Sulmi terrorist në Austri/ BE kërkon trajnim për imamët

austria.jpg

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel tha të hënën se ai mbështet krijimin e një instituti evropian për të trajnuar imamët.

Michel vizitoi Austrinë për të nderuar viktimat e sulmit xhihadist të javës së kaluar në Vjenë.

Është shumë e rëndësishme të jemi të vendosur në këtë. Unë mendoj, për shembull, që ne duhet të kemi një debat në nivelin evropian lidhur me idenë që u ngrit disa kohë më parë për të formuar një institut evropian për të trajnuar imamët”, tha ai për mediat.

“Mesazhet në internet që glorifikojnë terrorizmin duhet të hiqen shpejt. Nuk duhet të ketë pandëshkueshmëri për terroristët dhe ata që i vlerësojnë ata në internet”, tha ai më vonë në një postim në rrjetet sociale.

“Aktet terroriste minojnë dialogun ndërfetar”, thotë Papa Françesku.

Në periudhën e fundit, vendet e Bashkimit Evropian janë përballur me sulme të cilësuara terroriste. Më 16 tetor, në Francë, një mësues i historisë u vra në mënyrë mizore, pasi ai e kishte ilustruar një ligjëratë për shprehjen e lirë, me karikaturën e profetit Muhamed. Një 18-vjeçar me origjinë nga Çeçenia, i lindur në Moskë, është përgjegjës për vrasjen. Sulmuesi ia kishte prerë kokën mësuesit. Pas sulmit, ai është qëlluar për vdekje nga policia.

Më 29 tetor një burrë tjetër vrau tre persona në një kishë të Nicës, në atë që presidenti francez Emmanuel Macron e përshkroi si “një sulm terrorist, islamik”. Ndërsa më 2 nëntor në Vjenë të Austrisë një sulmues vrau katër persona dhe plagosi 22 të tjerë. Policia austriake vrau sulmuesin e dyshuar, që e identifikuan si Kujtim Fejzullai, 20 vjeç, me shtetësi të Austrisë dhe Maqedonisë së Veriut. Grupi militant, Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmin, pa dhënë prova. Kancelari austriak, Sebastian Kurz, e quajti atë një “sulm të neveritshëm terrorist”.
Presidenti francez, Emmanuel Macron të martën do të organizojë një samit përmes video-lidhjes për të koordinuar një përgjigje evropiane ndaj sulmeve të fundit në Evropë.

Lajmifundit.al
 
A duhet te kete edhe per prifterinjet psh?
Kujtojme tipin ne Zelande te re apo ai ishte i semure psiqikisht e jo terrorist?
 
Jo nuk duhet te kete per prifterinjte dhe me lejo te te them edhe arsyen pse.

Sepse eshte e provuar katerciperisht qe ka imame dhe xhami ne Eu qe promovojne xhihadin, ka celula terroriste qe gjejne dhe kane gjetur mbeshtetje te imamet e licensuar dhe xhamite e licensuara e te njohura nga komuniteti mysliman.
Pra, mbeshtetja ndaj terroristeve eshte INSTITUCIONALE dhe jo personale.

Jane arrestuar imame dhe besimtare ne gjithe Europen pothuajse qe mbeshtesnin terroristet.

Mos shkojme larg sepse ke ne Kosove imame te tille qe kane derguar njerezit ne Siri, sic ke edhe ne Shqiperi me emer, mbiemer dhe xhamine perkatese.

Prifterinjte ama duhen gjithashtu te trajnohen por jo per terror por per pedofili!
 
Dhe keto po vete shtetet e EU i lejojne po he.
 
Duhet te merren masa drastike kundrejt atyre qe vrasin ne emer te allahut.
Toleranca ndaj keryre celulave duhet t'jet zero.
Po ashtu cdo radikalizim qe nis ne internet ne keto drejtime duhet ndeshkuar.
Por qe te trajnojne imamet,ketu nuk gjej llogjike.
Nuk besoj qe vrasin imamet,dhe ne fund te fundit nuk mund te shkollosh nje imam me leksione ateiste dhe ti thuash jep mesime fetare.
Eshte pak absurditet.
 
Jo nuk duhet te kete per prifterinjte dhe me lejo te te them edhe arsyen pse.

Sepse eshte e provuar katerciperisht qe ka imame dhe xhami ne Eu qe promovojne xhihadin, ka celula terroriste qe gjejne dhe kane gjetur mbeshtetje te imamet e licensuar dhe xhamite e licensuara e te njohura nga komuniteti mysliman.
Pra, mbeshtetja ndaj terroristeve eshte INSTITUCIONALE dhe jo personale.

Jane arrestuar imame dhe besimtare ne gjithe Europen pothuajse qe mbeshtesnin terroristet.

