Studimi i ezoterizmit Perendimor.

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Jetojmë në të ashtuquajturën epokë të informacionit, ku kemi qasje në çdo lloj informacioni me majat e gishtave tanë. Kurrë më parë nuk ka qenë më e lehtë të gjejmë tema të cilat hyjnë në kategorinë e “ezoterikës”, “metafizikës”, ose okultizmit. Qindra shkrime hulumtuese mund të gjenden dhe të shkarkohen shumë lehtë në platforma të ndryshme, ku mijëra libra të lashtë janë digjitalizuar dhe janë të qasshëm në internet. Publikimi i librave për “trupin, psikikën, mendjen” lulëzon këtu e sa vite dhe nuk ka shenja ndalimi. Gjithashtu një numër i konsiderueshëm i videove të ashtuquajtura “ezoterike” në YouTube janë vetëm një klikim larg.

Mund të shohim që ka interes mjaft të madh për këto tema, por krahas interesimit, studimi i ezoterizmit është në një fazë embrionale dhe besojmë se do të marrë edhe shumë kohë përpara se të bëhet pjesë e edukimit formal. Kemi që bëjmë ne një fushë në rritje, që vetëm para pak kohësh është futur te academia.edu. Tani le të hulumtojmë disa veçori dhe kuptime të ezoterizmit.

Termi ezoterizëm e ka rrënjën te fjala ezoterik. Ezoterik vjen nga greqishtja esôterikos dhe i referohet çdo gjëje që është “brendësore” (ose e “fshehur”). Termi ezoterik për herë të parë shfaqet në gjuhën angleze në vitin 1701, në librin Historia e filozofisë nga Thomas Stanley. Emri esotericizëm, në frëngjisht ésotérisme, për here të parë u shfaq rreth 1828. Fjalët ezotericizëm, ezoterizëm dhe ezoterizëm perëndimor shpesh janë përdorur në mënyrë të ndërsjellë.

Në fushën e historisë së religjioneve dhe shpirtshmërisë, ezoterizmi futet në një kategori artificiale, ku studiuesit e kanë përdorur për rryma të ndryshme, lëvizje dhe ide, që njiheshin me emra të tjerë e që janë zhvilluar në mesin e shoqërive perëndimore para shekullit 18. Ndër këto rryma dhe tradita të shumta shpirtërore gjejmë Hermëtizmin, Gnosticizmin dhe Neoplatonizmin.

Në fakt, asnjëherë nuk ka ekzistuar një doktrinë apo fushë studimi në vetvete që mund të emërohej si “ezoterizëm”. Në vend të saj ekziston studimi dhe praktika e aspektit të “brendshëm” (dhe “më të thellë”) të traditave fetaro/shpirtërore”. Synimi i saj është (ose ishte) t’i drejtojë të gjithë përbërësit e psikikës njerëzore (emocional, mendor, të vullnetit) drejt një rigjenerimi dhe riharmonizimi të brendshëm. Në lashtësi, ky “trajnim” ose edukim ezoterik shërbente si bazë për të arritur nivele më të larta të realizimit shpirtëror. Këto nivele përbëheshin nga të ashtuquajturat “udhë initacionimi”. Por initacioni nuk është njëlloj me ezoterizmin. Dikush mund të jetë kërkues ezoterik ose studiues i ezoterizmit, por jo edhe initacionant.

Arsyeja se pse studimi i ezoterizmit (dhe zbatimit të tij) nuk ka arritur asnjëherë popullaritet të madh lidhet me një sërë faktorësh. Në përgjithësi, mund të themi se një dëbim dukshëm i qartë i këtyre mësimeve u bë para ardhjes së Epokës së Ndriçimit, kur në Evropë u shfaq një frymë armiqësore (kundër reformës) dhe kritikuese ndaj formave të ndryshme të mendimit perëndimor me zhvillimin e Rilindjes. Më vonë, kur Epoka e Ndriçimit mori hov, këto mësime zakonisht kategorizoheshin si “besëtytni”, “magji” ose “mësime okulte”. Për shembull termi “magji” u stigmatizua dhe u lidh me gjithçka që nuk ishte moderne (shkencore dhe racionale). Akademia moderne, e cila në atë kohë ishte në proces zhvillimi, vazhdoi t’i mohojë dhe injorojë temat që konsideroheshin “okulte”. Ky lloj paragjykimi ndaj ezoterizmit brenda akademive zgjat akoma edhe sot.



