Studimi: A dinë ta ndajnë bebet të mirën nga e keqja?

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Kemi lindur “tabula rasa” apo të këqij nga natyra? Peshorja e mendimeve të hershme të njeriut anon më shumë nga morali i mirë, së paku kështu thonë studimet

Paul Bloom


timthumb.php


Si dikush që merret me studimin e bebeve, shpesh më pyesin “Natyra na ka bërë të mirë apo të këqij në fillimet tona?”, përgjigjja ime është po.

Shumë prej të rriturve e kanë ndjesinë e të drejtës dhe të gabuarës. Me përjashtim të disa psikopatëve, njerëzit janë tronditur nga aktet e mizorisë, siç është përdhunimi i fëmijëve dhe aktet e mirësisë siç janë heronjtë që hidhen mbi shinat e trenit për të shpëtuar të vegjlit e të huajve.

Ekziston një nxitje universale për të ndihmuar ata që kanë nevojë për ndihmë dhe për të ndëshkuar ata që gabojnë.
Ekzistojnë përgjigje emocionale që vërtiten rreth moralit dhe zemërimit kur ne gabojmë dhe ka krenarisë kur bëjmë gjënë e duhur.
Në librin tim Just Babies, argumentoj se shumë prej kësaj është produkt i evolucionit biologjik. Njerëzit kanë lindur me një ndjenjë të fortë morali, një ndjesi të së mirës dhe të keqes që prej fillimit. Ky pretendim mund të tingëllojë i çuditshëm, por është mbështetur prej disa kërkimeve laboratorike. Bebet dhe fëmijët e vegjël mund të gjykojnë të mirën dhe të keqen në veprimet e të tjerëve. Ata duan ta shpërblejnë të mirën dhe ta ndëshkojnë të keqen. Bebet kërkojnë t`i ndihmojnë ata që janë të mërzitur. Ata janë në gjendje të ndjejnë dhembshuri, faj dhe zemërim ndaj atyre që e meritojnë.

Në një nga studimet e mia në Jejll (Yale), bërë në bashkëpunim me Karen Wynn, ne tregojnë se fëmijët mund të sillen në dy mënyra, ose të jenë ndihmues kundrejt të tjerëve ose të sillen keq me ta. Ndonëse fëmijët nuk mund të flasin, ne mund të mësojmë rreth gjykimeve dhe preferencave të tyre përmes sjelljes dhe qëllimeve që kanë. Duke parë se cilin trajtojnë mirë dhe me cilin pëlqejnë të rrinë, mirësia apo agresiviteti i fëmijëve bëhet i dukshëm.

Zbulimi i studimit tonë ishte se dhe bebet tre muajsh parapëlqenin njeriun e mirë përpara atij të keq. Po ashtu edhe fëmijët pak më të mëdhenj shpërblenin të mirën dhe ndëshkonin të keqen. Bebet gjithashtu preferonin karaktere filmash vizatimore që bënin të njëjtën gjë si ata, pra ndihmonin të mirin dhe ndëshkonin të keqin.

Ekzistenca e një morali universal është lajmi i mirë. Por ne jemi, siç e përshkruan edhe antropologu Robert Ardrey, “majmunë në rritje dhe jo engjëj të rënë”. Truri ynë është produkt i përzgjedhjes natyrore dhe kështu mund të pritet që morali ynë i lindur të ketë një kufi të caktuar.

Në fakt studimet kanë zbuluar se bebet janë tepër fanatikë, ata e ndajnë botën në grupin e tyre dhe të njerëzve të tjerë dhe favorizojnë grupin e tyre mbi çdo njeri tjetër.

Ndonëse kapaciteti i bebeve për të bërë gjykime morale zbatohet gjerësisht, kur vjen puna për mirësi dhe përkushtim, ne jemi shumë indiferent ndaj të huajve. Biologu Rikard Daukins kishte të drejtë kur shkruan në fillim të librit The Selfish Gene se duhet të kemi kujdes kur kërkojmë të ndërtojmë një shoqëri në të cilën individët bashkëpunojnë me bujari dhe altruizëm kundrejt një të mire të përbashkët, pasi natyra biologjike mund të mos na ndihmojë shumë.

Ose ndryshe siç përshkruhet në një novelë të Kingsley Amis: “Nuk është çudi përse njerëzit ishin kaq të tmerrshëm kur e nisën jetën si fëmijë”. Për fat të mirë, ne mund t`i tejkalojmë limitet e natyrës sonë biologjike. Njerëzit modern kanë nocione morale abstrakte për barazinë dhe lirinë e të gjithëve. Ne e shohim racizmin dhe seksizmin si të keq, ne e refuzojmë skllavërinë dhe gjenocidin dhe po përpiqemi t`i duam armiqtë.

Sigurisht që veprimet nuk përputhen plotësisht me principet tona morale, por këto principe në një mënyrë ose në një tjetër i japin formë botës ku jetojmë. Ekspozimi si fëmijë ndaj këtyre idealeve morale dhe ndërveprimi me njerëz që i ilustrojnë me shembuj këto ideale, është një pjesë e rëndësishme e rritjes si një person i mirë.

Përse kanë rëndësi këto zbulime? Për një gjë të vetme, këto zbulime mund të ndryshojnë mënyrën sesi prindërit mendojnë për bebet dhe fëmijët e tyre. Shumë njerëz besojnë se kemi lindur egoistë dhe jo moral, ndërsa të tjerë janë të mendimit se gjenet janë fati ynë. Të dyja këto këndvështrime janë të gabuara.

Për nga natyra jemi qenie morale, por mjedisi ku jetojmë mund të na ndryshojë ose degjenerojë ndjenjën tonë fillestare të moralit. Më në fund një kuptim i psikologjisë së moralit mund të na ndihmojë ta bëjmë botën një vend më të mirë. Nëse jeni të interesuar të pakësoni racizmin dhe fanatizmin, është thelbësore të kuptoni prirjen e lindur të favorizimit të grupit që individi bën pjesë. Nëse kërkoni të krijoni një shoqëri të drejtë, duhet të kuptoni më parë mendimin fillestar të njeriut të sapolindur mbi drejtësinë dhe barazinë. Kuptimi i natyrës njerëzore, mund të ndihmojë shumë në përmirësimin e botës dhe në rritjen e barazisë mes njerëzve.
G.shqip
 
Titulli: Studimi: A dinë ta ndajnë bebet të mirën nga e keqja?

ka dhe nga ata qe kane deshtuar ne stadin oral ose anal dhe behen te keqinj :p
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top