Mos shkojme larg sepse ke ne Kosove imame te tille qe kane derguar njerezit ne Siri, sic ke edhe ne Shqiperi me emer, mbiemer dhe xhamine perkatese.

Prifterinjte ama duhen gjithashtu te trajnohen por jo per terror por per pedofili!

Por tipi qe vrau, beri ne emer te Krishtit. Islami nuk ka vend ne Zeland te Re. Argumenti yt eshte i kot, sorry. Erifi hyri vrau 50 ne xhami, dhe thua te trajnohen per pedofili, sa qesharake ! Ai nuk dhunoi te mitur ne xhami, por vrau shoku.
 
Ti pyete nese duhet edhe prifterinjte te trajnohen, une tu pergjigja?

Mos u merzit qe pergjigja ime ishte shume e llogjikshme, i ka jeta keto?

Opinioni yt per sa kot apo plot jane postimet e mia nuk me intereson, mbaji per vete?

Tani nje perqafim si myslimani myslimanit ma lejo te ta jap ?

Edhe po the jo te perqafoj prapeseprape???
 
Nuk eshte meselja ti mbajme per vete o levo apo ti shperndajme, sepse edhe ti spo mban per vete por po shperndan mendim :D
Po pra, i ka jeta keto, kur s'ke argumente luan rolin e paqeruajtesit dhe paqedashesit lol

Me fal, por ju musliman s'mund te jeni, doren ta jap por perqafim muslimani sorry :D
 
Nese e thua ti nuk jam?

Sipas Kur'anit vetem Allahu e di sa mysliman je ti e sa jam une?

Ti i vazhdon me opinione personale duke me paragjykuar e nuk me quan mysliman?

O s'ke ku shkon, perqafim edhe te ngrohte madje ?
???
 
Harrova qe ty te kemi hoxhen me diplome ketu, kerkoj ndjese ! xd
 
Jo, jo mos me ngaterro me veten, dipllomen e ke ti?

???

Jo une hoxhe s'jam me fal :D As diplome te hoxhes skam por tjeter. Por per dije fetare, per aq kohe sa ju po e dishit Kur'anin me mire se te tjeret, diploma te takon ty :D
 
Me vjen natyrshem ti shaj nga robt keta europianet

E para ca trajnim leshi kerkojne dhe pse vetem per muslimanet ceshte ky diskriminim? Terrorizmi ka egzistuar prej vitesh ca lidhje ka kjo me fene jane pikerisht strukturat e shtetit qe parandalojne ato. BE po pranon deshtimin ne sherbimin inteligjent te tyre dhe ja faturon ket "terrorizmit islamik". Para se te hapet 1 kishe apo xhami merret leje ne institucione shteterore. Le ti verifikojne personat dhe perse po hapet por jo kjo lloj sjellje sepse po i hedhin vete benzine zjarrit.
 
Të shoh shumë të angazhuar @Marla, sikur të prek direkt ky "anti islamizëm". Po e vë në thojza se nuk mund t'a quash realisht anti islamizëm. Masat që merren për t'i vënë këta njerëz në rrugë të drejtë, është për t'u dhënë një mundësi në favor të tyre. Pasi nuk ju mungon asgjë në lirinë dhe me kulte besimi. Përkundrazi, po e keqpërdorin duke jua kthyer me terror.

Studioni islamin dhe historinë e këti regjioni që nga historia e profetit. Dhe do gjeni çdo lloj përgjigje. Pse ekziston një terrorizëm religjoz.
Studioni nga burime historike, nga studiues arkivesh. Dhe jo nga teolog, e përsona të doktrinuar.

Ky lloj terrorizmi i ka rrënjët thellë në religjionin islam. Më saktë në atë sunnit që janë mbi 80% të myslimanëve në botë.
 
Pse kur komentoj dicka duhet patjeter te me preke personalisht?!

Jo thjesht jap mendimin tim racional pa asnje interes tjeter. Ka probleme me te medhaja bota momentalisht sesa te zihemi per fe. Nese respektojme lirine e besimit te fese ndaj njeri tjetrit sdo diskutonim kto budalliqe sot.
 
Dolen nga binaret keta me kete Covid... Po c'trajmin mund ti besh dikujt qe eshte i devotshem ti sherbeje fese?
 
Të shoh shumë të angazhuar @Marla, sikur të prek direkt ky "anti islamizëm". Po e vë në thojza se nuk mund t'a quash realisht anti islamizëm. Masat që merren për t'i vënë këta njerëz në rrugë të drejtë, është për t'u dhënë një mundësi në favor të tyre. Pasi nuk ju mungon asgjë në lirinë dhe me kulte besimi. Përkundrazi, po e keqpërdorin duke jua kthyer me terror.