Në shekullin e 17-të dhe të 18-të, kjo situatë u balancua nga lindja dhe zhvillimi i shoqërive initacionuese të cilat i mësonin këto dije ezoterike. Më vonë, Romantizmi (që përfshinte lëvizjet filozofike si Idealizmi gjerman) dhe figurat historike si Max Weber, kontribuan në rishfaqjen e ezoterizmit dhe rimagjepsjen e botës natyrale. Në shekullin 19 u zhvilluan rryma të reja të mendimit ezoterik tashmë të njohura si okultizëm. Grupe të shquara në këtë shekull përfshinin Shoqërinë Teozofike dhe Urdhrin Hermetik të Agimit të Artë.

Studimi akademik i ezoterizmit perëndimor nisi në fillim të shekullit 20 nga individë të ndryshëm të cilit vinin nga fusha e historisë së religjioneve. Në veprat e individëve si Henry Corbin, Gershom Scholem, Mircea Eliade akoma dhe Carl Gustav Jung (psikoanalist), shohim një rinisje të studimit të ezoterizmit. Gjatë kësaj periudhe, kemi institutin Warburg, një qendër e rëndësishme e studimeve ezoterike me studiues të mëdhenj si Frances Yeates. Në vitin 1965, falë profesorit Henry Corbin, universiteti i Sorbonës në Paris themeloi katedrën e parë akademike për studimin e ezoterizmit. Në vitin 1979, gjithashtu në Sorbonë, studiuesi francez Antoine Faivre zhvilloi studimin e ezoterizmit perëndimor si një fushë formale.

Duke qenë se studiuesit kanë pasur pikëpamjet e tyre individuale filozofike sa i përket kësaj fushe, mund të gjejmë përkufizime të ndryshme mbi studimin e ezoterizmit. P.sh. ata të cilët i takojnë shkollës “pereniale” të mendimit, edhe ezoterizmin e kanë parë si traditë të fshehur “Pereniale” dhe si rrjedhojë e shohin ezoterizmin perëndimor vetëm si një formë të ezoterizmit botëror që ndodhet në zemrën e të gjitha religjioneve dhe kulturave, duke pasqyruar një “Realitet” ose “Traditë Universale” ezoterike. Kjo qasje dominohet nga një paradigmë kryesisht religjioniste.

Një pikëpamje tjetër e sheh studimin e ezoterizmit si mënyrë për të “rimagjepsur” botën duke dashur të ribalancojë pikëpamjet pozitiviste, ateiste dhe tepërsisht shkencore të cilat dominojnë botën perëndimore. Studiuesit që kanë përqafuar këtë pikëpamje, kanë braktisur paradigmën religjioniste dhe kanë theksuar qasje më empirike, historike dhe diskursive.

Përfundimisht, kemi studiuesit që e shohin ezoterizmin si kategori e cila përfshin të gjithë “dijen e braktisur” të kulturës perëndimore. Një lloj koshi plehrash që përmban ato teori, mësime dhe pikëpamje që janë braktisur nga elita e komunitetit intelektual.

Nga viti 1980 (me formimin e Akademisë Hermetike) janë krijuar shumë institute dhe universitete që përqafuan studimin e ezoterizmit. Mund të përmendim universitetin e Amsterdamit, qendrën Exeter për studime ezoterike (EXESECO), Shoqeria e Amerikës veriore per studimin e ezoterizmit (ASE), dhe shoqata evropiane për studimin e ezoterizmit perëndimor. (ESSWE)

Për ta përmbyllur është e rëndësishme të theksojmë potencialin që fshihet pas studimit të ezoterizmit. Shumë nga këta individë të cilët janë përfshirë dhe angazhuar plotësisht në këtë fushë janë transformuar në zemrat dhe mendjet e tyre. Horizontet e tyre fetare dhe historike janë zgjeruar ndërsa temat qëndrore të “Kulturës Perëndimore” kanë marrë një kuptim më të thellë.


1- Në qarqet akademike të studimeve mbi religjionin, ata që studiojnë religjionet e ndryshme në kërkim të një dimensioni brendësor universal njihen si religjionistë.

2- Siç citohet nga Wouter J.Hanegraaff në Ezoterizmin perëndimor: “A Guide for the Perplexed.”

Përktheu: Agon Ajrullahu
 
Po thu qe akademiket kane fillu me na hy dej qatje ne skuta e qyshe te fshehta te strukura qosheve te trurit e zemres sone 🤗🤗
O qyqe, jam i sigurte qe kane me has ne fusha korb, korb t'zeza 😉
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top