Spanjë, gjendet ADN e eshtrave më të vjetra humane

Love

βeℓℓe â๓e
400 mijë vjet më parë nuk ka pasur teste genetike, kështu që paraardhësit tanë të antikitetit nuk dinin aq shumë gjëra mbi ta, sa ç’dimë ne tashmë për ta.

homo-heidelbergensis.jpg


Shkencëtarët kanë rindërtuar një genom mitokondrial thuajse të plotë të një paraardhësi human të antikitetit, eshtrat e të cilit u gjetën në Sima de los Huesos (gropën e kockave) në veri të Spanjës.

Kjo është ADN-ja më e vjetër e zbuluar nga një specie e hershme e ngjashme me njeriun, kanë bërë të ditur autorët e studimit në një shkrim për revistën “Natyre”.

Specia antike, prej nga janë zbuluar disa prej sekretet e saj genetike, përmes fragmenteve të eshtrave të një femuri (kocka më e gjatë e trupit të njeriut, ajo e kofshës së këmbës), me shumë mundësi nuk lidhet drejtpërdrejt me pemën familjare tuajën.

“ثshtë thuajse e qartë se ky nuk është një paraardhës i drejtpërdrejt i njeriut të sotëm”, tha Svante Paabo, një biolog në Institutin “Max Planck” për Antropologjinë Evolucionare, si dhe autori kryesor i studimit.

Megjithatë, tha ai, ky përfaqësues i një specieje të hershme të ngjashme me njeriun, i quajtur “Homo Heidelbergensis”, mund të jetë një paraardhës i periudhës së Neandertalit apo një grupi tjetër të quajtur Denisovanë.

Marrëdhënia genetike me Denisovanët, e zbuluar përmes kërkimeve të ADN-së së tij, është surprizuese, sepse eshtrat e “Homo Heidelbergensis” u gjetën në një shpellë që ka shumë karakteristika të ngjashme me Neandertalin.

Mbetjet e vetme të Denisovanëve vijnë nga Siberia, shumë larg prej Spanjës. “ثshtë një çështje e hapur se çfarë do të thotë kjo, ndaj dhe mendoj se kërkimet e mëtejshme në genomin bërthamor të këtyre “Homo Heidelbergensis” do të adresojnë këtë çështje”, tha Paabo.

A drawing shows what the species of Homo heidelbergensis might have looked like 400,000 years ago.
Top Channel
 
Back
Top