​Sot ekuinoksi pranveror

ida angel

:)
V.I.P
​Sot ekuinoksi pranveror, dita barazohet me natën

Sot është ekuinoksi pranveror, ku dita barazohet me natën. Fenomeni astronomik për këtë vit nis në orën 10.28 minuta. Ndërsa në vjeshtë do të ndodhë më 22 shtator në orën 20:02 minuta.
Ndërsa në hemisferën e veriut ndodh ekuinoksi pranveror, në hemisferën e jugut nis vjeshta. Dita e parë e pranverës do të zgjasë 12 orë e pesë minuta. Dielli do të lindë në orën 5 e 39 minuta, ndërsa do të perëndojë në 17 e 44 minuta.
Pranvera do të zgjasë deri më 21 qershor, kur me kalendar fillon vera.

Shiko fotografinë 1428110

Por, llogaritja verore e kohës do të fillojë natën mes datës 25 dhe 26 marsit, kur akrepat e orës do të zhvendosen një orë para.hqiptarët, fillimin e pranverës e kanë të lidhur me tokën dhe punët e bujqësisë. Për vende si Turqia dhe India ajo konsiderohet një feste familjare, ndërsa për popullin iranian ekuinoksi i pranverës shënon ditën e parë të vitit.Ekuinoksi në astronomi është ai çast kohor (jo një ditë e plotë) kur qendra e Diellit mund të vëzhgohet drejtpërdrejt sipër ekuatorit tokësor. Thuhet edhe kur dielli bie në pus, domethënë pasqyrimi i diellit në një pus, fenomen që nuk ndodh dhe nuk mund të verifikohet në asnjë paralel tjetër tokësor. Në këto dy data, dita dhe nata janë të barabarta, secila nga 12 orë.

Gjatë baraznetëve, dielli lind saktësisht në lindje dhe perëndon me saktësi në perëndim.Ekuinokset ose baraznetët mund të mendohen edhe si pika në qiell. Edhe pse drita e ditës bën që yjet të mos shihen, duke e bërë të vështirë vendndodhjen e Diellit në lidhje me trupat e tjerë qiellorë, Dielli ka një vendosje të përcaktuar lidhur me yjet e tjerë. Ndërsa Toka rrotullohet rreth Diellit, vendndodhja e dukshme e diellit zhvendoset në një rreth të brendshëm gjatë një viti. Ky rreth quhet ekliptikë, dhe është edhe rrafshi i orbitës tokësore drejtuar mbi sferën qiellore
kosovapress.com
 
mireserdhe pranvere....e te shtunen nderrohet edhe ora... :( me pak gjume tashi :)
 
Na cuditen koken me keto festa...njehere dita e veres e tani dita e pranveres ahahahah,vetem kur mendon qe do fleme nje ore me pak ca ti gz kesaj :P
 
Na cuditen koken me keto festa...njehere dita e veres e tani dita e pranveres ahahahah,vetem kur mendon qe do fleme nje ore me pak ca ti gz kesaj :P

nuk eshte feste moj...eshte dita zyrtare sipas ekuinoksit qe ndodh ne gjithe globin...:P

feste eshte pasneser , sulltan nevruz dhe jemi pushim :P
 
Na cuditen koken me keto festa...njehere dita e veres e tani dita e pranveres ahahahah,vetem kur mendon qe do fleme nje ore me pak ca ti gz kesaj :P

Edhe feste te ishte prap sdo ishte keq, vetem nga festat qe s'vjen e keqja :) me mire paqe sesa lufte :)

Sado qe ky ndryshimi i ores ne pranvere na ben cik me dembel per punen e gjumit une prap e adhuroj pranveren, zgjatjen e dites rilindjen e bimesise e cdo gje qe lidhet me pranveren.Problemi vetem eshte tek ndryshimi i gjakut i cili shoqerohet me lodhje keputje trupi,pergjumje....por po te ham shendetshem apo qoft dhe marjen e vitaminave ne formen e tabletave cdo gje perjetohet me sukses
 
Po jo moj jo ..po me vinte inat pse feste e pushim tani qe une e kam pushim e jo vitet e tjera kur punoja ahahah,u ndjeva e pa fat e cik xheloze :P

Shiko e bukur pranvera nuk them vetem me kete ceshtjen e gjumit na e prish fare terezine apo s'jena e gjumashe ne :po:
 
Feste pagane, ne nuk na lidh asgje me kete feste. Ne kemi festat tona, sot festohet santa Alekssandra, e santa klaudia...:)
 
Eshte nje dashuri ne vete kur fillon e zgjatet dita, une e adhuroj diten e gjate,si dua ditet e dimrit qe erren shpejt.
 
Ca eshte kjo gjeja? Ekuinoksi me i llaf?
 
Ca eshte kjo gjeja? Ekuinoksi me i llaf?

ekuinoksi vjen nga latinishtja equinoks(baraznata) ku dita barazohet me naten , dmth dita eshte e barabart me naten secila nga 12 ore
Ne vit ka dy ekuinokse gjithsej, e para eshte data e 20 marsit eshte per ekuinoksin e pranveres, dhe e dyta eshte e 22 shtatorit eshte i vjeshtes e quhet ekuinoks i vjeshtes.
 
Lexova qe do ndodhte fenomeni i henes roze.
Nje fenomen i rralle, nativet amerikanet e quanin qe kjo ndodhte per shkak te ardhjes se pranveres.
 
Lexova qe do ndodhte fenomeni i henes roze.
Nje fenomen i rralle, nativet amerikanet e quanin qe kjo ndodhte per shkak te ardhjes se pranveres.

Sa paske pi tamarrsha:P paska ardh pranvera heret te ti lol
 
Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top