Spitali Amerikan i Tiranës, në bashkëpunim me Universitetin e Vienës dhe Qendrën Spitalore Universitare realizuan sot për herë të parë në Shqipëri dhe rajon, implantin koklear të veshit.
Ekipi i përbërë nga Prof. Dr. Wolfgang Gstottner (Klinika ORL, Universiteti i Vienës), Op. Dr. Dritan Vasili (Kirurg ORL, Spitali Amerikan), Prof Dr Pjerin Radovani (Klinika ORL e Qendrës Spitalore Universitare “ Nënë Tereza”) dhe Op. Dr. Edlira Beqiri, (Kirurge ORL, Spitali Amerikan), kanë operuar me sukses sot (7 dhjetor) dy pacientët: Manuela Harizi, 4 vjece, lindur pa aftësi dëgjimi dhe Roland Dollani, 57 vjec, humbur dëgjimin totalisht gjatë viteve të fundit.
Dy implantet, kostot e të cilave kapin shifrën 70 mijë euro, të realizuara sot me sukses në Spitalin Amerikan, janë fryt i punës së gjatë të ekipit të këtij spitali në bashkëpunim me klinikën e ORL pranë QSUT. Një kontribut të veçantë në realizimin e kësaj ndërhyrjeje ka firma Austriake MED – EL që ka dhuruar për këta dy pacientë aparaturën e implantit.
اfarë është një implant koklear?
Një implant koklear është një pajisje komplekse elektrike e vogël e cila ndihmon në sigurimin e ndjesisë së dëgjimit në një person i cili është thellësisht i shurdhët ose ka vështirësi të mëdha në dëgjim. Implanti konsiston në një pjesë të jashtme që vendoset prapa veshit dhe një pjesë e dytë që vendoset me anë të kirurgjisë në brendësi të veshit.
Një implant ka pjesët e mëposhtme:
- Një mikrofon, i cili mbledh tingujt nga mjedisi.
- Një procesor shqiptimi, i cili selekton dhe organizon tingujt e mbledhur nga mikrofoni.
- Një transmetues dhe marrës/ stimulus, i cili merr sinjale nga procesori i shqiptimit dhe i kthen ato në impulse elektrike.
- Një grup elektrodash, i cili është grupi që grumbullon impulse nga stimuluesi dhe i dërgon ato në pjesë të ndryshme të nervit të dëgjimit.
Një implant nuk kthen dëgjimin normal, por i jep njeriut të shurdhët një prezantim të dobishëm të tingujve të mjedisit dhe e ndihmon atë për të kuptuar shqiptimin. Implanti koklear i aplikuar sot në Spitalin Amerikan përveç se është ndërhyrja e parë e këtij lloji në vend është shumë i rëndësishëm edhe sepse është i programuar për persona shqipfolës.
Deri në Prill të vitit 2009, rreth 188,000 njerëz në të gjithë botën kanë vendosur një implant koklear; në USA 30,000 adultë dhe 30,000 fëmijë janë marrës. Një pjesë e vogël e marrësve kanë implante bilaterale.
Fëmijët dhe të rriturit të cilët janë të shurdhët ose kanë vështirësi të mëdha të dëgjimit mund të bëjnë transplant koklear. Të rriturit të cilët gjatë jetës kanë humbur të gjithë dëgjimin mund të përfitojnë nga ky transplant. Implantet kokleare, shoqëruar me terapinë intensive post implementimit, mund të ndihmojnë fëmijët për të mësuar të folurën, gjuhën dhe aftësitë shoqëruese. Shumica e fëmijëve që marrin implantin janë 2-6 vjeç.