Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Spliti, ana tjeter e Adriatikut

Split-Croatia-croatia-2665848-569-419.jpg
Mbetjet e Pallatit Dioklecian jane akoma zemra e qendres historike te qytetit dalmat. Turizmi eshte ne rritje dhe kafet e Rivas jane gjithmone plot. Nuk mungojne muzeumet, teatrat, apo klubet ne mode. Imagjinoni te jetoni ne nje Pallat te Perandorise Romake. Te zgjoheni ne mengjes mes kolonave. Te zbrisni ne qender dhe te uleni ne guret gelqerore te sjelle nga Diokleciani 1700 vjet me pare.
split.jpg


Jemi ne qender te Splitit, ne brendesi te Pallatit te Dioklecianit, e vetmja mbetje romake qe edhe sot banohet nga me shume se 3 mije persona. Nje kala e madhe qe eshte ndertuar nga tre nivele, ai i detit, nentokesor dhe muret, ne te cilat per shekuj me rradhe eshte formuar nje fshat mesjetar me pare dhe nje labirint rrugesh dhe pallatesh ne shekujt ne vijim. Nje qender e vogel e qytetit qe te mirepret mes mureve te gjate dhe 4 portave, shuma e shekujve te historise.
split1.jpg

Shtrese pas shtrese kulturat e ndryshme jane mbivendosur ketu pa e thyer asnjehere ate te mepareshmen, por duke u perzier, duke shtuar, duke u ngritur gjithmone e me lart, brenda kufijve te pakalueshme te perimetrit te Pallatit. Duket gati joreale dhe e rreme pershtypja qe ben ky fshat. Mund te jete sfondi i nje historie borgjeziane, ose nje skenografi e imagjinuar nga nje arkitekt i Disneyland ne menyre te ekzagjeruar.
Pastaj pallatet ne stil venecian te shperthyer ne tempujt romake, harqet gotike ne ndertesat baroke dhe kishat e lindura ne mes mureve te shenjta. Nje varg stilesh dhe epokash perreth sheshit qendror, varg kolonash, ne nje kohe qe ka qene zone e perballjeve perandorake, tani mund te mblidhesh mbremjeve per te pire aperitive te ndryshme. Orientimi eshte i thjeshte fale portave te vedosura ne kater pika kardinale.
Me pas levizet mes rrugicave, ballkoneve, harqeve, portaleve, duke zbuluar ne cdo cep nga nje mrekulli te epokave te ndryshme. E gjithe kjo e veshur nga jeta e perditshme e banoreve qe presin domatet mbeshtetur mbi nje kolone, pine nga nje gote vere, etj. Ne nje cep eshte kendi i peshkut, qe mbetet i pandryshueshem, edhe pse pak larg, ne vitet e fundit jane ngritur disa dyqane suveniresh.
split2.jpg

Jashte keshtjelles se Splitit, eshte nje qytet i mrekullueshem bregdetar, me i madhi i Dalmatias, me nje bregdet te gjate mes palmave dhe flamurave, me tre muze arkeologjike dhe etnografike dhe nje muze i bukur i arteve, Galeria Mestrovic, dedikuar skulptorit me te madh te viteve ‘900. Plazhet, pak larg qendres, nuk ia kane ziline ishujve perballe, vecanerisht nese i drejtoheni jugut.
split3.jpg

Spliti eshte nje vend ku ne pergjithesi turistet jane ne kalim, sipas zyres se turizmit, qe merret me sheshin kryesor te qendres, vetem nje turist nga 200 qendron per te fjetur, edhe pse turizmi eshte nje fenomen relativisht i fundit dhe strukturat jane akoma me te vogla ne krahasim me vizitoret. Ne fakt me leverdi ka te qendrosh, duke pritur te largohen turmat dhe te qendrosh mbremjeve ne lokalet e qendres mes koncerteve dhe spektakleve. Me leverdi eshte te qendrosh per te pare panoramen e mrekullueshme te mureve dhe te detit, si te shikosh perandorine, atje ku ndryshe nga Italia mund te shihet agimi mbi Adriatik./Infoalbania
 
Pe: Spliti, ana tjeter e Adriatikut

Sa pamje te bukura...
 
Titulli: Spliti, ana tjeter e Adriatikut

ktu kam qen asht mrekulli ktu edhe ne dubrownik
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back