Spiunimi i elites dhe zelli i aktoreve.

bledikorcari

Anëtar i Nderuar
Ka shumë amatorizëm në diskutimin e kësaj çështjeje, e mbyll bisedën kryetari i Arkivit Shtetëror të Sistemit, Kastriot Dervishi. Autor i disa librave me dokumente arkivore dhe i një sërë artikujsh me fakte tronditëse mbi përndjekësit dhe të përndjekurit të të quajturës elitë, në tridhjetë e ca vjet regjim aktiv diktatorial. Vë buzën në gaz kur media përmend në kronika termin “grupe të interesit” kur është fjala për palët që dje kanë diskutuar projektligjin për “Pastërtinë e figurës së zyrtarëve të lartë” i njohur në gjuhën e përditshme si projektiligji për “dosjet e spiunëve”.
Dervishin e takuam për të mësuar se “si qëndron puna” në frontin e dosjeve të elitës, të inteligjencës, të artistëve, të shkrimtarëve. Sa e përfshirë ka qenë kjo pjesë e shoqërisë që përpunonte në shumë forma, më së shumti propagandën shtetërore por edhe atë etikë universale që përcjellin veprat e njerëzve me mendje të lirë e të begatë, në atë masë që i kanë mbijetuar regjimit.

اfarë dëshmojnë dokumentet arkivore?

“E gjithë elita shqiptare ka ndjekur dhe është ndjekur. Nuk mund të flasim me shifra, sepse raport nuk është bërë asnjëherë”,- thotë Dervishi. Kategorizimi i të dhënave, klasifikimi i dosjeve do të kërkojë kohë, por me siguri ai pohon se “një ndjekje e pamëshirshme ka qenë për elementin e quajtur antiparti. Po ta shohim gjendjen në dosje ishte tmerr i zi”.

Arkivi i Sistemit, në varësi të Ministrisë së Brendshme është një ndër katër arkivat më të rëndësishëm në nivel shtetëror. Aty ruhen gati 14 mijë dosje politike për periudhën ’44-’90. ثshtë një fond i pasur hetimor e gjyqësor që ka kaluar një kohë si pjesë e hetuesisë, e Sigurimit të Shtetit, e Ministrisë së Brendshme.

Për vitet ’50-’80 rezulton që mesatarja e agjenturës efektive për çdo vit të ketë qenë afro 15 mijë bashkëpunëtorë, kurse të përndjekur, në të tre nivelet e ndjekjes, 2000-4000 vetë për çdo vit.

Edhe në bazë të ligjit të fundit“Për dëmshpërblimet e të përndjekurve politikë” është drejt hapjes përfundimtare fondi ku ruhen këto të dhëna.

Por Dervishi mbron mendimin që “para se të flitet për hapje dosjesh, duhet shtruar pyetja sa dosje ka dhe sa besueshmëri ka regjistri themeltar i bashkëpunëtorëve i cili në kundërshtim me ligjin e arkivave i ka kaluar SHIK-ut më 1993. Kjo ka sjellë deformimin e Arkivit të Sistemit”.

Duke iu kthyer dosjeve të artistëve dhe intelektualëve çështja është e tillë që nga njëra anë qëndron angazhimii artistëve në bashkëpunimin me shtetin, vigjilenca e tyre në institucionet bazë si Teatri Popullor, Teatri i Operës dhe Baletit, Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve që në thelb ndiqnin linjën e propagandës të pushtetit popullor, dhe nga ana tjetër janë ata që përndiqen, që ftohen për të bashkëpunuar dhe nëse jo, dënohen për agjitacitacion dhe propagandë, akt që sipas kohës klasifikohej si një ndër krimet kundër diktaturës së proletariatit. “I gjejmë edhe në Teatrin Popullor, të Operës dhe Baletit, në Akademinë e Shkencave, në Kinostudio, sidomos këtu, aktorët, që për fat të keq zënë një pjesë jo të vogël në radhët e artistëve që kanë qenë bashkëpunëtorë”,- pohon Dervishi dhe kategorikisht refuzon të japë qoftë edhe iniciale të atyre që populli i njeh mirë nga jashtë, nga ekrani, por që nuk paskan qenë pak ata që i janë futur valles dhe e kanë çuar deri në fund. Dervishi është i rezervuar kur thotë se ka persona publikë nga arti dhe kultura që vazhdojnë të jenë aktivë dhe që kanë qenë bashkëpunëtorë.

Ai përmend një raport të vitit 1976, një “përshkrim banal” për të gjithë trupën e Teatrit të Operës dhe Baletit. Ndër të tjera përmendet një emër shumë i njohur si njeri “dallkauk, dallaverexhi, imoral”.

