Stërvitje në Krime, Rusia tregon forcën ushtarake pranë Ukrainës

Xhelozi

Staf në FV.AL
S/M
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Rusia tregon forcën ushtarake në kufirin jugor me Ukrainën. Trupat ruse filluan një stërvitje të madhe ushtarake nën mbikëqyrjen personale të ministrit të mbrojtjes, Sergei Shoigu.

Kjo ka nxitur shqetësim të lartë në Kiev dhe në perëndim. Ministri Shoigu fluturoi me një helikopter sipër zonës ku trupat dhe pajisjet ushtarake ishin vendosur. Ai gjithashtu kontrolloi gadishmërinë e forcave tokësore dhe detare.

Agjencia e lajmeve Interfax raportoi se në stërvitje përfshihen mbi 10 mijë ushtarë dhe 40 luftanije. Në Moskë, Kremlini konfirmoi se presidenti Vladimir Putin është në dijeni të ftesës së homologut ukrainas, Volodymyr Zelenskiy për të diskutuar për krizën në zonën e konfliktit.

Megjithatë nuk bëri të ditur nëse do e pranojë atë. Përqëndrimi i ushtarëve në Krime, të cilën Rusia e aneksoi nga Ukraina në vitin 2014, është pjesë e një zhvendosje më të madhe të trupave ruse. Një diplomat i Bashkimit Europian tha se Kremlini ka zhvendosur mbi 100 mijë ushtarë pranë kufirit me Ukrainën.

Ndërsa qeveria e Kievit i bëri thirrje aleatëve perëndimor që të ndëshkojnë Rusinë me sanksionetë reja në mënyrë që të tërheqë trupat.
 
Eh sikur Qeverite te hagjonin buxhetin e armatimit per sherbimin ndaj qytetarit,do ishim shume here me mire.
Shoqeria njerzore eshte e cuditshme,duhet te armatoset qe te mbrohet nga i njejti lloj.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top