Stolat inteligjentë në Vlorë/ Bashkia reagon e revoltuar, ja një foto pikante

200-1-678x381.png

25 milionë lekë, ka kushtuar një stol i vendosur në Lungomaren e Vlorës. Stola këto inteligjentë, ata kanë karikues për telefona dhe internet falas.
Por, kritikat në rrjete sociale kanë qenë mjaft të ashpra ndaj bashkisë, kjo për shkak të kostove të larta të tyre.
Përmes një deklarate për media, Bashkia Vlorë, ka reaguar duke thënë se këto stola do të monitorohen gjatë gjithë kohës, duke mos u dëmtuar nga askush.
“Nisur nga disa lajme të pasakta të përhapura në rrjetet sociale dhe disa media, Bashkia Vlorë dëshiron të sqarojë si më poshtë:
Projekti i iniciuar nga Bashkia Vlore quhet “Sistemi Multifunksional “Smart City” dhe ka nje vlere prej 52.891.000 lekësh. Ky projekt përmban një sistem multifunksional teknologjik që do të mundësojë një rrjet komunikimi të shpejtësisë së lartë i bazuar mbi fiber optike ne qytetin e Vlores , shërbim ëi‐fi free ne te gjithe zonen e Lungomares, stola interaktive per banoret dhe turistet e shume sherbime te tjera.
Per me teper ky sisten permban vendosjen e kamerave te sigurise pergjate te gjithe Lungomares, kryqezimet kryesore te qytetit dhe disa nga zonat me problematike. Kamerat e sigurise sherbejne per rritjen e sigurise ne qytetin tone per banoret, por edhe turistet e shume qe deshirojne te vizitojne Vloren.
201-2-300x219.png

Projekti ne fjale e kthen Vloren ne nje nga qytetet me te sigurte ne Shqiperi.
Ne kete projekt perfshihen mbi 8 km fibër optike, kamera outdoor per monitorim me rreze te gjate, stola inteligjentë, pajisje ëireless, pajsije monitorimi ne godinën e Bashkisë dhe ne sallën e Policisë Bashkiake, pajisje kompjuterike, dhe një seri e gjithë me pajisje elektronike per funksionimin e plote te këtij sistemi. Stolat qe permendin individe te caktuar zene me pak se 5% te vleres se ketij projekti.
Policia Bashkiake do te mbikeqyre keto kamera 24 ore per te garantuar siguri maksimale per banoret dhe turistet.
Me gjithe sulmet dashakeqe nga individe te caktuar, Bashkia eshte e vendosur ta shnderroje Vloren ne qytetin me te sigurt te Shqiperise dhe nderkohe ta shnderroje ne qytetin me teknologjik ne Shqiperi me akses ne internet falas.”,-thuhet në reagimin e Bashkisë.
Por, të moshuarit e ato që kalojnë nga Lungomarja, nuk e kanë idenë se për inteligjencën e këtyre stolave, ata mjaftojnë të ulen e të pushojnë aty.
“Ja dhe stoli inteligjent 25 milionësh. Ka një keqkuptim brezash kjo punë. Mua që më duhej wireless mbeta në këmbë”, shkruan gazetarja Eglantina Nikollaj në statusin e saj, në rrjetet sociale, teksa publikon foton e mëposhtme./ I.M-Drtare.net
 
bravo komunes se vl...
 
Keq per stola ineligjent jane kane,se tjerat i kane mbaruar,eh pike e zeze.
 
Më kujtojnë ca stola prej guri që janë këtu, ku ngrohin njerëzit prapanicën.
Fillimisht nuk e dija. Shikoja ca që rrinin ulur në këta stola në dimër, kur bënte shumë ftohtë, e më bëri përshtypje.
Dikush më tha që këta stola ishin me ngrohje, prandaj uleshin njerëzit aty në dimër...
 
nuk u nevojiten stolat e zgjuar, por ndertesa te zgjuara, nderto e nderto pa plan.

perse pa plan..
eshte nne e re e bukur nje mundesi me shume per qytetaret e vl e me pas per pushuesit.. eshte nje perqafim i teknollogjise nje favorizem i dgene te rinjeve nje vend i qete me nje mundesi me shume....
nuk kuptoj perse mos te jete i mirepritur ky investim...
 
Keq per stola ineligjent jane kane,se tjerat i kane mbaruar,eh pike e zeze.

ne kur bejme dicka e bejme te madhe gjithmone skemi vija te mesme ;)
por gjithcka qe behet e eshte ne funksion te popullit mirese te vije :)
 
ne kur bejme dicka e bejme te madhe gjithmone skemi vija te mesme ;)
por gjithcka qe behet e eshte ne funksion te popullit mirese te vije :)

O Jana,shiko duke menduar se cfare ndodh neper brigjet e Vlores hahahahahah,sja kane bere dhe keq,monitorojne me kollaj.
Normale qe teknollogjia eshte e mire dhe duhet,por kur pemes i mungojne te pothuajse te gjitha gjethet, ske pse i vendos lule artificiale,pak shume krahsimi per mendimin tim.
 
O Jana,shiko duke menduar se cfare ndodh neper brigjet e Vlores hahahahahah,sja kane bere dhe keq,monitorojne me kollaj.
Normale qe teknollogjia eshte e mire dhe duhet,por kur pemes i mungojne te pothuajse te gjitha gjethet, ske pse i vendos lule artificiale,pak shume krahsimi per mendimin tim.

ne jemi populli i vetem ne bote qe ngjyrosim token me boj jeshile qe te na shoh bota te gjelber :p po edhe pallatet cop cop me tela capricoz te kohes xhaxhit por ne kuti shahu dhe shigjeta e fantazi moderne.. vend ku vem ibrikun per cezme nrml ujit si dihet ne i eshte bere mdonjeher analizat ne jan ok... populli qe do vem autobuz elektrik pa patur (mos gaboj) akoma vend ku mund te karikohen dhe shtylla per nje klientel qe do te marre shembull nga minostria e autotrasportit apo mjedisit.. jemi kryeqytet ku copezat e pakta te gjelberimot i kemi ber beton apo pllaka per veranda lokali (flas ne brendesi te lagjeve per aq sa shoh une ndryshimet)mos te kemi kosto per lulishtesh ... ne "vuajm pak nga megalomania (μεγαλομανία) " ... keshtu qe kur bejme dicka e bejme alla grande!!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Sonte.

    Votat: 2 7.7%
  • 2-Më vjen të flas për ty

    Votat: 3 11.5%
  • 3-Eshte apo...!?

    Votat: 6 23.1%
  • 4-Mbete thjeshtë nje formë

    Votat: 2 7.7%
  • 5-Per ty

    Votat: 4 15.4%
  • 6-Femra

    Votat: 3 11.5%
  • 7-Magjishëm

    Votat: 2 7.7%
  • 8-Loren

    Votat: 4 15.4%
Back
Top