Suksesi nuk është një rastësi

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Suksesi nuk është një mrekulli, as nuk është një çështje e fatit. اdo gjë ndodh nga një shkak, i mirë apo i keq, pozitiv apo negativ.

Kur ju jeni absolutisht të qartë rreth asaj që doni, ju vetëm duhet të kopjoni të tjerët që i kanë arritur përpara jush dhe ju menjëherë do të arrini përfundime të njëjta me ata.

Keni vëmendjen “Mendimi është krijues”. Mendimet tuaja janë forca krijuese kryesore në jetën tuaj. Me një fjalë, ju krijoni tërë botën nga të menduarit. Të gjithë njerëzit dhe situatat në jetën tuaj kanë vetëm kuptimin që iu jepni atyre nga mënyra se si mendoni. Dhe kur ju ndryshoni mendimin tuaj, ju ndryshoni jetën tuaj, nganjëherë në sekonda! Ju bëheni ai çka mendoni shumicën e kohës.

Ky është një zbulim i madh mbi të cilin janë bazuar të gjitha besimet, filozoftë, metafizika, shkollat e mendimit dhe teoritë e psikologjisë. Nuk është bota e jashtme që ju dikton rrethanat dhe kushtet tuaja. ثshtë bota e brendshme që krijon kushtëzimet e jetës suaj.

E gjithë lumturia dhe suksesi burojnë nga jetesa në harmoni me besim, shpresë,energji, ndërsa mungesa e lumturisë dhe dështimi burojnë nga dhunimi i këtyre në mënyrë të ndryshme.
Mendo për suksesin dhe ky është çelësi për sukses, çelësi që hapë të gjitha dyert që të qojnë tek ai. /Telegrafi/
 
Pe: Suksesi nuk është një rastësi

...absolutishte nuk eshte ceshtje e fatit,....gjithcka ndodh per nje arsye, sepse ekziston ne trurin e personit,...sukseset apo deshtimet jane produkt i trurit te personit...
....ky shkrim eshte shume i vertete....
 
Pe: Suksesi nuk është një rastësi

Shkrimtari i ketij artikulli patjeter qe do te kete lexuar librin "Sekreti"
 
Pe: Suksesi nuk është një rastësi

E gjithë lumturia dhe suksesi burojnë nga jetesa në harmoni me besim, shpresë,energji, ndërsa mungesa e lumturisë dhe dështimi burojnë nga dhunimi i këtyre në mënyrë të ndryshme.
Mendo për suksesin dhe ky është çelësi për sukses, çelësi që hapë të gjitha dyert që të qojnë tek ai. /Telegrafi/

Lidhur me kete plakat thoshin: ''Mendja e shendosh ne trup te shendosh'', por me suksesin ka te beje shume edhe fabula e Ezopit: ''Era dhe dielli''.

M'varet se per cfare suksesi behet fjale ngase te suksesi i pasurise kjo koheve te fundit eshte bere pak e dyshimte dhe nje thenje e nje milioneri me beri pershtypje: ''Mos me pyetni se si vura milionin e pare se per te tjerat jap llogari kur te doni''.
 
Pe: Suksesi nuk është një rastësi

Prej librave që janë shkruar ne stilin "si të pasurohesh ..." etj, janë
pasuruar vetëm ata që kanë shkruar librin e jo ata që kanë lexuar!

Kurse, asaj që u tha në postimin e parë, kompletohet
nëse ia shtojmë edhe fjalën punë!
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Suksesi nuk është një rastësi

shume mire e ke thene kete Nevertiti
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top