Një student kinez thotë se ka përdorur rreth 500 celularë gjatë nëntë viteve të fundit. Zhang Yi, 24-vjeçar nga Universiteti “Nanjing” në qytetin Nanjing, thotë se është i dhënë pas telefonave celularë dhe i pëlqen të mësojë funksionet e modeleve të fundit. Ai punon si konsulent celularësh për miqtë e tij studentë. “Celularin e parë e kam marrë në vitin 1998, si dhuratë nga babai im. U ndjeva i përmbushur kur i mësova të gjitha funksionet. Që nga ajo ditë, celulari ka qenë si një lodër për mua. Gjithmonë dua të kem më të fundit që t’i mësoj funksionet e reja”. ثshtë e rrallë për të ta mbajë një celular më shumë se një muaj. Më pas e shet dhe blen më të riun në shitje.
Tirana Observer

Tirana Observer
