Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Suedia dhe presidenca e radhës së BE-së

Suedia dhe presidenca e radhës së BE-së
Marrë nga: Deutsche Welle

Më 01. 06. 09. Suedia merr nga اekia kryesimin e radhës së presidencës së BE-së. Vendi i vogël në veri të Evropës njihet si shumë i rezervuar ndaj Bashkimit Evropian.

Kur kryeministri Reinfeld më 1 korrik të ketë marrë përsipër kryesimin e radhës së presidencës së BE-së, atëherë punën e tij do ta përqëndrojë para së gjithash në politikën e klimës. Nuk është çudi pasi që në fund të vitit në Kopenhagë mbahet samiti i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për çështjet e klimës. Nga ana tjetër populli i tij nuk është shumë i angazhuar në çështjet evropiane. Në zgjedhjet për Parlamentin e Evropës kanë marrë pjesë vetëm 43 përqind e elektoratit suedez.

Interesimi dhe problemet e përditshme

Cecilia Mِller punon pranë shërbimit të konsulencës. Telefoni i saj ndodhet në një zyrë të vogël në ndërtesën e parlamentit në afërsi të pjesës së vjetër të qytetit. Gruaja e re e veshur me një fustan të shkurtër veror ka vendosur kufjet dhe i pergjigjet telefonatës së parë për ditën e sotme. Një telefonues dëshiron të dijë se kur do të fillojë punën parlamenti i rizgjedhur evropian. Pyetje të tilla përbëjnë vetëm një pjesë të vogël të çështjeve për të cilat interesohen qytetarët ndërkohë që pjesa tjetër ka të bëjë me problemet e jetës së përditshme, thotë Cecilia Mِller.

"A më duhet pasaporta nëse shkoj për vizitë tek kushërira në Belgjikë. اfarë duhet të bëj konkretisht nëse dua të importojë një makinë. Pikërisht dje mori në telefon një burrë i cili ishte shpërngulur nga Gjermania në Suedi. Një kompani e telefonisë fikse këtu nuk dëshiron t'i japë numër telefoni për shkak se ai duhet të jetë banor i Suedisë për të paktën tetë muaj. Kjo m'u duk pak e çuditshme", shpjegon ajo.

Cecelia Mِller dhe 13 kolegët e saj vetëm gjatë vitit të kaluar u janë përgjigjur rreth 7000 pyetjeve. Vetëm brenda pesë muajve të parë të këtij viti ka pasur mbi 5000 kontakte me telefon dhe e-mail. Por kjo nuk ka të bëjë vetëm me presidencën e radhës së BE-së. Gjithnjë e më shumë suedezë interesohen për Bashkimin Evropian.

Qëndrimi "normal" kritik

"Nuk është ndonjë tendencë e qartë por unë e vërej që ka rënë numri i atyre që thërrasin për të propaganduar kundërshtimin e tyre ndaj Bashkimit Evropian. Shumë prej tyre kanë një qëndrim normal kritik por kjo më duket në rregull", mendon Mِller.

Referendumi popullor për antarësimin e Suedisë në Bashkimin Evropian para 15 vitesh kaloi pozitivisht me një rezultat të ngushtë. Në referendumin për monedhën e përbashkët Euro në vitin 2003 me një përparësi të vogël fituan kundërshtarët. Fakti që shumë suedezë kanë qëndrim kritik ndaj Bashkimit Evropian nuk ka të bëjë vetëm pozitën e tyre periferike në Evropë. Suedezët kanë frikë para së gjithash se zëri i tyre mund të mos dëgjohet sa duhet për shkak të popullsisë jo të madhe të vendit të tyre. Megjithatë me krizën financiare ka ndryshuar edhe qëndrimi për këtë çështje. Po ashtu edhe ekologjistët suedezë ka kohë që nuk kërkojnë më daljen e Suedisë nga aleanca, thotë Per Gharton i cili për dhjetë vjet rresht ka qenë deputet në Parlamentin e Evropës. Megjithatë ata vazhdojnë ende të kritikojnë: "Ka shumë gjëra në Bashkimin Evropian që duhet të mënjanohen: praktika e futjes së gjërave në një kallëp, tendenca e imponimit nga shtetet më të mëdha, tendenca e zgjerimit dhe shumë gjëra të tjera. Pa këto gjëra Bashkimi Evropian do të ishte shumë në rregull. Sot ngrihet dikush krijon një shtet, një federatë dhe pastaj dështon. Kjo nuk mund të bëhet në Evropë. Evropa nuk mund të bëhet si Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por një konfederatë, një bashkëpunim ndërshtetëror me disa kompetenca mbishtetërore, do të ishte zgjidhja më e mirë."

Mendimet e ndara për BE-në

Në tregun e gjelbër në qendër të Stokholmit shumica e njerëzve nuk e kanë fare mendjen tek Bashkimi Evropian. Pas stendave me fruta, perime dhe lule qëndrojnë kryesisht emigrantët, blerës janë turistët dhe banorët e kryeqytetit. Pikëpamjet për Bashkimin Evropian këtu janë të përziera.

"Bashkimi Evropian është i mirë për ne. Ai krijon mbrojtje dhe ngrohtësi nëse të gjithë njerëzit bashkëpunojnë. Shumë vende bashkarisht mund të arrijnë shumë të mira", thotë një grua.

"Nuk kam ndonjë ndjenjë të mirë. Prej se jemi në BE është rritur shkalla e papunësisë. Dhe janë shkurtuar të hollat për institucionet rinore. Kriminaliteti në radhët e të rinjëve në Suedi përbën një problem të madh", pohon të kundërtën një tjetër.

Autor: Agnes Bührig/Esat Ahmeti
Redaktoi: Bahri Cani
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back