Stomaku i fryrë i rrezikshëm për shëndetin

Kresha

A pretty face can never trick me
Stomaku i fryrë, si te meshkujt, po ashtu edhe te femrat, e dyfishon rrezikun për të prekur nga sëmundjet e zemrës apo sulmi në tru, theksojnë shkencëtarët.

Shkencëtarët amerikanë, duke e hulumtuar një grup prej pothuajse 16 000 pacientëve me sëmundje të zemrës, kanë zbuluar se yndyra rreth stomakut mund të jetë e rrezikshme sikur një pako cigare brenda ditës, apo sikur niveli i lartë i kolesterolit.

Sipas shkencëtarëve, problemet me zemër dhe me arteret nuk janë të ndërlidhura vetëm me sasinë e yndyrës, por edhe me vendin ku gjendet ajo yndyrë. Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se gratë, të cilat e kanë figurën e mollës, pra yndyrë rreth belit, u janë më të ekspozuara rrezikut nga sëmundjet në krahasim me ato në figurë të dardhës, pra yndyra e të cilave grumbullohet në ije.

Shkencëtarët nga klinika “Maio” në Minesota, duke i analizuar mostrat e 15 923 të sëmurëve me sëmundje të zemrës, kanë ardhur në përfundim se rreziku nga vdekja te pacientët me yndyrë më të theksuar rreth belit është dy herë më i lartë.

Dr. Francisko Lopez-Himenez shpjegon se yndyra rreth belit në mënyrë metabolike është më aktive.

Sipas saj, “në këtë mënyrë formohet më shumë kolesterol, ndërsa shtypja e gjakut dhe sheqeri në gjak janë në shkallë më të lartë”.

“Mirëpo, njerëzit te të cilët yndyrat u grumbullohen në pjesë të tjera të trupit, sidomos në këmbë, nuk janë të rrezikuar”, thekson Lopez-Himenez. Rezultatet e hulumtimit ishin botuar në revistën “Journal of American College of Cardiology”// keshilla
 
Pe: Stomaku i fryrë i rrezikshëm për shëndetin


Ju faleminderit për postimin e lartsjellur!

Megjithatë duhet ti ruajme rregullat e barkut: një pjesë për ujë, një pjesë për bukë dhe një pjesë për ajër. Pastaj nuk fryhet stomaku...

 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top