Spiropali: Brenda 31 ditëve tejkaluam planin e të ardhurave

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
timthumb.php


Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave, Elisa Spiropali, nëpërmjet një deklarate për mediat, ka thënë sot se për vetëm 31 ditë kanë tejkaluar planin e të ardhurave krahasuar me muajin shtator të vitit të kaluar.

“Jam këtu për t’ju dhënë një lajm të mirë, pas vetëm 31 ditësh në krye të doganave.

Në vetëm 31 ditë jo vetëm kemi tejkaluar planin, por kemi kaluar ndjeshëm shifrën e muajit tetor krahasuar me realizimin e një viti më parë.

Pra, Administrata Doganore realizoi planin e të ardhurave për muajin tetor 105% duke arkëtuar 13.244.199. Këtë muaj janë arkëtuar 2.8 miliardë lekë, ose rreth 28 milionë dollarë, më shumë se muaji shtator i këtij viti”, -ka deklaruar Spiropali.



Më tej ajo ka shtuar: “Të mos harrojmë se situata e administratës doganore ka qenë e rënduar shumë edhe si pasojë e lëshimit të frerëve të shtetit pas qershorit 2013, me rënie të vazhdueshme të të ardhurave në dogana.

Ky 2.8 miliardë, lekë i arkëtuar më tepër këtë muaj është padyshim rezultati i parë i frymës së re në qeverisjen e vendit dhe i fillimit të rimëkëmbjes së sistemit doganor”.

Drejtoresha e doganave është zotuar se do të bëjë përpjekjet maksimale për mbushjen e boshllëkut që është krijuar në buxhetin e shtetit, në 9-mujorin e parë të këtij viti.

/Shekulli Online/ E.B./
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top