Specat ndihmojne ne sherimin e disa semundjeve

Kresha

A pretty face can never trick me


Speci i kuq, i verdhe, i shkurter me mish ose speci i vogel djeges jane pjese perberese e cdo kuzhine. Specat jane perberes te domosdoshem edhe te menyse vegjetariane, por edhe shume ushqimeve me mish.

Per ruajtjen e perberesve te rendesishem me i miri eshte i fresket. Speci i pagatuar, si dhe ai i pergatitur ne gjelle, ndihmon ne sherimin e shume semundjeve dhe problemeve. Perberesit e tij ne organizmin njerezor veprojne si antidepresive, antiseptike, diuretike dhe afrodiziake te fuqishem.

Ndersa, per sa i perket listes se semundjeve, tek te cilat vepron ne menyre efikase, ajo eshte shume e gjate. Speci ndihmon ne largimin dhe sherimin e avitaminozes, alergjive, anemise, astmes, arterosklerozes, angina pektoris, infarktit, hipertensionit, diabetit, kataraktit, impotences, renies se flokeve, osteoporozes, urinimit te veshtire, reumatizmit, verberine e pleqerise, hemorroideve.

Speci nuk ka vlere te madhe energjetike, prandaj eshte i pershtatshem per ushqim dietal. Edhe specat jane te pasur me minerale, vitamina, dhe perberes te tjere te rendesishem. Me konservim, vlera ushqyese nuk ndryshohet, ndersa sasia e vitamines C e cila eshte ne mase te madhe, mbetet gati e njejte si ne spec te fresket. Eshte deshmuar qe speci ka gati kater deri pese here me shume sasi te kesaj vitamine se sa limoni dhe portokalli. Per shkak te kesaj sasie te madhe, rekomandohet si shtese e obligueshme ne ushqim per forcim te imunitetit.

Ne speca, pavaresisht llojit dhe madhesise, gjenden edhe sasi te konsiderueshme te vitamines B, ku theksohen B1 dhe B2. Permban edhe vitamine E, se ciles i atribuohen vecorite antikancerogjene, vitamina A, acidin pantotenik, ndersa nga mineralet me se shumti ka kalium, fosfor dhe hekur. Sasia e ujit qe e permban eshte perafersisht rreth 89 per qind ndersa sasia e vajrave eterike ne fara varet nga sasia e pranise se alkaloidit kapsaicin.

Kapsaicini eshte materie specifike e cila i jep djegesine frytit. Varesisht prej sasise se kapsaicinit, specat ndahen ne te embel dhe djeges. Sidoqofte, per kapsaicinin dihet qysh moti se ka fuqi sheruese, sepse paraqet antiseptik te perkryer. Ne organet per tretje parandalon zhvillimin e baktereve te kalbjes dhe permireson tretjen e ushqimit me stimulimin e mukozes se zorreve. Rrit edhe nivelin e histamines, e cila paraqet sistemin kryesor te imunitetit te organizmit njerezor ndaj semundjeve reumatike.

Speci ka efekt te dobishem dhe ne qarkullimin kapilar siperfaqesor, por kjo duke iu falenderuar nje perberesi tjeter te rendesishem – citrines. Citrina ndikon ne elasticitetin dhe depertueshmerine e kapilareve, cka eshte e rendesishme ne sherimin e arterosklerozes. Speci eshte ushqim qe nxit apetitin, sepse ushqimet e pergatitura me te kane arome te vecante.

Besohet qe speci, e vecanerisht speci i vogel djeges, eshte afrodiziak i shkelqyer sepse zgjon disponimit dhe pasionin te njerezit. Bindja bazohet ne ndikimin e specit ne qarkullimin e rritur te gjakut. Gastronomi francez nga shekulli 17, Antelm Savarin, ne librin e tij “Fiziologjia e shijes” ka shkruar qe specat “i bejne femrat me te embla dhe perkulshme, ndersa meshkujt te deshirueshem”.

Pervec efektit afrodiziak, kesaj perime te lashte sheruese i atribuohet edhe qe ka fuqi stimuluese ne lekuren e kokes. Me sakte, pohohet qe parandalon shfaqjen e kokes tullace, per cka deshmojne kalabrezet te cilet hane sasi te medha te specave.

Ne Itali speci eshte perime e adhuruar. Deri ne ate mase, saqe ekziston “Academia Italiana del Peperoncino”. Spanjollet kane institutin e vet per spec, ndersa ne France ekziston shkolla per speca. Spanjollet e kane sjelle specin ne kontinentin evropian nga Amerika Jugore qe ne shekullin 15. Prej aty eshte perhapur kudo, ndersa lulezim te vertete ka perjetuar ne Hungari. Dhe tek ne sigurisht.

Shkalla e djegesise

Kimisti amerikan Wilbur Scoville qe ne vitin 1912 kishte zbuluar qe me zberthimin e ekstraktit te specit ne uje mund te matet djegesia e tij. Ne shkallen e djegesise qe mban emrin e tij, padiskutueshem qe vendin e pare e mban speci meksikan habanero. Ate e pason Scoch Bonnet, pastaj eshte Jamaica pepper dhe llojet tjera, ndersa nder specat jodjeges, ne vend te fundit eshte baburja e embel.

Sallata sheruese

Pasi qe speci ka efektin me te madh ne gjendje te fresket, duhet ta hani sa me shume si sallate. Sallata me se shpeshti mund te behet nese e ndani ne copa dhe i qitni kripe te detit, vaj ulliri dhe uthull molle. E pergatitur keshtu parandalon paradentozen, ftohjen dhe permireson shikimin.

Specat chili

Kapsaicina, e cila gjendet ne specat chili mund te perdoret si analgjetik per zvogelimin e dhimbjes pas intervenimit kirurgjik, pohojne hulumtuesit daneze. Mpirja te cilen e nxit kapsaicina parandalon transmetimin e dhimbjes deri te qendrat trunore qe e regjistrojne, keshtu qe pacienti kursehet nga kjo ndjenje e pakendshme, thote dr. Eske Asvang nga ekipi hulumtues.

Ne mbeshtetje te ketij pohimi eshte shembulli i pacienteve te cilet kane operuar zorren e trashe dhe pastaj kane marre kapsaicine. Ata, ne krahasim me pacientet qe nuk kane marre kapsaicine, kane ndjere dhimbje me te vogel pas operimit. Megjithate, dr. Asvang paralajmeron qe nuk eshte e keshillueshme qe pacientet te vendosin vete ne shtepi spec ne plage, sepse mund te shkaktojne infeksione. //keshilla
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top