Studioni islamin dhe historinë e këti regjioni që nga historia e profetit. Dhe do gjeni çdo lloj përgjigje. Pse ekziston një terrorizëm religjoz.
Studioni nga burime historike, nga studiues arkivesh. Dhe jo nga teolog, e përsona të doktrinuar.

Ky lloj terrorizmi i ka rrënjët thellë në religjionin islam. Më saktë në atë sunnit që janë mbi 80% të myslimanëve në botë.
Marla do denohej ne maksimum te ishte nen ligjin e sharias lool lool lool lool lool
 
@Marla Thash sikur të prek përsonalisht. :)

Temat në forum sillen për të dhënë mendime, jo soluzione.
Vë re, dhe nuk është e vështirë të kuptohen, që shkruhen mendime relative, mendime të njëanshme që dalin nga ndjenja sepse prekët në ndjejnë e nuk do të dijë më tej. Shkrime faktike reale të aktivitetit pavarësisht sa e ndanë atë ai që e shkruan. Kemi shkrime e mendime të bazuar në historinë e evolucionit (në rastin konkret) të terrorizmit islamik_ sunnit.

Është realitive të thuash nuk ka terrorizëm fetar. Dhe kshu duhet të jetë.
Por faktet historike flasin të kundërtën shumë më tepër seç mendoni, që në zanafillë të këtij religjoni.

Muhamed e harruan pa varrosur për dy ditë se shokët e tij më të afërt, ju plasi sherri se kush do zinte postin e profetit.

Kalifët filluan të vriten me shpatë e hanxhar edhe brenda në xhami, nga inati, xhelozia e armiqësia.
E gjithë kjo për pushtet në fillim, pothuajse menjëherë edhe për teologjinë Islame.
Kalifi Ali ( kushri e dhender i Muhamed) u vra në derë të xhamisë pikërisht për një linjë të ndryshme teologjie ( Shiit). Sherr që është aktiv edhe sot.

Filozofia sunnite është: aty ku nuk hyn fjala hyn shpata.
Pjesën tjetër e lexoni në kronikat herë pas here, bomba arme e terror.
 
Para 40 vjetesh Europa si kish kto Probleme.. dhe meqe po e trajton si problem..do e gjej nje zgjidhje si gjithmon ?
 
Kur lejon plehra ne vend tend

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
  • Disslike
Reactions: D.
Shiko fotografinë 1764673

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel tha të hënën se ai mbështet krijimin e një instituti evropian për të trajnuar imamët.

Michel vizitoi Austrinë për të nderuar viktimat e sulmit xhihadist të javës së kaluar në Vjenë.

Është shumë e rëndësishme të jemi të vendosur në këtë. Unë mendoj, për shembull, që ne duhet të kemi një debat në nivelin evropian lidhur me idenë që u ngrit disa kohë më parë për të formuar një institut evropian për të trajnuar imamët”, tha ai për mediat.

“Mesazhet në internet që glorifikojnë terrorizmin duhet të hiqen shpejt. Nuk duhet të ketë pandëshkueshmëri për terroristët dhe ata që i vlerësojnë ata në internet”, tha ai më vonë në një postim në rrjetet sociale.

“Aktet terroriste minojnë dialogun ndërfetar”, thotë Papa Françesku.

Në periudhën e fundit, vendet e Bashkimit Evropian janë përballur me sulme të cilësuara terroriste. Më 16 tetor, në Francë, një mësues i historisë u vra në mënyrë mizore, pasi ai e kishte ilustruar një ligjëratë për shprehjen e lirë, me karikaturën e profetit Muhamed. Një 18-vjeçar me origjinë nga Çeçenia, i lindur në Moskë, është përgjegjës për vrasjen. Sulmuesi ia kishte prerë kokën mësuesit. Pas sulmit, ai është qëlluar për vdekje nga policia.

Më 29 tetor një burrë tjetër vrau tre persona në një kishë të Nicës, në atë që presidenti francez Emmanuel Macron e përshkroi si “një sulm terrorist, islamik”. Ndërsa më 2 nëntor në Vjenë të Austrisë një sulmues vrau katër persona dhe plagosi 22 të tjerë. Policia austriake vrau sulmuesin e dyshuar, që e identifikuan si Kujtim Fejzullai, 20 vjeç, me shtetësi të Austrisë dhe Maqedonisë së Veriut. Grupi militant, Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmin, pa dhënë prova. Kancelari austriak, Sebastian Kurz, e quajti atë një “sulm të neveritshëm terrorist”.
Presidenti francez, Emmanuel Macron të martën do të organizojë një samit përmes video-lidhjes për të koordinuar një përgjigje evropiane ndaj sulmeve të fundit në Evropë.

Lajmifundit.al
Po patjeter, duhen trajnuar imamet qe shpjegojne kuranin, duke menjanuar nga predikimet cdo gjurme te dhunes. Shkurt duhet reformuar kurani dhe hapur mendjet e imameve.
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top