Studimi/ Je i djathtë apo i majtë? ثshtë e shkruar në tru

ida angel

:)
V.I.P
Te votuesit e djathtë është më e zhvilluar amigdala, ndërsa te të majtët dominonte cingulata
250x1.jpg

Londër, 18 prill, NOA- Dhënia e votës nuk është plotësisht e lirë. Simpatitë politike, majtas apo djathtas, liberalë apo konservatorë mund të përcaktohen nga struktura e trurit, pra ata mund të jenë të para-koduara në tru.

Kështu, një kërkim në “University College London” i udhëhequr nga Profesor Geraint Ress ka zbuluar se ka një “lidhje të fortë” midis trurit dhe opinioneve politike. Kush është i djathtë ka amigdalën– pjesa e trurit që lidhet me emocionet dhe frikën – më të theksuar; në të kundërtën të majtët kanë cingolatën anterirore -pjesa e trurit që lidhet me guximin dhe aftësinë për të parë me pozitivitet jetën – më të zhvilluar.

Ekipi i studiuesve ka përfshirë 90 studentë dhe dy anëtarë të Parlamentit Evropian. Të gjithë i janë nënshtruar analizave në tru. Analizat treguan se ka dy struktura të ndryshme të trurit, të lidhura me kahet e politikës.

Subjektet e djathtë treguan një zhvillim më të madh të amigdalës, pjesa e trurit që disiplinon emocionet dhe frikën. E kundërta u paraqit për simpatizantët e majtë. Te këta të fundit dominonte cingolata anteriore, rajoni i guximit dhe të shikuarit pozitiv të jetës.

Eksperimenti filloi pothuajse si një shaka nga një provokim i aktorit Colin Firth , i deklaruar si Liberal Demokrat, për të kuptuar nëse me të vërtetë një qenie njerëzore është e programuar në një pikë të veçantë politike, ose nëse ajo është përvojë jetësore. Të gjithë subjektet e studiuara ishin të rritur:

Ammette Ress thotë: “Ne ngelëm të gjithë shumë të befasuar kur kemi zbuluar se ka një zonë të trurit me të cilën parashikohet një pozicion politik. ثshtë shumë e habitshme, që një qëndrim politik është i koduar në strukturën e trurit tonë. Lind pyetja: Nëpërmjet përvojës, apo ka diçka në strukturën e trurit tonë që përcakton një qëndrim politik?” Në çdo rast, thotë studiuesi të dhënat e grumbulluara do të rishikohen.

Në vitet e fundit studime të shumta janë kryer mbi hipotezën që truri ynë është disi “i programuar” në favor të një apo tjetër partie politike.

Për të njëjtën linjë mendimi flet dhe një studim i fundit i kryer në Universitetin e Nju Jork-ut dhe drejtuar nga profesor David Amodio
Shkencëtarët kanë përzgjedhur një grup personash, disa simpatizantë të krahut të djathtë, të tjerë me simpati të majta. Të gjithë subjektet i janë nënshtruar një testi logjik- konjuktiv, ndërkohë që truri i tyre ishte duke u monitoruar.

Studimi ka theksuar se si subjektet me simpati të majta ishin më të prirur për të qenë aktivë dhe për këtë arsye janë më shumë në gjendje të reagojnë papritur dhe të përshtaten me ndryshimin. Kjo sepse, thonë studiuesit, cingolata ishte më aktive dhe produktive.

“Cingulata e përparme ishte më e trashë te personat që e përshkruan veten si të krahut të majtë dhe më e hollë te ata që e përshkruan veten si të krahut të djathtë.

Sipas studiuesve, ekziston diçka në lidhje me qëndrimet politike … koduar në strukturën e trurit tonë; nuk dihet nëse kjo ndodh nëpërmjet përvojës sonë apo është struktura e trurit që në një farë mënyre përcakton qëndrimet tona politike

Amodio ka përfshirë në studim një grup personash të cilët kishin deklaruar veten e tyre në anën e majtë apo të djathtë.

Për një lidhje të tillë flet dhe një studim i udhëhequr nga Ryota Kanai, University College në Londër dhe botuar në revistën shkencore “Current Biology” i cili tregoi se orientimi politik është “shkruar” në strukturën e trurit tonë.
Analizat e tyre treguan se personat që e quajnë veten liberalët kishin cingolatën më të madhe, ndërsa konservatorët kanë amigdalën më të zhvilluar.

Dhe, në bazë të njohurive që lidhen me funksionet e këtyre dy zonave të trurit, është e mundur të thuhet se liberalët janë më të aftë drejt zgjidhjes së informacioneve kontradiktore, ndërsa konservatorët kanë një aftësi më të madhe për të njohur një kërcënim, thonë studiuesit.

Duke qenë se konservatorët janë më të ndjeshëm ndaj kërcënimeve, i tremben pasigurisë dhe ankthit, ndërsa liberalët kanë tendencë të jenë më të hapur ndaj përvojave të reja.

Ekipi i Kanai ka kërkuar të zbulojë nëse këto dallime thelbësore të personalitetit mund të shpjegohen me strukturën e trurit. Dhe, në fakt, është pikërisht kjo që ato kanë zbuluar. Edhe pse është e vështirë të dihet nëse në fillim ka lindur pula apo veza, dhe vetvetiu lind pyetja: ثshtë struktura e trurit që ndikon në idetë politike apo është kjo e fundit që ndikon në tru?

Përgjigja është shtyrë për studimet e ardhshme, të cilat do të ndihmojnë për të dhënë më shumë informacion në lidhje me njerëzit që nuk e përcaktojnë veten as si të djathtë, as si të majtë, as si konservatorë, as si liberalë.

a.e./NOA
 
Pe: Studimi/ Je i djathtë apo i majtë? ثshtë e shkruar në tru

Shume i bukur informacioni kisha dicka info por jo kaq thnxx
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 10.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 20.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 10.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 30.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 20.0%
Back
Top