Studimi, 60% e shqiptarëve te dentisti vetëm kur kanë dhimbje

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
"Shqiptarët nuk kujdesen për gojën, ndërsa promocioni i shëndetit oral është shumë i mangët. Jo pak por rreth 60% e shqiptarëve shkojnë te dentisti kur kanë dhimbje".

Këtë e bëri të ditur në Konferencën Vjetore të Stomatologjisë, Dorian Hysi pedagog në Departamentin e Stomatologjisë në Fakultetin e Mjekësisë, i cili theksoi se shëndeti i gojës duhet parë me prioritet nga të gjithë. "Vihet re se shqiptarët shkojnë te dentisti vetëm kur kanë dhimbje.

Kështu, të dhënat tregojnë se rreth 50-60 % shkojnë te stomatologu vetëm kur kanë dhembje. Ndërkohë, normat janë që çdo 6 muaj të shkohet te stomatologu për një kontroll dhe pastrim edhe pa pasur dhembje, gjë e cila mungon",- pohon Hysi, duke shtuar se pjesa më e madhe e të anketuarve rezultuan që kishin qenë te stomatologu njëherë në 2 vjet që është një distancë shumë e madhe.

Në prishjen e dhëmbëve, sipas tij, ndikon edhe përdorimi i ëmbëlsirave dhe pijeve të ëmbla. "Vihet re një rritje e përdoruesve të pijeve të ëmbla, me sheqer dhe me përmbajtje acidi, sikurse pijet e gazuara si limon soda, coca-cola, etj, që kanë efekt prishës, kur përdoren në sasi të madhe",- theksoi ai, duke mos përjashtuar ndikimin negativ që ka përdorimi i tepruar i ëmbëlsirave.

Ndërsa për sa i përket përdorimit të fillit dentar, përdorimi i të cilit është shumë i rëndësishëm sepse parandalon prishjen midis dy dhëmbëve është 2 %, pra shumë shumë e ulët.


Shekulli
 
drhet kjo gje se kemi ne kulture mirembajtjen e gojes dhe eshte per te ardhur keq :(
 
Ne kete 60% bej pjese edhe une lool. Ka 4 dite qe kam nxjerre nje dhemballe, gjume rahat nuk po mund t'bej, kam dhimbje akoma, mishi i dhembeve me dhemb :(
 
Kujdesem shume per higjenen e gojes dhe larjen e dhembeve.
Personalisht nje here ne 6 muaj bej kontroll te dentisti, pavaresisht dhembeve, nese i kam apo jo te prishur...thjesht bej kontroll.
 
Se di ne duhet ti fajesojme per kete je apo jo. Dentisti kerkon para cdo here qe shkon per te kontrolluar dhembet, per ti pastruar e per ti mjekuar. Te mos flasim pastaj fare per trajtime ortodontike.
 
Ohu une kam gjetur metoden me te mire per dhembet nje filispanje (fije me perberje kaucuku perdoret me gjere per krijimin e rrjetave te peshkimit dhe per grepat per te kapur peshq) e lidh dhe tek dera dhe opa dhembi ka dale :D
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top