Stër stër glorifikimi i Bekim Fehmiut

Kresha

A pretty face can never trick me
Autor: Rashid Krasniqi
E marte 22 Qershor 2010 12:28 PM




Ne dalldisemi pas emrit të thatë - nuk vlerësojmë veprën e kapshme
B.Fehmiu gjysmë shekulli i shërbeu famës së Beogradit (Sërbisë), jo Prishtinës(Kosovës);

-B.Fehmiu nga 44 filma asnjë shqip a për shqiptarë.

-B.Fehmiun Beogradi i tij –i “nivelit” të tij -asnjëherë nuk e quajti “aktor shqiptar a kosovar”;

-B.Fehmiu demonstratat tona të 8O-tave i kundërshtoi: ”Të mund të fluturoj dhe me vëllezërit e mi t’i shkelë ata nacionalistë e irredentistë (“Rilindja” e” Novosti”); dhëndrri tjetër i Beogradit F.Begolli qe pak më “i butë” kundër vendlindjes;

-Në kortezhin funeral për në Novo Groblje të Beogradit qe edhe armiku më i madh i Kosovës e shqiptarëve Boris Tadiq dhe ministri i tij i Mbrojtjes Shutanovac…! (mbase nuk duhej çuditur).

-B.Fehmiu “më i madhi”, ku mbet Aleksandër Moisiu, Abdurrahman Shala…- sa shpejt na hynë e na dalin qejfit njerëzit!



Një pyetje shumë serioze e brengosëse: A kemi ne sens të mirëfilltë matjeje e maturie? Një ngjarje, një fenomen, një person a personalitet, një vepër a veprim, pa e vlerësuar nga të gjitha aspektet, për kohën kur jetojmë posaçërisht nga aspekti i interesit tonë kombëtar, që ndryshe i thonë politikë, e ngremë mbi kupën e qiellit a e fundosim nën shtatë palë të ferrit. Ne shpesh e kemi frutën tonë të pjekur e të ëmbël para vetes,dhe e injorojmë, kurse të hidhurën a thartën edhe të dyshuarin e huaj e afrojmë e marrim. Nuk mund të ngrisim më së larti dikë që kombit tonë nuk i dha thuaja asgjë. Kush na konsiderohej gjer më tani “aktori shqiptar më i madhi i të gjitha kohëve” –Moisiu, që luajti gati në të gjitha skenat e kryeqyteteve evropiane, - sepse atdheu i tij nuk i pat aso kohe - në këtë moment u zbeh, si dhe Abdurrahman Shala, i cili atdhetarisht qëndron milion herë më lartë se të gjithë: në kazamatin e Nishit (prill l957), i dënuari i përjetshëm politikisht, Limon Alia më ka thënë këto fjalë mahnitëse për Abdurrahmanin: ”A e njeh Abdurrahman Shalën?”, konfirmova e ai vijoi: ”sa t’asht gjallë mo, po mbasi shkon prej ksaj dynjaje mos po i bajn naj sherr shkijet shkruje nji punë, vepër të madhe që s’e bani kush – na shpëtoi prej pushkatimit të sigurtë, jo vetëm dhomën me l20 shqiptarë të burgosun në dhomën e burgut të Prishtinës (tani Gjyqi Komunal), po kush e di edhe mbas nesh sa”. ”Qysh?”. “Nga korridori ecte një djalë i hijshëm fort me mashinkë në gjoks dhe mue te dera më thërriti shqip ta mbyll derën. U gëzuam që qenka i yni dhe i tregova që çdo natë ‘strazhari” merr ka l0-l5 prej dhomës tonë, i desh në kmishë e tlina dhe mbas l5 minutash e nijshim mitolozon e Strelishtes”.”اkaaa!!?” bërtiti dhe e thirri strazharin me e bo spisakun (listën) sa jemi dhe i tha shkaut: ”Ako mi jedan fali samo, ima da vas ubijem (po më mungoi një ju vras të gjithëve”). Dhe kurrë ma nuk na prekën. Po, ku me dijtë përpara sa kanë shkue (dihet se qenë pushkatuar në Prishtinë 3.600 vetë), dmth. ndërpreu masakrën. (janar l946, ngjarjen që e kam shkruajtur në “Zërin e rinisë, në mars l994, nja dy javë pasi ndërroi jetë i madhi, për mua e miliona shqiptarë ma i madhi).

