Spermatozoi dhe veza

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Spermatozoi dhe veza

Spermatozoi i njeriut u zbulua në 1677 nga një student me emrin Hammer por zbulimi duket ishte meritë e Hartsoecker që në vitin 1674. Nga 1700-1800 spermatozoi në tekstet shkencore quhej "Krimbi spermatik". Ai ka një gjatësi 50-55 mikromilimetra. Kِllicher më 1841 njohu prejardhjen anatomike, kurse Lode përcaktoi se çdo orgazëm e njeriut përmban mesatarisht 26.000.000 spermatozoide. Më vonë Amantea e Rinaldini më 1919 arritën në përfundim se numri mesatar i zakonshëm për çdo derdhje është 50-100-500-700 milion.
Tek spermatozoi dallohen tre elementë... Koka ovale pak a shumë e gjatë, pjesa ndërmjetëse dhe bishti që përfundon me një fije të gjatë (filament). Ky duke u luhatur (vibruar) i jep mundësi spermatozoit të lëvizë me një shpejtësi të madhe 400 herë sa gjatësia e tij, pra 1 deri në 3 milimetra në një minutë. Por po të llogaritet gjatësia për të shkuar deri në vezore nga qafa e mitrës janë rreth 20 centimetra që ai duhet t'i përshkojë në rreth 40 minuta.
Jetëgjatësia e spermatozoit jashtë organizmit të njeriut në temperaturë 37°-40° dhe në mjedis alkalin mund të shkojë edhe disa javë. Në ajër unë i kam parë të jetojnë edhe pas 45 minutash. Në organet femërore spermatozoi jeton nga 8 ditë deri në 3 javë e gjysëm.

Spermatozoi është qelizë e varfër me substanca ushqyese me funksion që të lëvizë shpejt e të fekondojë, jeta e tij është e shkurtër dhe e destinuar që të absorbohet nga veza. Dy qelizat, mashkullore dhe femërore ngjajnë në ndërtimin e bërthamës, por janë të ndryshme në substancën protoplazmike, nga bashkimi i tyre krijohet një qelizë e plotë, e aftë të jetojë e të riprodhohet "më vonë". Qelizat mashkullore janë objekt i humbjeve të mëdha, prandaj janë të pafundme. Ato sapo, shkëputen nga organi që i prodhon duhet të jetojnë të pavarura por nuk kanë ushqim. Pra dy janë arsyet e vdekjes, mungesa e ushqimit dhe mjedisi i ndryshëm nga ai i origjinës së tyre. E kundërta ndodh me vezët të cilat qëndrojnë brenda organizmit që i prodhon dhe ushqehen prej tij, kështu që nuk kanë rreziqe. Veza ka formë sferoidale dhe në ndryshim nga spermatozoi është qeliza më e madhe e organizmit që gati gjithmonë arrin të shihet me sy. Tek gruaja ajo është rreth 0.2 milimetra e zbuluar nga Karlo Baer më 1827. Siç shihet është shumë më e vogël se veza e pulës apo e zogjve dhe kjo sepse nuk ka nevojë për ushqimin e embrionit pas fekondimit. Nëna e ushqen nga organizmi i vet me të cilin veza rri e lidhur gjatë gjithë kohës së shtatzanisë.
Mbase nuk ekziston në të gjithë botën organike diçka e ngjashme si energjia, shpejtësia e lëvizshmëria e spermatozoit. Eshtë vërtetë një manifestim i mahnitshëm, triumfues, kori vibrues, si turmë pa fund që shkon drejt vezës... Eshtë vërtetë një spektakël mbretëror. Takimi dhe përzierja e spermatozoit me vezën është akt konsesnsual: vetëm një në mes të disa milionë qelizave, nuk dihet se për çfarë aftësish e vlerash karshi të tjerëve, arrin të hyjë në brendësi të vezës që nga ana e saj e pret. Ai është i zgjedhuri i saj. Natyra kështu ka dashur; sapo një spermatozo ka kaluar në brendësi të vezës një membranë rrethon, mbron dhe smbraps çdo hyrje tjetër. Normalisht pra vetëm një spermatozoid fekondon. Ndodh që për shkak të zvogëlimit të rezistencës së vezës, të papërshkumërisë së saj pasi ka hyrë një apermatozo të lejohet hyrja e të tjerëve. Rezultati në raste të tilla, është një prodhim monstruoz. Kur spermatozoidet fekondojnë njëkohësisht më shumë se një vezë kemi lindjen e binjakëve që në rastin e species njerëzore janë të rrallë sidomos më shumë se dy.
Ajo që duhet venë në dukje është nevojshmëria e aktit të bashkimit, i cili, nga origjina e tij fizike e biologjike, mundet, në specien njerëzore të arrijë në një proçes të vërtetë sublim..
 
Back
Top