qumesht (pa yndyre)
Hani deri ne 3 banane dhe pini shume qumesht me supe. Diten e 4 -t trupi juaj ka nevoje per potasium, karbohidrate , proteina dhe kalcium, qe i plotesojne qumeshti dhe bananet.

Dita e peste :
Supe + mish lope dhe domate.
Mund te hani deri ne 300 - 600 gn mish dhe afersisht 6 domate.
Mundohuni te pini shume uje ( 6 - 8 gota minimumi) per te eliminuar acidin urik nga trupi juaj.
Hani te pakten nje here ne dite supe.

Dita e gjashte :Supe + mish lope(kau) dhe perime
Mund te hani 2-3 bifteke dhe perime mundesisht jeshile.
Hani te pakten 1 here supe.

Dita e shtate :
Supe + oriz natyral (kaf) , leng frutash pa sheqer dhe perime.
Hani te pakten nje here ne dite supe.


Java e dyte :

Bejeni ju menune e dites duke zgjedhur ne opsionet e paraqitura me poshte :

Mengjesi : 1 veze e zier ose 50 gr djathe me te pakten 45 % yndyre ose ...
me nje leng portokalli me nje gote qumesht me pak yndyre.

Dreka :1 pjate supe + 1 fete buke e plote ( e zeze) me 50 gr sallam ose djathe me > 45% yndyre ose nje omlete e bere nga 1 veze.

Darka :1 ose 2 pjata supe + 1 kofshe pule ose 125-150 gr mish pa dhjame + perime sa te doni. :)

Ne oret 10,16 dhe 21
Fruta (bananet, fiqte dhe bostanet duhen evituar).
1 kos pa yndyre
ose biskota.

Pijet :
Kafe ose caj pa sheqer : nga 1 deri ne 4 filxhane.
Uje : minimumi 1.5 L
Qumesht : 0.5 litra
Leng frutash : 1 natyre ( pa sheqer te shtuar)

Ekstra :
1 dite ne 2 mund te hahet nje embelsire.

Kujdes
: Duhet te prisni te pakten 24 ore para se te pihet alkol per shkak te humbjes se rezervave te yndyrnave.

Mos e beni kete diete per nje kohe te gjate sepse mund te shkaktoje probleme kequshqimimi.

Nese gjate dietes ndiheni shume te dobet, mos hezitoni ta nderprisni ate.
 
Sa vuni ju goca ke ushqimi :P
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top