Stërvitja “brutale” e fëmijëve kinezëve për Olimpiadë

Love

βeℓℓe â๓e
Stërvitja “brutale” e fëmijëve kinezëve për Olimpiadë

stervitje3.png

Fitorja e 16-vjeçares kineze që ka befasuar të gjithë botën me paraqitjet e saj të pabesueshme në sportin e notit, Ye Shiwen, hapi polemikat se ajo është ndihmuar nga dopingu.
Ye vendosi rekordin botëror në këtë disiplinë duke notuar më shpejt se kurrë më parë në jetën e saj, ndërsa në 50 metrat e fundit, notoi edhe më shpejt se fituesi i së njëjtës garë për meshkuj.
Kjo fitore e saj i futi të gjithë në dyshime, se si një vajzë mund të kalojë edhe një mashkull në garë.
Këto janë disa foto të publikuara nga mediat britanike për të mësuar si fëmijët në Kinë stërviten për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike.
Ata merren që nga familjen e tyre që në moshën 4-vjecare dhe futen në shkolla të posaçme ku mësohen si të bëhet atletët apo notarët e së ardhmes.
Fëmijet “ndëshkohen” duke bërë ushrimet më të vështira për të arritur suksese të larta.
Burimi: ballkanweb


stervitje.jpg

stervitje1.jpg

stervitje2.jpg

stervitje4.jpg
 
Titulli: Stërvitja “brutale” e fëmijëve kinezëve për Olimpiadë

Normale, cfare mund te presesh nga nje sistem i tere komunist, qe jo vetem nuk ka meshire per femijete e pambrojtur dhe te pafajshem. Pervecse kesaj, ky sistem nuk po tregon vetem menyren se si sillet me keto krijesa te brishta, por ka dhe nje fenomen tjeter qe eshte shume i perhapur ne Kine. Vrasja e foshnjave femra.
 
Titulli: Stërvitja “brutale” e fëmijëve kinezëve për Olimpiadë

Sa i urrej kinezet.........
 
Titulli: Stërvitja “brutale” e fëmijëve kinezëve për Olimpiadë

Femije qe skane me femini.
Por besoj qe te gjithe ata qe bejne sporte performance, i dedikohen aktivitetit tyre duke lene menjeane lojen ( e njejta gje ndodh e me femijet qe mesojne instrumente muzike psh).

Eshte nje kompromis qe duhet bere ne momentin qe ke nje talent.
Nuk jam dakord te jene te trajtuar kaq brutalisht, sepse vitet e feminise jane me te rendesishmet per zhvillimin e njeriut.
 
Titulli: Stërvitja “brutale” e fëmijëve kinezëve për Olimpiadë

Keta i meritojn medaljet ne olempiad . me gjith ket mund femiet e shkret sikur deshirojn me dhun i mesojn.
 
Titulli: Stërvitja “brutale” e fëmijëve kinezëve për Olimpiadë

Po jo me kot po krysojen me medaljet e arta ne Olimpad Londra 2012...ama shum ekstrem dhe te rrept jan bre iiiiii gjynahh bre amon shife ate vajzen ne foto..te ben te qashe.:(
 
Titulli: Stërvitja “brutale” e fëmijëve kinezëve për Olimpiadë

Boh pse cuditeni mer brez i marum... Ket e Kemi pas so buk me djathe per cdo mengjes ne kohen e xhaxhit lolol
 
Titulli: Stërvitja “brutale” e fëmijëve kinezëve për Olimpiadë

Nuk di pse po behet aq buje per 16 vjecaren kineze kur ne olimpiade ka edhe 15 vjecare qe kan fituar te arten. Sportet individuale done munded, djerse, perkushtim por edhe psikologjine e duhur. Jo me kot Majlinda jone e humbi nga autsajderja e olimopiades. U tregua tipe shqiptare. Deshi te beje namin dhe nencmoi kundershtaren. Ne keso raste nuk ka tjeter pos deshtim.
 
