Stuhi mbresëlënëse në Saturn (Video)

Tuana

Nada é por acaso!
f1_30-stuhia1367315190.jpg



Në shikim të parë duket si një trëndafil gjigant, i rrethuar me gjethe të gjelbra.

Në fakt kjo është një stuhi gjigante në sipërfaqen e Saturnit, e krijuar për vite të tëra.

Në fotografitë me rezolucion të lartë dhe video, shkencëtarët kanë thënë se syri i stuhisë ishte i gjerë dy mijë kilometra, pothuajse 20 herë më e gjerë sesa stuhitë që ndodhin në Tokë./kh/


To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Stuhi mbresëlënëse në Saturn (Video)

Super uragani në Saturn

saturni-uragan1.jpg
Sonda hapësinore “Cassini”, e mbërritur në orbitën e Saturnit në vitin 2004, solli imazhet e një super uragani të regjistruar në polin verior të këtij planeti.

Syri i uraganit, sipas studiuesve, është me diametër rreth 2 mijë kilometra. Fotot janë shkrepur nga “Cassini” në një distancë prej 420 mijë kilometra. Shkencëtarët thanë se erërat e uraganit shkojnë deri në 150 metër për sekondë.

Uragani është kapur në fazën e avancuar të tij dhe nuk dihet ende se kur është formuar dhe përsa kohë ky uragan do të jetë aktiv.

Mbikqyrja e polit verior të Saturnit ka qenë e pamundur deri në vitin 2004, pasi në momentin e mbërritjes së “Cassini”, ky pol ishte i mbuluar nga errësira, më saktë ishte “stina e dimrit” në planetin që i duhen 29 vite tokësore për të kryer një rrotullim të plotë rreth diellit dhe për të plotësuar ciklin “e katër stinëve”.

saturni-uragan1.jpg


Këto janë imazhet e para të shkrepura ditën nga poli verior i këtij planeti, që prej vitit 1981 kur “Voyager-2” shkrepi disa foto teksa kalonte “rastësisht” pranë Saturnit.

“Shkrepëm dy foto kur pamë fenomenin sepse ngjasonte shumë me një uragan tokësor, vetëm se përmasat e tij ishin shumë herë më të mëdha. Ai është ngritur në atmosferën e hidrogjentë të Saturnit dhe ne mendojmë se përmban sasi të vogla uji të avulluar”, thotë Andrew Ingersoll, një anëtar i ekipit të shkencëtarëve të sondës “Cassini” me bazë në Institutin e Teknologjisë në Kaliforni.

saturni-uragan2.jpg


Studiuesit mendojnë se “udhëtimi” i uraganit do të jetë drejt qendrës së polit të veriut të Saturnit, e njëjta tendencë që kanë edhe uraganet e formuara në Tokë.

Kjo është hera e dytë që “Cassini” sjell imazhe të një uragani nga Saturni. Në vitin 2006, sonda dërgoi në tokë pamjet e një uragani akoma më të madh. Por këto pamje nuk ishin shumë të qarta për shkak të errësirës në polin verior të planetit./tch
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top