“Sigurimi ka pasur raporte të hollësishme për çdo person të Operës dhe Baletit dhe në pjesën më të madhe do të vësh re se shteti në përgjithësi i ka urryer artistët. Për shembull ka një raportim të menjëhershëm kundër këngëtarit Tonin Tërshana”.

Në përgjithësi janë dosje me një fund të hidhur. Ka artistë që dorëzohen përballë “detyrës ndaj atdheut” për të cilën nuk merrnin asnjë lloj shpërblimi. Pra informimi, bashkëpunimi deri dhe agjentura ishte një punë e papaguar, falas.

Dervishi ka parë dosje që dëshmojnë zhburrërimin e burrit që ndërsa e çojnë drejt ekzekutimit thërret “Rroftë populli, rroftë partia” ose “poshtë revizionizmi i të gjitha ngjyrave”. Pra është edhe dramë e personit: në fillim ka qenë i ndjekur pastaj ka kaluar në tjetër nivel, si bashkëpunëtor. Sigurisht që frika ndaj Sigurimit ishte reale, madje Sigurimi kishte frikë edhe vetë Sigurimin. “Po të bësh një statistikë të përgjithshme do të shohësh se kryetarë Degësh, drejtues, ministra, zëvendësministra të dënuar, deri të pushkatuar. Po të bësh një bilanc të shefave të sigurimit mbi 50% do të dalin të dënuar ose të pushkatuar. Pra vetë ata që drejtonin këtë makinë kaq të madhe, kishin frikë nga vetja. Asnjë nuk ishte i sigurtë.”

I ka qëlluar të shohë dosjen e një aktori të njohur dhe të talentuar, Sh.B që nuk ka pranuar në asnjë rast të bashkëpunojë; e aktores me pseudonimin “Gjuetia”, e aktorit që nuk rron më, me pseudonimin “Dueli” që kanë qenë aktivë në bashkëpunimin meSigurimin e Shtetit. Në këtë drejtim është “model” dosja e “Dhelprës” kështu e ka emrin personazhi, që “sot njihet si njeri shumë i respektuar, shkrimtar, edhe i burgosur, edhe i ndjekur dhe në fund bashkëpunëtor në nivelin e agjentit që ka denoncuar shokët e vet. Ka raste të tjera, jo më kot përmenda “Dhelprën”, sepse është rast tipik që ka burgun, ka ndjekjen, ka edhe bashkëpunimin. ثshtë një person që flet për hapje dosjesh është vetë me dosje.”

Përkundër gjithë kësaj qëndron figura e Havzi Nelës që e ka mahnitur për qëndrimin deri në fund, deri në ekzekutimin me varje.

Njëzet vjet gati, pas rënies së regjimit, nuk kemi të dhëna sa artistë të dënuar dhe sa bashkëpunëtorë. Ka dëshmi tronditëse, autobiografia “Kohë antishenjë” e Maks Velos, se si artistët shqiptarë kanë spiunuar dhe marrë pjesë në dënimin me burg të kolegut të tyre. Velo vetë ka bërë një listë me mbi 100 persona, artistë e intelektualë që janë dënuar dhe ekzekutuar, por në asnjë rast tjetër nuk është analizuar me fakte e të dhëna edhe ky rol i “elitës” shqiptare.

Sipas Dervishit, lista me persona të dënuar përshin 14 mijë persona, duhet ndarë një ditë sa të dënuar janë nga arti dhe kultura. Lista e përgjithshme ekziston, duhet vetëm që të nxiren të dhënat dhe kjo “nuk është ndonjë problem i madh”.

Në vitet shtatëdhjetë, Sigurimi i Shtetit ndërmori një operacion të organizuar për “mbrojtjen e inteligjencës, kulturës dhe rinisë”. Sipas Dervishit ekziston në arkiv një fashikull ku “kemi ndarjen emër për emër sipas personave dhe sipas institucioneve.

Duhet bërë ndarja e dosjeve, në dosje personale dhe dosje të përgjithshme që bëjnë fjalë për raporte nga institucionet ku punonin individët.”

Por për aq kohë sa nuk ka një qëndrim unik për këtë çështje edhe ndërmjet shoqatave të të përndjekurve, diskutimi për dosjet në Shqipëri do të ketë të njëjtin fat si të gjitha proceset e vonuara për cilat, edhe nëse u vunë në rrugë një ditë, nuk patëm asnjë meritë, sepse nuk ndodhën prej vetëdijes dhe vullnetit të shoqërisë sonë.



Gazeta: Shekulli
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 26.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 13.3%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.7%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 20.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 13.3%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 3 20.0%
Back
Top