Stjuardesa qe ra nga 10.000 metra dhe mbijetoi

ida angel

:)
V.I.P
E dini që edhe femrat kanë “Chuck Norris”-in e tyre? Quhet Vesna Vulovic dhe është stjuardesa, që i mbijetoi një rënieje prej 10.160 metrash. Sipas historisë së treguar nga Indipendent, kjo femër bëri botën të flitej shumë rreth 40 vjet më parë. Ishte saktësisht 26 janari i vitit 1972, kur aeroplani JU 367 i “Yugoslav Airlines”, i nisur nga Kopenhagen dhe i drejtuar në Zagreb, ra në pyjet e Srbskل Kamenice të اekosllovakisë. Vdiqën 23 pasagjerë dhe 4 anëtarë të ekuipazhit. Vuloviçi ishte e vetmja e mbijetuar, e gjetur në vendin e aksidentit.
vg.jpg
Pas një hetimi u mendua se incidenti u shkaktua nga një bombë e vendosur në avion nga anëtarët e një organizate kroate separatiste. Mirëpo dy gazetarë arritën të siguronin dokumente të autoriteteve çeke në lidhje me incidentin. Si përfundim u zbulua se avioni duhet të bënte një ulje emergjence dhe në atë pikë aviacioni çekosllovak e mori për një mjet armik, duke e sulmuar me një “MIG” në 800 metra lartësi.

Gjithsesi, Vuloviç hyri në rekordet “Guiness” për rënien më të lartë pa parashut: 10.160 metra ishte lartësia ku fluturonte avioni në momentin e shpërthimit. Vetë ajo, sot 62 vjeçe, nuk mban mend asgjë nga ajo që ndodhi, vetëm se u desh të përballej me një dëm cerebral, një paralizë të këmbëve dhe thyerjen e tre vertebrave: “Nuk di asgjë. Kujtoj vetëm që u zgjova në spital dhe i kërkova doktorit një cigare – rrëfen tani ajo -. Gjithsesi, sa herë që mendoj për atë incident ndihem në fajt që isha e vetmja e mbijetuar. S’di çtë them kur dëgjoj të tjerët të më thonë se isha me fat… Ndoshta do të kishte qenë më mirë të vdisja edhe unë”. Tashmë ajo, që falë dy operacioneve arriti të rifitojë përdorimin e këmbëve, është bërë një heroinë jugosllave, aq sa ka tentuar edhe karrierën politike.

shqiperiaime
 
Titulli: Stjuardesa qe ra nga 10.000 metra dhe mbijetoi

Eh jete gjaten ta hedhesh edhe 100,000 jeton prape ......ose ka bere deal me shejtanin nuk e ka pase fut ne shishe kjo LOLLOL
 
Titulli: Stjuardesa qe ra nga 10.000 metra dhe mbijetoi

Kjo eshte mrekulli
 
Back
Top