Studimi gjenetik: Shqiptarët më autoktonë në Ballkan se grekët e serbët

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
tirane_tirana2.jpg



Një studim krahasues që mbështet tezën se shqiptarët dhe paraardhësit e tyre janë autoktonë në Ballkan, është prezantuar dje në simpoziumin “Imunologjia në erën e re gjeonomike”, organizuar nga Shërbimi Universitar i Imunologjisë, QSUT “Nënë Tereza”, Fakulteti i Mjekësisë dhe Ministria e Shëndetësisë.
Shefi i shërbimit të imunologjisë, Genc Sulçebe, ka thënë se studimi i polimorfizmit imunogjenetik në popullatat shqiptare u realizua me metodat e fundit të biologjisë molekulare, ndërsa studimi i distancave dhe hartave gjenetike u krye me metodologjitë më bashkëkohore antropologjike, si dhe me programe kompjuterike të specializuara.
“Rezultatet e studimit bënë të mundur hartimin e hartës aktuale gjenetike të popullatave që jetojnë në rajonin ballkanik, duke paraqitur me anë të “provës së ADN-së” raportet e këtyre popullatave në këtë rajon”, tha Sulçebe.
Studimi përfshiu, përveç popullatave shqiptare në Shqipëri dhe Kosovë, edhe 10 popullata të tjera ballkanike, 12 popullata europiane dhe 2 aziatike. Përfundimet e këtij studimi vënë qartë në dukje afërsinë gjenetike midis popullsive shqiptare të Shqipërisë dhe Kosovës, duke u nisur nga llogaritja e distancave gjenetike. Më pas vijnë nga këndvështrimi i distancave gjenetike popullatat maqedonase, greke, bullgare, kroate, boshnjake, serbe, italiane, rumune dhe turke, të renditura këto sipas rritjes së këtyre distancave. Popullatat e tjera europiane radhiten në distanca më të largëta gjenetike, të cilat në përgjithësi janë në përpjesëtim të drejtë me distancat gjeografike.
“Ajo që bie në sy në studimin tonë, është fakti se në rajonin ballkanik përvijohen dy grupe kryesore popullatash. Në një grup mund të futen popullatat shqiptare, maqedonase, greke dhe bullgare (distancat gjenetike në rritje nga 0.03 në 0.06), ndërsa në një grup të dytë ato kroate, boshnjake dhe serbe (distancat gjenetike nga 0.07 deri 0.08)”, ka sqaruar Genc Sulçebe. Sipas tij, popullatat italiane, rumune dhe turke, me distancë gjenetike respektivisht 0.12, 0.13 dhe 0.15, janë të vendosura më larg në lidhje me popullsinë shqiptare.
B;lajmifundit
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top