Pra jeta qenkësh politikë, siç ka bërë të nënkuptohet armiku ynë nr.l serb Boris Tadiq, që iu bë “xhemaat” me gjithë ministrin e tij të mbrojtjes(!) B.Fehmiut, gjer në Novo Groblje të Beogradit, jo pse e deshi me zemër aktorin dhe vetëm aktorin prizrenas, por të na bërë me dije shqiptarëve që ja punoi e jetoi më se gjysmë shekulli me Brankën tonë dhe si ma i madhi i juaj, nuk punoi për ju po për ne. I bindur jam që e ka konsideruar argat, siç i qe edhe për të jatin aktor të madh çetnik të ekspozuar Luba Tadiq, të cilin B.Fehmiu e përcoll në varrim para nja shtat-tetë vitesh.

ثshtë joseriozitet, mos të themi padituri, edhe i kolumnistëve të gazetave eminente të stërglorifikojnë B.Fehmiun, madje një kryeredaktor e quan “simbol” e “tragjedi” e jonë, të thosh ”fatkeqësi” e jonë, do qe tamam, sepse, ne punuam gjatë historisë, e cila po vazhdon fatkeqësisht, pra vepruam për të tjerët njëqind herë më shumë se për vete.

Thonë këta të historisë së artit: sa arkitektë tanë të famshëm (Mimar Sinan, Mehmet Sedefqar…) dhanë vepra madhështore në botë, bile ky i fundit edhe meremetoi Taxh Mahallin, mandej 301 poet shqiptarë në kohën e kaluar turke, sadriazemë 35, e të tjerë, e të tjerë, Ali Pashë Tepelena e themeloi shtetin grek, Mehmet Ali Pasha po ashtu shqiptar atë të Egjiptit, Pashko Vasa atë Libian, po ama për shqiptari çka!? Do ngrihet shtatorja e dytë e N.Terezës, se s’mjaftuaka vetëm një, e qendra, hapësira kryesore shetitëse po e saj në Prishtinë, e ç’bëri vetëm emrit për Kosovë e shqiptari? Kurse shqiptari më i madh kosovar Hasan Prishtina, i cili i gjorë nuk e ka asnjë, aniqë drejtoi që nga kjo Prishtinë kryengritjet e l9ll e l9l2-shit, edhe atë duke shitur magazet me shumë drithëra e ç’pat në Shkup për të blerë armë e nisur kryengritjen. Ismai Qemali i nderuar nuk e mbajti fjalën (nuk dimë pse) ndaj Hasanit: nuk i dha l0 mijë duket dhe l5 mijë pushkë mauzer gjermani, andaj këto i bleu për lirinë e Kosovës dhe fitimin e pavarësisë së Shqipërisë. Pra burrë shteti që i jep e jo merr nga populli (qe 23 vite deputet i Kosovës në Stamboll duke kërkuar vazhdimisht autonominë. Kështu vlerësohet i paepuri ynë më i madh, e vritet nga dosti i mbretit serb – Ahmet Zogu. Kush nuk di t’i çmojë të vetët, do të paguajë gjersa mësohet ta bëjë këtë.

Pra, vlerësojmë ne si duhet personalitet tona?

Nuk është edhe që nuk dimë, por nuk e kemi unin e fortë dhe “kështu e kërkon politika aktuale” – dëgjohet shpesh dhe luhatemi e biem. E ç’politikë na ka mbetur me Beogradin e Veriun tonë? Strategji kemi, thonë.Blof! Serbi ndien vetëm strategjinë e fuqisë, dhe asgjë tjetër. Vallë këtë nuk na tregoi damonstrata e madhe e Mitrovicës jugore para sa kohe? Duhet kështu shpesh, që Beogradi mos të mendojë se: ose frikësohemi ose flemë. Kjo është strategji.

