Suksesi me "Nume", i shqiptares në botën italiane të modës

Quhet Nume marka e modës e krijuar nga Rafaela Shoraj, e cila me gjithë moshën e re ka krijuar një përvojë mjaft të gjatë në fushën e modës. Vetëm 24 vjeç ajo është bërë e njohur në sfilata mode, reklama fotografike, konsulenca imazhi e kostume për shfaqje teatrale. ثshtë diplomuar në Akademinë e Luksit, ndërsa tani po përfundon fakultetin ekonomik. E lindur në vitin 1990 në Vlorë, Refiela Shoraj është transferuar në Itali me familjen kur ishte vetëm dy vjeç, Por kjo nuk e ka penguar që të mbajë të forta lidhjet me Shqipërinë dhe të luftojë në çdo çast paragjykimet. Pasioni i saj për modën, tanimë i kthyer në profesion, ka lindur që vitet e para të adoleshencës, kur Refiela, pas një aksidenti të rëndë dhe një periudhë të kaluar në komë, ka kaluar shumë vjet në pamundësi për të ecur. Por më pas ajo ka fituar kohë, duke vrapuar pas tendencave dhe të rejave të fundit, nga një seancë fotografike në një sallon makijazhi, duke u transformuar herë në një vajzë agresive rok e herë në një geishë të ëmbël. E ftuar në emisione të RAI-t, konsulente për firma të njohura të modës, krijuese dhe modele, tanimë Refiela nuk ndal ecjen e saj të vrullshme drejt suksesit.

noa.al
 
Titulli: Suksesi me "Nume", i shqiptares në botën italiane të modës

Wow... Bravo vajzes per vullnetin dhe kembenguljen. Te besh emer ne itali ne fushen e modes e cila eshte nje nga fushat me konkurrence teper te madhe dhe jetegjatesi teper te shkurte.
Kerkon jo veten talent por edhe vullnet te hekurt per te gjet inspirime te reja!

Chapo ?:respekt:
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top