Spanja shpall gjendjen e jashtëzakonshme, vendos shtetrrethim mbarëkombëtar për të frenuar përhapjen e Covid-19

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez deklaroi të dielën një gjendje të dytë të jashtëzakonshme mbarëkombëtare, duke i dhënë pushtetit të tij fuqinë për të kufizuar liritë themelore dhe duke futur një shtetrrethim natën, ndërsa rastet e koronavirusit rriten në Spanjë.

Gjendja e jashtëzakonshme do të zgjasë për 15 ditë dhe mund të zgjatet deri në 9 maj, nëse zgjatja miratohet nga parlamenti.

Njerëzit në të gjithë Spanjën janë urdhëruar të qëndrojnë në shtëpi nga ora 11 e natës deri në orën 6 të mëngjesit, ndërsa grumbullimet janë kufizuar deri në gjashtë persona. Zyrtarëve lokalë u janë dhënë kompetenca për të kufizuar udhëtimet brenda dhe jashtë komuniteteve të tyre.

Ashtu si shumë shtete evropiane, Spanja ka qenë duke luftuar për të kontrolluar ringjalljen e shpejtë të Covid-19.

Kryeministri Sanchez e quajti situatën mbi përhapjen e sëmundjes ‘ekstreme’, duke vënë në dukje se ‘e gjithë Evropa tashmë ka miratuar masa për të kufizuar lëvizjen’ e njerëzve.

/Hashtag.al
 
Edhe mua ashtu .. mbase se eshte dimer .. apo ishte si pushim i pari .. por tani u be shume ?
 
Nuk e di perse me duket stermadhim boh !

Tshohim pas zgjedhjeve ne USA, teorite konspirative a do ja qellojne :p
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top