Thashë mos po gjej diçka edhe shqiptare pas vdekjes së B.Fehmiut: njëri djalë Odhise (Uliks), më vajti mendja bile tjetri po ndonjë Vigan, Dritan, etj, por ja – Hedon, që edhe ky greqisht (hedone) që do të thotë “kënaqësi”. Sa shumë i paske pasë të shpirtit, përveç gruas Branka, (i jati i së cilës të bëri aktor e yllë) serbët e grekët, o! Prita se në Prishtinë a Prizren do bëheshin ceremonitë postmortale, po jo në Beograd me mija serbë duke të përcjellur në krematorium dhe vetëm hiri yt do derdhet e asgjë s’mbetet nga ti (nuk mendova tani ndonjë film…) në lumin prizrenas. Këtë e ke menduar mirë, aktor me gjak shqiptari e punë hasmit.

Vallë mos e vëje në siklet këtë të fundit duke prehur pran të tuve në Prizren, siç e kemi zakon?
 
Titulli: Stër stër glorifikimi i Bekim Fehmiut

Autor: Rashid Krasniqi
E marte 22 Qershor 2010 12:28 PM


Kush nuk di t’i çmojë të vetët, do të paguajë gjersa mësohet ta bëjë këtë.

E vetmja ajo me te cilen munde te pajtohem me kete shkrim eshte ajo fjalia qe ka mbetur se ciles autori i shkrimit nuk i referohet fare madje per qudi bene te njejten gafe ne te cilen thirret se nuk duhet ta bejme.

Disa here kam shkruar ne keto tema se kam mbetur syhapur me gjendjen tone te fundit ne pritje te asaj se deri ku do te arrije qoroditja shqiptare apo se a do te ndalet ndonjehere kjo qoroditje. Perfundimisht them se ne kemi probleme te medha me veten aq te medha sa po nuk filluam ti zgjidhim do na sjell pasoja tragjiko-komike.
Nje numer mjafte i madhe yni, ne pamundesi te treguarjes se tregimit te duhur ne kohen e duhur apo te berjes se gjerave te duhura ne kohen e duhur, ngritemi per te treguar veten se sa dhe cfare munde te bejme ne. Shesim patriotizem banal mes vete. Them se ke ne eshte akumuluar nje energji e madhe negative si pasoj e shtypjes dhe shfrytezimit e te padrejtave te bera ndaj nesh dhe ne pamundesi qe keto energji negative ti hargjojme ndaj atyre qe na e bene kete apo keto te keqija ne jemi sulur duke menduar se energjite tona negative eshte e rruges ti hargjojme mes njeri-tjetrit.

Ne nje situate te tille situata jone tregjiko-komike ka evoluar deri ne ate mase sa: Ke ka nxene muzgu i mbremjes patriot agu i megjezit gjithsesi duhet ta zbardhe tradhetar.
jemi sulur ne nje lufte te kerkimit medeomos te armiqeve te paqene mes radhe tona.
Te flasesh per aktorin duhet jetuar ne shpirtin e ti. Harrojme se ata tejkalojne horizontet tona rreptesishte te kufizuara, madje edhe te erreta, pis, dhe behen pjese e nje universi ne ate mase sa me nuk eshte vetem pjese e jona. Dhe, mu kjo do duhej te na bente krenar. Harrojme se aktori yne i madhe me shembullin e tij te famshem, ne moshen kur munde te jepte maksimumin e tij, ne menyre demonstrative nderpreu aktrimin si nje simbolike kunder shtypjes ndaj shqiptareve. Dhe kete e mori bota vesh po nuk duam ta marrim ne sepse Bekimi nuk kishte pushken ne krahe. Pra ajo cfare beri ai ne ate kohe ishte me e madhja e mundshme qe munde te bente dikush, por, qe shume prej neve na duket nje lloje simbolike pa kuptim. Them, se nuk jemi mesuar ti vleresojme veprat andaj bejme keshtu si bejme.

