Studim i ri për shtimin në peshë

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Studim i ri për shtimin në peshë

Shiko fotografinë 1792035


Me kalimin e moshës njerëzit shtojnë në peshë por, sipas shkencëtarëve, s’është faji i tyre. Ata kanë zbuluar mekanizmin biologjik, i cili bën që beli të zgjerohet gjatë moshës mesatare.

Endokrinologu Jay Chung thotë se mes moshës 20 dhe 50 vjeçare, njerëzit shtojnë mesatarisht 13 kilogramë, në mos më tepër.

Chung nga laboratori i kërkimeve mbi obezitetin dhe moshën në Institutin e Zemrës, Mushkërive dhe Gjakut në Washington, DC, ishte në krye të një grupi shkencëtarësh që zbuluan rolin që luan në shtimin në peshë enzima e quajtur DNA-PK, e cila është shumë e përhapur në moshën mesatare. Chung tha se kjo enzimë bëhet më aktive me kalimin e moshës. “ثshtë si të duash të shtosh shpejtësinë me këmbën te frenat”, - thotë Chung. “Enzima nuk lejon që dhjami në pjesën e belit të digjet nga indet që kërkojnë më shumë energji, siç janë ato të muskujve skeletorë”.

Studjuesi Chung shpjegon se kur është hiperaktive, enzima DNA-PK bën që njeriu të humbasë dalëngadalë një element të rëndësishëm brenda qelizave, mitokondrinën, e cila vepron si një serrë që furnizon trupin me energji, duke djegur në të njëjtën kohë dhjamin.


Në një artikull të publikuar në gazetën Metabolizmi i Qelizave, Chung dhe kolegët e tij përshkruajnë rolin që luan enzima DNA-PK tek shtimi në peshë për personat e moshës mbi mesatare. Shkencëtarët thanë se po kërkojnë për një element që ka aftësinë ta bllokojë këtë enzimë te minjtë. Pasi zbuluan mekanizmin biologjik te majmunët në moshë mesatare, studjuesit u dhanë minjve të rritur ushqime të pasura me yndyrna. Pastaj, gjysmës së tyre u injektuan substancën që bllokon enzimën DNA-PK.

Chung vuri re se kafshët që morën trajtim nuk shtuan në peshë aq shumë sa brejtësit që nuk morën, pra, “të parët shtuan rreth 40 përqind më pak peshë e përveç kësaj, ishin të mbrojtur nga diabeti i tipit 2. Minjtë e kuruar kishin gjithashtu rezistencë fizike për një kohë më të gjatë se ata që nuk morën bllokuesin e enzimës DNA-PK.”

Në lidhje me pakësimin e rrezikut për t’u prekur nga diabeti i tipit 2, studjuesi Chung thotë se bllokuesi i enzimës DNA-PK ul ndjeshëm rastet e sëmundjeve të zemrës dhe problemeve të tjera tipike për të rriturit. Zbulimi mund t’i japë zgjidhje atij që Chung e quan paradoksi i moshës së mesme. Me kalimin e kohës, njerëzit shtojnë shumë në peshë, ndonëse hanë më pak, duke u fajësuar pa të drejtë.

“Shoqëria ia hedh fajin për shtimin në peshë në moshën mesatare mungesës së ushtrimeve, mënyrës së të ushqyerit dhe mungesës së forcës së vullnetit apo disiplinës. Por studimi tregon se përgjegjës për shtimin në peshë gjatë moshës mesatare është një program gjenetik” - thotë Chung. Ai shtoi se bllokuesi i enzimës DNA-PK nuk jep efekt te të rinjtë obezë, sepse këta të fundit kanë një dietë të varfër ushqimore dhe nuk vuajnë nga dëmtimi i mitokondrinës.

Sipas Chung, përpara se bllokuesi i enzimës DNA-PK të provohet te njerëzit, ai duhet provuar tek një numër më i madh kafshësh dhe më pas do të duhen edhe shumë vite të tjera, para se ilaçi të miratohet. /Za/
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top