Stresi kronik ndikon ne rritjen e sterilitetit ne cift

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Stresi kronik ndikon ne rritjen e sterilitetit ne cift


Stresi kronik ndikon në shfaqjen e problemeve të sterilitetit te meshkujt. Hormonet që çlirohen, ndikojnë në spermatogenezë dhe për pasojë në aftësinë fekonduese të një mashkulli. Specialistët shpjegojnë se si mbi ç’bazë është i ndërtuar sistemi i riprodhimit, si ndikon konkretisht stresi mbi këtë sistem dhe çfarë mund të bëhet në këto raste. Të gjitha këto pyetje mjeklët i sqarojnë duke shpjeguar procesin e riprodhimit dhe më pas ndikimin e stresit kronik. Kështu, riprodhimi te meshkujt është i varur nga një sistem hormonal, që është specifik vetëm për sistemin e riprodhimit. Në pjesën e sukorteksit mund të prodhohet një sërë hormonesh ku më i rëndësishmi për riprodhimin është gonotropina ose hormonet çliruese të gonotropinës, të cilat ngacmojnë hormonet folikulostimuluese dhe lutinizuese të hipofizës (gjendër e cila prodhon disa hormone dhe ndodhet brenda në tru). Lutemizuesi dhe folikujt ndikojnë në qelizat Leidik për prodhimin e testosteronit si dhe influencojnë tubat seminifer. Tubat seminifer dhe qelizat Leidik ndodhen në teste. Pikërisht çrregullimi i këtij mekanizmi sjell pasoja për dëmtimin e spermatogenezës. Pra, uljen e nivelit, lëvizshmërinë ose formën të spermatozoideve, duke u bërë kështu problem për aftësinë fekondeuse të mashkullit. Ky mekanizëm vepron dhe te femrat për të mbajtur një cikël të rregullt të zhvillimit të vezës.
Ndikimi i stresit
Stresi është një faktor që ndikon në shfaqjen e problemeve të sterilitetit te një mashkull. Gjatë praktikës së përditshme është parë se nuk janë të pakta rastet që kur çiftet nuk arrijnë të kenë një fëmijë, t’i nënshtrohen një gjendjeje stresante dhe ta shndërrojnë në një problem psikologjik. اifti është i stresuar, i preokupuar dhe është parë se kjo gjendje për fat të keq influencon në sistemin hormonal, duke penguar apo frenuar spermatogenezën ose ovulogjenzenës. Përveç kësaj, sigurisht stresi i përditshëm, puna stresante etj., është parë se veprojnë dhe në drejtimin e infertilitetit, sepse stresi ndikon në prodhimin e adrenalinës, e cila vepron në sistemin hormonal.
Steriliteti te meshkujt
Vitet e fundit vihet re një shtim i rasteve, pavarësisht se nuk ka statistika të mirëfillta. Gjithsesi është parë se nëse më parë konsiderohej se infertiliteti ishte një problem që kapte 10% të çifteve, ky problem është rritur në 15-20%. Ka disa faktorë që kanë ndikuar në shtimin e këtij problemi. Të tillë janë aktiviteti i hershëm seksual, shtimi i rasteve të aborteve, sëmundjet seksualisht të transmetueshme, mënyra e jetesës, stresi etj. Pra, janë një sërë faktorësh që kanë ndikuar në shtimin e këtij problemi. Si trajtohet steriliteti te meshkujt?
Trajtimi i meshkujve infertil bëhet duke përcaktuar në radhë të parë shkakun. Vetëm duke përcaktuar një diagnozë të qartë, mund të bëhet trajtimi si duhet i sëmundjes. Përsa i përket mjekimit, ai konsiston kryesisht në atë hormonal dhe bazohet në dhënien e gonotropinës. Stimulimi i spermatozoideve bëhet në bazë të shkallës së spermatogenezës apo aftësive fekonduese që shfaqin në spermogramë. Sigurisht, çiftet që kanë probleme të tilla, e kanë të nevojshëm dhe një trajtim psikologjik.
Në pamundësi për të arritur sukses me metodën stimuluese hormonale, mund të përdoret fertilizimi in vitro.
Analiza
Një nga analizat që bëhet për përcaktimin e aftësisë fekonduese që ka një mashkull është spermograma. Kjo është unifikuar në vitin 1982. Para kësaj date, vende të ndryshme merrnin për bazë kritere të ndryshme. OBSH në këtë vit, mori për bazë një studim që ishte shtrirë në 5 qendra, i cili kishte një përhapje gjeografike të gjerë dhe merrte nën shqyrtim raca të ndryshme. Në bazë të atij studimi u vendosën dhe kriteret se kur një mashkull ka probleme me sterilitetin. Kriteret janë orientuese, të tilla që bazohen në: volumin që duhet të jetë 2-4 ml, numrin e spermatozoideve që duhet të jetë 10 milionë dhe më shumë, në një mililitër, në total duhet të jenë 40 milionë dhe më shumë spermatozoid. Lëvizshmëria, e cila duhet që të jetë me lëvizje progresive te mbi 15% e spermatozoideve dhe forma duhet të jetë ovale në mbi 30 % të tyre.
Kalimi deri në depresion
Depresioni
Depresioni (latinisht depressere, depressus: i ngjeshur, shtypur poshtë) është një nocion kompleks me simptoma të shumëllojshme. Depresioni përfshin: emocionet, kognicionin, motoriken, motivacionin si dhe gjëndjen vegetative. Depresioni është gjendje sëmundjeje, gjatë të cilës vjen deri tek një mërzi e pikëlluar e lidhur me gjendje frike, shqetësim i brendshëm si dhe pengesa në të menduarit dhe në gjumë. Të menduarit është i ngadalësuar dhe sillet (fiksohet) kryesisht rreth një teme.
Zakonisht rreth temës së shikimit të çdogjëje nga ana negative, pra domethënë rreth asaj, se sa keq është, se sa e dëshprueshme është situata e tanishme, në të cilen gjindet një përson, dhe sa e pashpresë është ardhmëria. Shumë persona depresivë kanë ndjenjë faji dhe mendime, ide të mëkatimit, të cilat mund të ngrihen deri në gjendje delusive. Personat depresivë kanë pagjumsi të theksuar, ngaj pengesat në gjumë në njërën anë shprehen në vështirësi për të fjetur, në një sjellje të penguar të fjetjes pa ndërprerje me zgjuarje të përsëritur dhe në anën tjetër me zgjuarje të hershme. Për këtë arsye gjumi përjetohet si i pamjaftueshëm dhe shumë sipërfaqësor dhe në mëngjes nuk sjell freskim e as çlodhje. Madje mëngjesi është shpesh koha më e keqe për pacientët depresivë, pasi në mëngjes ata ndihen veçanërisht shumë keq. Gjatë drekës gjendja mund të përmirësohet dhe në mbrëmje të jetë relativisht e durueshme. Kjo ndjenjë veçanërisht e mjerueshme në mëngjes pas zgjimit psikologët e quajnë “ulje e mëngjesit.” G albania
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top