Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Studim mbi përvojat e prag-vdekjes

Doktorë nga 25 spitale britanike dhe amerikane do të studiojnë 1500 të mbijetuar për të kuptuar nëse njerëzve të cilët nuk u punon zemra ose truri (në një moment të caktuar) mund të kenë përvoja “jashtë trupit”.

Disa persona thonë se shikojnë një tunel apo një dritë të shndritshme, të tjerë shprehen se e shikojnë stafin mjekësor nga tavani. Studimi, i cili do të zgjasë për tre vjet dhe do të bashkërendohet nga Universiteti i Sauthemptonit, do të përfshijë edhe vendosjen në dhoma të imazheve që mund të shihen vetëm nga sipër.

Për të testuar këtë, kërkuesit kanë realizuar sektorë të veçantë në reanimacion. Këta sektorë kanë në to figura të cilat mund të shihen vetëm nga tavani.
Dr. Sem Parnia, që po kryeson studimin, u shpreh: “Nëse mund të provohet se përgjegjshmëria vazhdon edhe pasi truri nuk punon më, do të vërtetojmë se ndërgjegjja është e ndarë.

Jemi të vetëdijshëm se do të kemi shumë raste kur kjo do të ndodhë, por duhet të jemi të hapur për t’i pranuar ato. Dhe, nëse askush nuk i sheh ato piktura, atëherë do të arrijmë të provojmë se këto përvoja janë iluzione ose kujtime jo të vërteta. Ky është një mister të cilin tashmë e kemi përfshirë në një studim shkencor.

Dr. Parnia punon si një terapist intensiv dhe detyrat e tij të përditshme e çuan të mendonte se shkenca nuk ka gërmuar në çështjen e përvojave të personave që kanë qenë në prag të vdekjes. Ai u shpreh: “Në kundërshtim me mendimin e përgjithshëm, vdekja nuk është një moment i veçantë. ثshtë një proces që nis kur zemra ndalon së rrahuri, mushkëritë pushojnë dhe truri nuk funksionon më, i cili në gjuhën mjekësore cilësohet si arrest kardiak. Gjatë arrestit kardiak këto tre kritere janë të pranishme.

Më pas vijon një periudhë kohe, e cila mund të zgjasë nga pak sekonda në një orë a më shumë në të cilën ndihma emergjente mjekësore mund të realizojë me sukses futjen në punë të zemrës dhe ta kthejë mbrapsht procesin e vdekjes.

Ajo që ndiejnë njerëzit gjatë periudhës së arrestit kardiak siguron një dritare unike të të kuptuarit se çfarë provojmë të gjithë gjatë procesit të vdekjes”. Dr.Parnia dhe kolegët e tij do të analizojnë aktivitetin e trurit të 1500 të mbijetuarve pas një arresti kardiak dhe do të shohin nëse ata mund të risjellin ndërmend imazhet e pikturave. Spitale që përfshihen në studim janë edhe Adenbruks në Kembrixh, Spitali Universitar në Birmingam dhe Morriston në Svansi, si dhe nëntë spitale në SHBA.


r.spekter
 
Shume kurioz jam te degjoj per rezultatet e ketij eksperimenti. Nese truri vdes, atehere ai nuk mund te prodhoje me imazhe, apo edhe me keq ti rikujtoje ato.

Mendoj qe ajo qe njerezit qe jane ne prag te vdekjes shohin, jane perpjekjet e fundit te trurit qe eshte ne shuarje.

Megjithate do isha gati per cdo rezultat. :)
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back