Sulm terrorist ndaj dy xhamive ne Zelandën e Re, mbi 40 të pa jetë

Hera

Έτερος εγώ
Sulm terrorist ndaj dy xhamive ne Zelandën e Re, mbi 40 të pa jetë

Një australian 28-vjeçar është autor i masakrës në dy xhami në Zelandën e Re, duke lënë pas të paktën 30 viktima. [IMG2=JSON]{"data-align":"none","data-size":"full","src":"https:\/\/lajmifundit.al\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/live-700x369.jpg"}[/IMG2]
Mediat e huaja raportojnë se dëshmitarët dëgjuan 50 të shtëna nga armët e tij, duke përfshirë një armë gjahu gjysmë-automatike dhe një pushkë. Sulmi ndodhi në xhaminë Al Noor në Christchurch.
Vrasësi, i cili e identifikoi veten në Tëitter si Brenton Tarrant nga Grafton, transmetoi gjithçka live.

Sulmi ndodhi në kohën e lutjeve të së pretmes.

Image

Një video nga Daily Mail Australia tregon autorin duke qëlluar në dhjetëra njerëz teksa ata përpiqen të ikin. Tre vetë besohet të jenë në paraburgim, si autorë duke përfshirë edhe një grua.

Kryeministrja e Zelandës së Re Jacnda Ardern tha se nuk ishin në listat e dyshuara për terrorizëm.

Njëri prej tyre u arrestua sepse kishte veshur një jelek vetëvrasës, ndërsa një tjeter me uniformë ushtarake u arrestua jashtë shkollës së mesme Papanui.

Kryeministri i Australisë, Scott Morrison, ka thënë se një nga të arrestuarit është qytetar australian.
Ai e ka përshkruar të dyshuarin e sulmit si “terrorist të dhunshëm të ekstremit të djathtë”.
 
Last edited by a moderator:
Nuk u hapka videoa.
 
Ueee cmjerim po shikon njerzimi.
Po shtohen shume ekstremistet neper tere Evrope.
Tmerr. :( Te shkretit njerez.
 
Skizofrenet !

E pamundur ti dallosh.

Lajm i dhimbshem.

Ne paqe shpirti i viktimave,e ngushellime familjareve. :(

Mjere familjet.

Australian!

Po c'pune te prishin ty besimtaret mor poshtersi ?
 
ky jo vetem ka vrare, por ka filmuar, ka shijuar e muziken ne sfond. ohoho.

Zoti i meshirofte viktimat. Fajtorve u ardhte hakut.
 
Fatkeqesi ....po me fatkeqesi eshte cfare do presim nga shteti islam...se ato pa u bere gje vritnin njerez po tani .....fatkeqesi zi eshte bere kjo bote
 
Keqardhje per viktimat.
Keta psikopatet vdekjen e kane pak, nuk e di cfare denimi mund ti jepet ketyre mostrave qe bejne te tilla masakra.
 
Fatkeqesi ....po me fatkeqesi eshte cfare do presim nga shteti islam...se ato pa u bere gje vritnin njerez po tani .....fatkeqesi zi eshte bere kjo bote

Me thene te drejten, keto terroriste qe shkojne e vrasin neper xhamia, jane kryekeput produkt i urrejtjes qe kane njerezit ndaj islamit fale politikave te ndyra dhe te pista. Ajo qe eshte per te ardhur keq nuk jane ato 49 viktima jo, se ato fundja shkuan tek Zoti i tyre. Per te ardhur keq eshte per shpirtliget qe jane te mbushur me urrejtje, eshte per te ardhur keq dhe per te verbrit te cilet kane sy por nuk shohin dot. Te verbuar nga cfare u jepet ne pjate ata vetem hane e hane, mbushin barkun pa e kuptuar se ne pjate ka helm qe nuk u merr jeten, por u helmon zemren dhe llogjiken per te pare te verteten.

Sa per "shtet islamik", nqs ja ke haberin cfare eshte dhe per cfare perdoret sot, ai "shteti islamik" vret ne vendet e lindjes, pra me pak fjale po vret muslimanet e vet. Nuk shkon e te vrase ne Zeland, aq me shume ne shtetin ku jetoni ju, qofte Shqiperi apo Europe

[video]https://twitter.com/i/status/1106471346303754240[/video]
 
Redaktimi i fundit:

Me fal Soulmind po ato nuk vrasin vetem ne vendin e vet se neper Europe ne emer te islamit po vrasin qe nga viti 2001 e ketej ne emer te islamit po vrasin ....dhe nuk jam dakort qe po behet kjo kasaphane ne emer te zotit si myslimanet apo te krishtere apo cdo lloj feje tjeter por duke pare veprime te tilla e dime se cfare do ndodhe dhe mendoj dhe ju e dini mjaft mire .....merri me rradhe sulmet qe jane bere deri tani analalizoji dhe do kuptosh .....ashtu si ky makabra sot qe thonte ne emer te zotit tim vras asht dhe myslimanet kur hedhin bombat ose presin ne qafe thone allahu eshte i madh ....duhet te denojme kushdo qofte pa bere dallim feje.
 
