Specializimet në mjekësi, publikohen 5 mijë pyetjet

cent

...Lontano
Vetëm një javë pas vendimit të qeverisë për kuotat dhe tarifat e ciklit të tretë të studimeve në Mjekësi, është zbardhur dhe fondi i pyetjeve. Në total janë gjithsej 5000 pyetje, të publikuara nga Rektorati i Universitetit të Mjekësisë në bashkëpunim me Universitetit e Mjekësisë. Të gjitha pyetjet, kanë në përgjigjet e tyre 5 alternativa, ndër të cilat njëra është e saktë dhe duhet të rrethohet nga ata aplikantët që do të marrin pjesë. Pas katër vitesh mungesë, shihet një interes i lartë nga studentët që kanë mbaruar gjatë kësaj periudhe, të cilët punojnë ose jo në shërbimin shëndetësor. Këtë vit qeveria miratoi në total, 365 kuota pranimi, nga të cilat 340 shkojnë për kandidatët brenda territorit të vendit, 20 për kandidatët e trojeve shqiptare dhe 5 për transferime. Ndërsa, tarifat duket se do të jenë disa herë më të larta, krahasuar me vitin e fundit kur u pranuan mjekë specializantë për studime.

Konkursi

Autoritetet e UM-së bëjnë të ditur se kandidatët që do të aplikojnë për të ndjekur studimet e specializuara në mjekësi do të kalojë në tre faza. Ata do t’i nënshtrohen konkurrimit dhe intervistimit, ndërkohë që i pari do të zhvillohet në Agjencinë Kombëtare të Provimeve. Në total, testi do të përmbajë 100 nga 5 mijë pyetjet e zbardhura nga personeli akademik. Ndërsa, procesi i intervistimit do të zhvillohet në bazë të departamenteve ku kandidatët dëshirojnë të vazhdojnë. Sa i parket vlerësimit, ai është menduar që të ndahet në 3 etapa, ku 60-70 për qind do ta zërë konkursi, 20-30 për qind të marrë mesatarja dhe 10 për qind do të zihet nga intervista. Në bazë të pikavarazhit do të bëhet edhe listimi i kandidatëve sipas meritës dhe i pari do zgjedhë degën që do, pastaj i dyti e kështu me radhë.

Aplikimi

Megjithëse ende nuk janë përcaktuar datat e aplikimit dhe të konkursit, vendimi i një jave më parë u ka dhënë të drejtën për të aplikuar të gjithë kandidatëve që kanë fituar të drejtën e ushtrimit të profesionit në vend, sipas përcaktimeve në rregulloren përkatëse. Pra, ky rregull fut në konkurrim mjekët që kanë marrë licencë, pasi kanë dhënë provimin e shtetit. Kjo ka bërë që institucioni i Urdhrit të Mjekut dhe Agjencia Kombëtare e provimeve të “bombardohen” nga pyetjet e mjekëve, të cilët ende nuk e kanë marrë licencën. Duket se presioni që ka kjo kategori është tejet i madh, për shkak se ata kërkojnë të arrijnë të arrijnë në fazën regjistruese të specializimeve. Burime nga Urdhri i Mjekut na thonë se për momentin nuk ka asnjë njoftim zyrtar se kur do të zhvillohet ky provim, ndërkohë që AKP-ja është duke përpiluar listat, të cilat sipas tyre do të bëhen publike brenda këtyre ditëve.

Tarifa

Tarifa vjetore e shkollimit për studentët që ndjekin programet specializuese afatgjata në fushën e mjekësisë, sipas përcaktimeve të këtij vendimi, është 115.000 lekë. Studentët e shpallur fitues paguajnë menjëherë, në llogarinë e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, 30 për qind të tarifës vjetore të shkollimit. Këstet e tjera arkëtohen sipas rregullores së miratuar nga Universiteti i Mjekësisë.

Neritan Gjergo/Shekulli
 
Titulli: Specializimet në mjekësi, publikohen 5 mijë pyetjet

po kete intervisten per ca e kane vene ?
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top