Studentët “shtrojnë vizën” me miell te Kryeministria: JO DIALOG! (FOTO)

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Studentët “shtrojnë vizën” me miell te Kryeministria: JO DIALOG! (FOTO)

student-kry1.jpg

Në Universitetin Bujqësor të Tiranës është duke u zhvilluar një diskutim mes kryeministrit Edi Rama dhe disa studentëve, por në krahun tjetër rrugët e Tiranës janë të paralizuara nga përshkallëzimi i protestës studentore.

Mijëra të rinj nga të gjitha fakultetet kanë vërshuar në rrugë duke lëshuar thirrje kundër Ligjit të Arsimit të Lartë dhe duke kërkuar plotësimin e 8 kërkesave që i cilësojnë të panegociueshme.

E njëjta situatë paraqitet edhe te Kryeministria, ku studentët kanë bllokuar bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe kanë gjuajtur me vezë në drejtim të zyrës së Edi Ramës.

Studentët e grumbulluar para Kryeministrisë kanë përsëritur qëndrimin e tyre kundër dialogut me shefin e qeverisë dhe madje me miell që simbolizon “kokainën” kanë shkruar në bulevard me shkronja të mëdha thirrjen “JO DIALOG”.

Ndërkohë ka pasur edhe një debat mes vetë studentëve për ngritjen ose jo të një shtabi për të koordinuar lëvizjen e tyre.

Një student me megafon është shprehur se sot do të krijohet “Shtabi i Studentëve” i cili do të zgjidhet prej tyre, duke gjetur një përfaqësues nga çdo universitet, për të organizuar dhe koordinuar më së miri protestën, duke mos lejuar që të përfshihet politika.

Por një tjetër student, është shprehur se nuk është dakord, pasi edhe këto dy javë që ata kanë dalë në protestë nuk ka pasur një shtab dhe të gjithë bashkë ia kanë dalë që të koordinohen mjaft mirë dhe të mbushin sheshin plot.

(gazeta-Shqip.com)
 
Meme, vargje kundër sistemit dhe bllokime kryqëzimesh në Tiranë (FOTO)

Kryeministri Edi Rama u “ankua” para disa studentëve të UBT-së se protesta e tyre e ka detyruar atë që të merret edhe me Instagramin, por në krahun tjetër mijëra studentë kanë zgjedhur të dalin sërish në rrugë për të vijuar protestën e tyre, duke ju përgjigjur shefit të qeverisë me “Meme”.

“Më shkruante dje një zonjë: “Ore, ça dialogu kërkon nga ata? Kam dy vite që kërkoj të dialogojë me dy që kam në shtëpi dhe ata nuk përgjigjen. Rrinë tërë ditën në telefon dhe qeshin me vete”. Mua të shkretin më keni bërë Instagramist duke dialoguar me shenja aty ku rrini ju”, tha Rama.

Por në fakultete studentët janë bashkuar dhe sërish kanë marshuar duke mbajtur në duar pankarta ironizuese kundër kryeministrit dhe ligjit të arsimit të lartë, ndërkohë që ecjen drejt Kryeministrisë e kanë shoqëruar me thirrje për plotësimin e 8 kërkesave që kanë parashtruar ndaj qeverisë.

protesta-bllokimi-kryqezimeve-433x300.jpg
 
Tashi ca duhet me komentu ketu??
Keta sduan, ai sdo pa dialog....ne shohim kush do fitoj!

Nderkohe une shkoj ne shpi me 3 ore vonese....ju plas juve pse shkoj une aq vone? jo!
As mua sme plas per asnjeri!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top