Statuja e Homer Simpson

Kresha

A pretty face can never trick me
Banorët e Warwickshiret në Angli janë duke u përpjekur të zbulojnë grupin e shakaxhinjve, të cilët statujën historike të këtij vendi e kishin shndërruar në personazhin e Homer Simpsonit.



Statuja e lartë e lordit John Scott, humanistit dhe anëtarit të Parlamentit, që njihet si një nga figurat më të shquara të kësaj pjese të Anglisë, fillimin e vitit 2010 e ka pritur me pamje të Homer Simpsonit.

Sidoqoftë, statuja e Scottit, i cili ka vdekur në vitin 1860, që disa vjet me radhë përjeton transformimet nga më të ndryshmet. Kështu, një vit ai ishte bërë Harry Potter, një vit tjetër Shrek, ndërsa e kishin shndërruar edhe në Supermen.

Banorët shpresojnë t’i gjejnë përgjegjësit, për “ti uruar ata për këmbëngulësi”, mirëpo dyshojnë se ata do të paraqiten. /Telegrafi/
 
Titulli: Statuja e Homer Simpson

ahhhha kjo qeka e bukur ahhahaha
 
Titulli: Statuja e Homer Simpson

vitin tjeter do jete Pjeter Grifin :D
 
Titulli: Statuja e Homer Simpson

paska mbetur pa u shndërruar edhe ne Spiderman LOL!
 
Back
Top