Love
βeℓℓe â๓e
Në vitin 2050 do jemi të detyruar të bëhemi të gjithë vegjetarian.
Të paktën kështu thotë një studim i “Stockholm International Water Institute”, i publikuar me rastin e Javës Botërore të Ujit, i cili shpjegon se me rritjen demografike të popullsisë do të vijë humbja e rezervave hidrike.
- ”Nuk do të ketë ujë mjaftueshëm për të prodhuar ushqimin e nevojshëm për 9 miliardë personat që do të jetojnë në Tokë në vitin 2050, sidomos nëse mbahet trendi aktual”, thotë autorja e raportit, Malik Falkenmark.
Sipas autorëve zgjidhja do të jetë një dietë vegjetariane për të gjithë popullatën e planetit. Aktualisht, 20 për qind e proteinave që na nevojiten, i sigurojmë nga produkte të derivuara nga kafshët: mishi dhe produktet e qumështit.
Në vitin 2050 kjo përqindje duhet të zbresë në 5 ose dhe më pak, nëse duam të shmangim konfliktet për mungesë ushqimi.
Burimi: g.shqip