Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Sulm masiv: Hakohen institucionet kryesore në Kosovë

Sulm masiv kibernetik i Serbisë në Kosovë: Hakohen të gjitha institucionet kryesore


Institucionet e Kosovës janë goditur nga një sulm i fuqishëm kibernetik që vjen nga Serbia. Sistemi i postës elektronike është hakuar në tërësi. Gazeta Express ka siguruar njoftimin që Qeveria e Kosovës i ka dërguar ambasadave kosovare për t’i njoftuar rreth këtij sulmi. Janë hakuar email-at zyrtare të shtetit, e kanë frikë se ky sulm mund të zgjerohet. Qeveria i ka njoftuar të gjithë institucionet se kanë pasur një sulm masiv që vjen prej Serbisë, Bosnjës e Maqedonisë.


“Ju njoftojmë qe sot prej orës 10:00 kemi pasur sulm kibernetikë masiv dhe i cili është duke vazhduar ende. Sulmi është shume i organizuar dhe vjen nga Serbia, Bosnja dhe Hercegovina dhe tani kur po e bëjë ketë njoftim ka filluar edhe nga Maqedonia”, thuhet në njoftimin që e ka siguruar Express prej burimeve në Qeveri.


Cak i këtij sulmi kanë qenë komunikimet e postës elektronike zyrtare të zyrtarëve të institucioneve të Kosovës, kryesisht në adresë të zyrtarëve diplomatikë. “Qëllimi i këtij sulmi duket të jetë qe të pamundësoj komunikimin zyrtar të institucioneve te Kosovës përmes postes elektronike zyrtare”, thuhet në njoftimin që Qeveria e Kosovës u ka dërguar institucioneve shtetërore.


Qeveria, siç thuhet në kumtesën e saj, ka marrë masa që të mbajë në funksion postën elektronike.
“Agjencia e Shoqërisë së Informacionit-ASHI, ka realizuar te gjitha intervenimet e nevojshme ashtu qe të mbaj funksionale shërbimin e postes elektronike zyrtare si dhe jemi në koordinim më departamentin për krim kibernetike në policinë e Kosovës”. Ndërsa, kanë frikë se ky invazion mund të zgjerohet edhe në shërbimet e tjera elektronike.


"Ky sulm kibernetik mund të zgjerohet edhe ne shërbimet tjera elektronike online si dhe në institucionet tjera, prandaj Agjencia e Shoqërisë se Informacionit-ASHI në kuadër të kapaciteteve njerëzore dhe teknike që posedon, është e angazhuar në parandalimin e pasojave të mundshme nga ky sulm." Gjithashtu, ambasadat njoftohen që komunikimet elektronike nga posta elektronike zyrtare me këto vende të cilat janë burim i këtij sulmi kibernetik janë të kufizuar pas ndërhyrjeve qe kanë bër.




A.A /Exp/
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back