Studimi/ E kotë të bësh shkollë të lartë! Ja kush gjen punë më kollaj në Shqipëri

AnGeLiC

VIP
V.I.P
Shiko fotografinë 1791689
Të kesh mbaruar arsimin e lartë në Shqipëri nuk do të thotë të jesh i privilegjuar për të gjetur punë, në krahasim me ato që kanë mbaruar të mesmen. Ndërsa Juridiku dhe Ekonomiku mbeten zgjedhjet më të preferuara, kërkesat nga tregu nuk duket se përputhen. Krejt e kundërta ndodh me ata që kanë mbaruar të mesmen, që e kanë më të lehtë të sigurojnë të ardhura.

Të dhënat e Eurostat, që i referohen vitit 2015, tregojnë se Shqipëria është i vetmi vend në rajon, ku papunësia tek ata me arsim të lartë është më e madhe sesa tek ata me arsim të mesëm.

Sipas Eurostat, 15% e atyre që kanë mbaruar arsimin e lartë në Shqipëri janë të papunë, në paradoks me ata që kanë mbaruar arsimin e mesëm, ndër të cilët papunësia është 12%, duke treguar një lidhje të zhdrejtë mes të diplomuarve me arsim të lartë dhe kërkesave të tregut të punës.

Zhvillime krejt të kundërta janë në Europë dhe në rajon.

Në vendet e BE-së, papunësia e atyre që kanë mbaruar arsimin e lartë është vetëm 5%, ndërsa me arsimin e mesëm është 15%.

Në Bosnjë, të papunët me arsim të lartë janë më pak se ata me arsim të mesëm. Papunësia e të arsimuarve me universitet në Bosnjë është 15%, teksa në arsimin e mesëm është 27%.

Raporte të ngjashme janë edhe në vende të tjera. Në Maqedoni, 17% e atyre që kanë mbaruar universitetin janë të papunë, ndërsa në arsimin e mesëm, kjo plagë është edhe më e thellë, në rreth 30%.

Në Malin e Zi, rreth 9% e atyre që kanë mbaruar universitetin janë të papunë, ndërsa në arsim e mesëm, papunësia është 27%.

Ndërsa Serbia dhe Turqia nuk kanë shumë diferencë në përqindjet e punësimit sipas nivelit të arsimit në Shqipëri.

Në vitin 2015, vetëm dy të tretat (65.6%) të njerëzve të moshës 15-64 vjeç në BE-28 ishin të punësuar, ndërsa kjo peshë u rrit në 70.0% në mesin e njerëzve të moshës 20-64 vjeçare.shekulli
 
Ai/ajo qe eshte i afte,e gjen gjithmone nje menyre per te depertuar ne tregun e punes..me,apo pa shkolle te larte!
 
Redaktimi i fundit:
Ai/ajo qe eshte i afte,e gjen gjithmone nje menyre per te depertuar ne tregun e punes..me,apo pa shkolle te larte!

S'eshte gjithmone e vertete. :-)
 
varet cshkoll ke mbaruar dhe sa me pasion e ke ate zabat..po qe se eshte rruga jote cke studjuar gjendet celsi per te hapur dyert e mbyllura... passion,dedikim,besim dhe fokalizim ne objektivat qe duhetvte arrij studenti i sapo diplomuar.....kjo nevoitet sipas meje.. te mos kenaqet me cka por te kete gjithmone objektiva afatgjaye dhe me te larte nga ate te djeshmes... ndryshe svjen asgje me nne karton...kartoni do njeriun dhe trurin e idet e qarta
 
S'eshte gjithmone e vertete. :-)

Eshte e vertete pjeserisht.
Shkolla eshte kriter sigurisht ne cdo instuticion ku aplikon, problemi eshte drejtimi /orientimi qe ke studiuar.
Dmth ne Shqiperi te pakten deget ku ka patur gjithnje dyndje kane qene juridiku dhe gazetaria.....epo tani gjithe prokuror sdo behen....
Gjithsesi treg ka per ata qe jane te kualifikuar dhe qe shkollen e kane bere pa perdorur skemen na 5 lek e me jep diplomen!
 
Po he pra. Shkolla sjelle fukarallek.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top