Rekordi kontrovers i kinezes 16-vjeçare

Rekordi-kontrovers-i-kinezes-16-vje%C3%A7are.jpg
Ajo është vetëm 16-vjeçare dhe ka notuar 50 metra të shtunën mbrëma, më shpejt se superylli amerikan i notit Ryan Lochte. Dhe tash kinezja Ye Shiwen gjen veten në qendër të debatit për mënyrën se si theu rekordin.
Shiwen shkatërroi rekordin e botës në not në 400 metra stil të përzier të shtunën mbrëma, duke shpërthyer në 100-metërshin e fundit dhe duke e mposhtur amerikanin Elizabeth Beisel. Shiwen përmirësoi për më tepër se një sekondë rekordin e botës që mbante australiania Stephanie Rice, ndërsa përfundoi me kohë 4:28.43 minuta. Por ishte 100 metërshi i fundit i saj – noti i saj në stil të lirë – që ka habitur të gjithë. Jo vetëm që Shiwen shkoi krah më krah me Lochten – që fitoi medaljen e artë te meshkujt në 400 metra stil të përzier të shtunën mbrëma – por edhe do ta mposhte Lochten në 50 metërshin e fundit.
Shiwen në 50 metërshin e fundit regjistroi kohë 28.93 sekonda dhe 58.68 në 100 metërshin e fundit, ndërsa Lochte 29.10 në 50 metërshin e fundit dhe 58.65 në 100 metërshin e fundit. Ishte aq befasuses saqë Lochte të dielën tha se rekordi i Shiwenit ishte pjesë kyçe e gjithë debatit të shtunën mbrëma./Kohasport/
 
Pe: Rekordi kontrovers i kinezes 16-vjeçare

kush e di cfare ilac kan shpoikur kinezet qe i jep fuqi :P se dhe 16 vjec dhe femer te matet me LOCHTE DO TE THOT QE S ESHTE GARE E NDERSHME :p
 
Titulli: Rekordi kontrovers i kinezes 16-vjeçare

Rekordi i Kinezes le qe shqetesoi boten por edhe forumin tone me dy-tre tema enkas :P Megjithate mua me duket nje cik diskriminuese ndaj vogelushes Kineze, ngase eshte vene ne qender te stresit. Pse askush nuk po diskuton per te arten e Lituanezes 15 vjecare qe e arriti ne not? Askush spo diskuton per te arten e 17 vjecares amerikane po ne not? Askush spo diskuton per deshtimin qe po bejne notaret me renome boterore qe po humbin befasisht.

Kete olimpiade sportistet e rinje nuk po pyesin. Po shkelin mbi sportistet e vjeter me te dy kembet. Keshtu ndodhi edhe ne xhudo. U eliminuan ne garat e para pretendentet per titull. Ne funde ekspertet e sportit do japin vleresimin e tyre por kam pershtypjen se notaret dhe sportistet kineze po vehen dhe po diskriminohen me nje dramaticitet lajmesh te papar. Megjithate ata cdo dite po arrijne rezultate me impresionuese.

Dhe aty per te dhene mendimin perfundimtar Komiteti Olimpik. Pas cdo mendalje te fituar ata bejne testin doping dhe nje mori testesh tjera. Te shofim perfundimin por kam pershtypjen se kinezeve po u shperblehet mundi, djersa, sakrifica dhe puna e palodhur qe kan bere nga Pekini 2008.
 
Pe: Titulli: Stërvitja “brutale” e fëmijëve kinezëve për Olimpiadë

Nuk di pse po behet aq buje per 16 vjecaren kineze kur ne olimpiade ka edhe 15 vjecare qe kan fituar te arten. Sportet individuale done munded, djerse, perkushtim por edhe psikologjine e duhur. Jo me kot Majlinda jone e humbi nga autsajderja e olimopiades. U tregua tipe shqiptare. Deshi te beje namin dhe nencmoi kundershtaren. Ne keso raste nuk ka tjeter pos deshtim.


