Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Sukaj refuzon Inter Bakun, firmos për Kaiserslauternin

Sulmuesi i talentuar shkodran Xhevair Sukaj, autori i dy golave në fitoren 2-1 të Vllaznisë kundër Koperit në ndeshjen e parë të turit të parë të Kupës UEFA, ka refuzuar së fundi një ofertë në shumën e 500 mijë dollarëve amerikanë të bërë nga skuadra e Azerbajxhanit, Inter Baku.

Lajmin për Albania-sport e bëri të ditur në linjë telefonike nga Mali i Zi, bosi i agjencisë më të madhe të transferimeve “Vata Vizion Football Management”, Rudi Vata. “Menaxherët e këtij klubi kishin parë disa ndeshje të Sukajt dhe më paraqitën ofertën e tyre për lojtarin, por Xhevairi ndërkohë kishte zgjedhur Gjermaninë si vend të së ardhmes së tij futbollistike’, - tha Vata, i cili po merret ndërkohë transferimin Xhulian Rrudhos te Lodz në Poloni.

20-vjeçari Sukaj do të niset të dielën drejt Gjermanisë për të firmosur kontratën me Kaiserslauternin, një ekip ku më parë janë aktivizuar edhe Igli Tare e Ervin Skela.

fkvllaznia.net
Për sulmuesin e Kombëtares U-21 (5 gola në eliminatoret e këtij edicioni të Kampionatit Europian 2009), kanë qenë të interesuara klube nga Austria, Zvicra, Gjermania, Ukraiana, Azerbajxhani e Turqia, por vetë lojtari i ka besuar një emigranti shkodran, i cili banon prej disa vitesh në Gjermani dhe ka lidhje të ngushta me skuadrën e Kaiserslauternit.

Pas firmosjes së kontratës ditën e hënë, Sukaj do të rikthehet menjëherë në Shkodër për të vazhduar përgatitjet me Vllazninë për ndeshjen e kthimit kundër Koperit, takim që do të luhet në “Loro Boriçi”, më 31 korrik 2008.
 
XHevahir Sukaj refuzon Palermon,nenshkruan per Genclebirligi!

Kjo eshte e paverete nga sulmuesi shqiptar Xhevahir Sukaj,ka nenshkruar kontrate me ekipin e elites turke Genclebiligi per dy vitet e ardheshme.
Merret vesh nga mediat shqiptare se pak para nenshkrimet kane nderyhyre edhe drejtuesit e Paleroms nga SERIE A,per te siguruar sherbimet e shqiptarit,gje qe ka bere qe firmosja e kontrates te shtyhet deri ne darke vone.Por,megjithate Sukaj ka vendosur dhe ka hedhur firmen per ekipin turk.
Suksese te medha Sukaj-t ne edicionin e radhes!
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back