pikerisht pse po shohim cdo.gje jemi aq ne gjendje te kuptojme se krimineli ska as ngjyre e as kombesi. Ja shkon zotnia me kenge cetnike me mitraloz me skenderbeun te shkruajtur e vret njerezit qe po luten. Po ashtu 1 tjeter mund te vrase ne metro, dhe para se ta shkrepe i fut 1 Allahu ekber. O burraaaaa terrorizem islamik, shtet islam. Kete po te them dhe une. Mos kini frike nga gogoli i krijuar nga politika dhe media. kini frike nga urrejtja qe shpon zemra cdo dite.
Nejse Varja.
49 veta iken. Gra e nena e baballate mbeten vetem. Jane njerez te pafajshem ashtu si cdo i pafajshem tjeter i vrare neper makabritet qe behet kudo ne bote.
 
E tmerrshme me cfare qetesie i kishte ekzekutuar. :(
Duhet te veproj ligji me varje publike te pakten ne keto raste.
 
Si kam pare pamjet, sic nuk kam pare asnjehere pamjet e sulmeve te tjera.
ku po shkon kjo bote? Ku po shkon njerezimi? C'rendesi ka feja perpara jetes?
ekstremizmi po rritet ne kulm.......

Paqe per viktimat....
​​​​​
 
Zot runa mendjen e kokes thoshte gjyshi im..njeri normal nuk vret.. Un them se eshte dor e gjatun serbi rusi ..te shkosh ne dasme dhe te kapin emocionet e jo ashtu krejt i qet te marresh jeta njerz pa faj .. kjo eshte qmenduri pa kufi,,

Allahu i pas meshiru ato viktima... e njerz vrases Allahu i shkatrrof..

ndajm dhimbjen me familjaret.
 
[h=1]Cili është kuptimi i shenjës që bëri sulmuesi në Zelandën e Re kur doli para gjykatës[/h]
1-529.jpg

I dyshuari australian akuzuar për të shtënat ku mbetën të vdekur dhjetëra myslimanë në dy xhami është shfaq papenduar në gjykatë në Zelandën e Re, me një buzëqeshje në fytyrën e tij. I përkulur, pa këpucë, dhe me një kostum të bardhë, Tarrant nuk fliste.

Avokati i tij i emëruar nga gjykata nuk bëri asnjë kërkesë për lirimin me kusht. Ai ka përdur me dorë simbolin “OK” i përdorur nga grupet e fuqisë së bardhë anembanë globit apo ndryshe njihet si përshtatje nga supermarcistët e bardhë.

I akuzuari do të mbetet në paraburgim deri më 5 prill kur është caktuar seanca e Nga sulmi i djeshëm në Zelandë të Re mbetën të vdekur 49 persona derisa 20 të plagosur në dy sulme terroriste në dy xhami të Zelandës së Re, gjatë faljes së xhumasë. Sulmi terrorist ka ndodhur në qytetin Christchurch.

Në Zelandë të Re, vetëm një pjesë e vogël e popullsisë i takon fesë islame. Në total janë rreth 50 mijë myslimanë, disa nga ta emigruan nga vendet si Pakistani ose Bangladeshi. Pjesa më e madhe i takon kristianizmit.

Sot iu fal xhenazja viktimave të Islamofobisë;
1-532.jpg

Të pa fajshëm si loti i fëmisë; Në një heshtje totale nga bota e “lirisë”;

Hakmarjen për gjakun e tyre ia lëmë Perëndisë; Pranoj si shehida o Zot i Gjithësisë.

49 persona që humbën jetet e tyre sot u varrosen me ceremoni fetare islame, ku ishin prezent shum njerez.

Zoti i meshirofte dhe i shperblefte me graden e deshmoreve te gjithe viktimat. Vertet, akoma s'jam kthjellur nga ajo cfare kam pare ne videon 16 minuteshe te ketij terroristi.

Me e keqja e se keqes se eshte duartrokitur nga ca shqiptar neper rrjete sociale, duke uruar qe te ndodhin sa me shume vrasje te tilla, te pastrohet toka nga muslimanet e felliqur dhe arabet e felliqur. Dikush duhet t'i kap dhe t'i burgos t'gjithe personat e tille qe ne menyre publike shprehin kenaqesine kur shohin vrasje te tilla.
 
E tmerrshme, sikur me qene duke loz video games! :(
 
Where the fuck is the god?

Nje keshille, ajo cka ndodh ne kete bote, mos e perzieni zotin sepse ai ska per te marre kurre pjese ne keto gjera.
 
Back
Top