Plakush sa kam pase kontakt une me kinezet,jane popull me durim,te qete e mbi te gjitha kane shume vullnet...Une nuk besoj se arritja e suksesit te tyre eshte vec shkak e ketyre stervitjeve...Ndonjehere te kesh nervat nen kontroll ne disa momente te ben te fitosh,ndonjehere te kesh vullnet e besim ne vete te ben te fitosh,ashtu sic ndodh ndonjehere te nisesh me idene qe po konkuroj per te pare deri ku shkojne aftesite e mia mund te fitosh...Ne jo vec ne gara po cdo vend ku hyjme,ne Shqiptaret hyjme te vetembushur,sikur e kemi fitoren ne xhep...

Une mendoj qe buje po bejne kinezet dhe arritjet e tyre,per faktin se ne nje vend komunist,ku dhe standarti i jeteses nuk eshte ne nivele te larta,habiten si ecin ne gara e ne olimpiade keta njerez...Por ama ato qe permenda me lart e di qe i kane kinezet dhe ajo i con ne fitore,bravo i qofte!

Per temen,tani stervitje te renda apo te lehta,mos te harrojme se mediat kapin qimen dhe e bejne tra...E dyta trajnim i rende apo i lehte,nuk calon gomari nga veshet:)Keshtuqe tja vleresojme mundin,punen qe bejne si e bejne tek e bejne,problemi i tyre...
 
Titulli: Stërvitja “brutale” e fëmijëve kinezëve për Olimpiadë

Ato foto po me kujtojn nje film kinez qe i stervisnin ne kete menyr, i mernin qe femij
 
Titulli: Rekordi kontrovers i kinezes 16-vjeçare

Sic e kan nisur keta Kinezet do e bejn njeriun te fluturoj me krahe me duket
 
Titulli: Stërvitja “brutale” e fëmijëve kinezëve për Olimpiadë

Shume mire bejne pa mundim dhe pa djerse nuk ecen dot para dhe e vetmja rruge nqf se nuk i ndjek keto jane ilacet (jo se keta nuk mund te marrin por pak me pak )
Do desha dhe une prindrit e mi te me conin ne nje shkolle te tille.....
 
Ye fiton edhe medaljen e dytë të artë

Londër, 1 gusht - Notarja kineze, Shiwen Ye ka fituar medaljen e artë në 200 metra në garën mikse në Lojërat Olimpike të Londrës.

f1_01-ye1343813068.jpg


Për notuesen 16-vjeçare kjo është medalja e dytë, pasi që ajo tashmë ka fituar medaljen e artë në garën 400 metërshe, stilin miks.

Garën në 200 metra ajo e përfundoi me një rezultat prej dy minutave e shtatë sekonda dhe 57 të qindtat.
Medalja e argjendtë i shkoi australianes, Alicia Kouts ndërsa e bronztë, Kathleen Levernc.
Burimi: kohaditore
 
Titulli: Stërvitja “brutale” e fëmijëve kinezëve për Olimpiadë

Shume mire bejne pa mundim dhe pa djerse nuk ecen dot para dhe e vetmja rruge nqf se nuk i ndjek keto jane ilacet (jo se keta nuk mund te marrin por pak me pak )
Do desha dhe une prindrit e mi te me conin ne nje shkolle te tille.....

Pa mundim dhe pa djerse, mire e ke.

Do te deshiroje vertet, qe prinderit te te kishin cuar ne nje shkolle te tille?!
Lind pyetja a jane kockat e tua te forta, apo do te kercasin si deget e pemeve kur i thyen?
 
Titulli: Stërvitja “brutale” e fëmijëve kinezëve për Olimpiadë

Pa mundim dhe pa djerse, mire e ke.

Do te deshiroje vertet, qe prinderit te te kishin cuar ne nje shkolle te tille?!
Lind pyetja a jane kockat e tua te forta, apo do te kercasin si deget e pemeve kur i thyen?
Sigurisht qe do desha....
Atje mbajne vetem ELITEN e femijve nuk mbajne cdo femije qe futet behet ne cdo hap seleksionim po te ishte ashtu do ishin te gjithe kampione.....
 
Titulli: Stërvitja “brutale” e fëmijëve kinezëve për Olimpiadë

Asgje sdin me bo kinezet guzhinen e kan futja kot , mallin qe shesin e kan kot , dashni sdin me bo , as me stervit kalamojt sdin , ca pret prej ktij populli qe ha vetem oriz .
 
Back
Top