Titulli: Sot Holande-Sllovaki
Holanda në çerekfinale
‘Tulipanët’ kanë shënuar fitore jo aq të lehtë përballë Sllovakisë për të siguruar kualifikimin në çerekfinale të Kampionatit Botëror, Afrika e Jugut 2010.
Takimi i zhvilluar të hënën në Moses Mabhida Stadium në Durban, përfundoi me fitoren e holandezëve me rezultat 2-1.
Mesfushori i Bayern Munichut, Arjen Robben, pranoi një top të bukur nga ثesley Sneijder dhe në mënyrë mjeshtërore arriti ta mposhtë portierin Jan Mucha (18’).
Edhe pse ishte parashikuar që Sllovakia do të jetë një kundërshtar i lehtë për Holandën, kështu nuk ndodhi, pasi që sllovakët ishin mjaftë solidë në këtë përballje.
Megjithatë një dalje e gabuar e portierit Mucha në fund të ndeshjes (84’), shoi shpresat e Sllovakisë për barazim, pasi që Holanda realizoi edhe golin e dyte me anë të Sneijder, i cili u asistua nga Dirk Kuyt.
Në minutat shtesë të takimit, u akordua penallti në favor të Sllovakisë, që e shndërroi në gol Robert Vittek.
Në çerekfinale, Holanda do të luajë kundër fituesit të takimit mes Brazilit dhe Kilit, që zhvillohet të hënën mbrëma. /Telegrafi/