Edhe une u habita se pse Bekimi nuk e nderroi emrin e ta bente Mahmut, por e kishte Bekim. Madje u habita se pse djemt e tij nuk e kishin emrin Abdullah e Maksut, por e kishin Uliks dhe Hedon. Them se kjo habia ime erdhi nga ato horizontet e erreta qe po na karakterizojne neve ne keto kohet moderne.

Sa per Uliksin lexova dicka interesante.
[FONT=&quot]Falë gjuhës shqipe shpjegohet edhe emri Uliksi (Odhisseus) që do të thotë udhëtari në gjuhën shqipe (Udhësi). Per Hedonin te ja leme se ardhmes vetem se them se ne trojet shqiptare edhe munde te hasen mjafte shpeshe keta dy emra. Nga kane ardhur dhe nga kan rrjedhur te ja leme kohes. Ndoshta dhe jam i sigurte se Bekimi ishte me large dhe me perpara se ne kur vendosi si ti emeroj djemte e tij. :gjujpeshk:

Nje gje shpresoj se qoroditja nje dite do te mbaroj dhe do e kuptojme se cka e shtyri Bekimin qe hirin e tij ta bashkoj me ne me gjestin e bashkimit te hirirt te tije me Lumbardhin. Deri atehere shpresoj te jemi sqaruar me veten tone. :gjujpeshk:
[/FONT]
 
Titulli: Stër stër glorifikimi i Bekim Fehmiut

Friday, June 18, 2010
Nja dy fjale per Bekim Femiun dhe ata qe e sulmuan



Nuk dija shume per te pervecse ishte nje aktor shqiptar i sukseshem.
Dija gjithashtu qe ai e mbante veten si te tille, shqiptar.
Me rastin e vdekjes se tij mesova se qysh nga viti 1987 ne shenje proteste ndaj shtypjes se shqiptareve nga sllavet ai u terhoq nga aktrimi dhe jeta publike .
Amaneti i tij ishte qe pasi te digjej hiri i tij te shperndahej ne Prizren, atje ku ai e kishte shpritin. (A ka kuptim tjeter ky amanet?)
Keto fakte na bejne qe ta respektojme si shqiptar kujtimin e tij. Natyrisht munde te themi se ai ne nje fare menyre ai ishte patriot i vonuar ne aktivitet publik, patriotik por jeta ka shume dallge dhe stuhira qe nuk te lene te besh zgjedhjen e zemres cdo here.
Ne kete prizem do te ishte mire ta shikonin edhe ata patriota shqiptar qe sulmuan Bekim Femiun.
Do te ishte mire qe ata patriota kur ta kritikonin Bekimin ta krahasonin ate me Nenen Terez dhe Aleksander Moisiun te cilet ndryshe nga Bekimi per vec te qenit shqiptar nuk bene asnje gjest nacionalist. E ne me te drejte krenohemi me Nenen Tereze dhe Aleksander Moision dhe per nder te tyre ja kemi vene emrin aeroporteve, shesheve, teatrove… sepse i tregon botes aftesite e shqiptareve.
Kur te kritikohej Bekimi per mungese patriotizmi ai duhej te krahasohej me Ismail Kadarene, Dritero Agollin, Sabri Godon te cilet ne kundershitm me Bekimin se bashku me te tjere bene te mundur kasapanen qe ndodhi ne trojet tona. Te thuhej se ndryshe nga Bekimi edhe sot Kadare, Godo, Agolli shikojne interesin personal duke shitur me heshtjen, me veprime e mosveprime ineteresat shqiptare.
Ndersa ata kritikonin Bekimin (ndryshe nga une), krenoheshin (sikurse une) me Eliza Dushkun, Xhim Belushin, Rene Rexhepin, Ferid Murratin, Sten Dragotin…te cilet deri me tani nuk kane bere ndonje xhest me patriotik se Bekimi.
Ne disa rrethana pranimi i atij qe je, prami me krenari i te qenit shqiptar eshte patriotizem, eshte aktivitet patriotik, ndaj une i respektoje Dushkun, Rexhepi, Murratin, Dragotin dhe po ashtu Bekim Femiun qe ne mbyllje beri me shume.

Petrit Kola
[email protected]
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top