Sot Dita Ndërkombëtare e Refugjatëve

redi-

Anëtar i Respektuar
NJU JORK-Në botë sot shënohet Dita ndërkombëtare e refugjatëve.

Komisioneri i lartë i KB-së, Antonio Guteresh paralajmëroi se është gjithnjë më vështirë kthimi i njerëzve në shtëpitë e tyre për shkak të konflikteve që po zgjasin në vendet e tyre.

Sekretari i përgjithshëm k KB-së, Ban Ki-mun këshilloi që refugjatët të ciët janë privuar nga shtëpitë e tyre, "nuk duhet të privohen kurrë nga ardhmëria e tyre".

Numri i refugjatëve në botë relativisht është i pandryshuar dhe arrin 15,2 milionë njerëz.

Ngas këta, në shtëpitë e tyre, gjatë vitit të kaluar janë kthyer vetëm 251.000 refugjatë. "Ky është niveli më i ulët i refugjatëve të kthyer vullnetarisht në 20 vitet e kaluara", theksoi Guteresh.

KB njoftoi se gradacela e Empajer Stejt Bilding për herë të parë do të ndriçohet me ngjyrë të kaltër me rastin e shënimit të Ditës ndërkombëtare të refugjatëve. Me ngjyrë të tillë do të ndriçohen dhe Koloseumi në Romë dhe për herë të parë ura e lumit Ibër i cili e ndan Mitrovicën.

Edhe këtë vit numri i të shpërngulurve për shkak të përleshjeve në shtetin e ytre është rritur me katër për qind dhe si shkak kanë shërbyer konfliket në në RD të Kongos, Pakistan dhe Somali.

Krahas 4,8 milion palestinezve të cilët janë nën mandat të veçantë në agjencinë e KB-së, të tjerë refugjatë për të cilët kujdeset UNHCR janë nga Afganistani - 2,9 milionë, Iraku 1,8 milionë dhe Somalia 680.000 persona.

Rreth 5,5 milonë refugjatë jetojnë në 21 shtete në kushte të krizës të refugjatëve të vazhduar, ndërsa një pjesë e madhe e tyre jetojnë në atë status pesë dhe më shumë vjet.

(d.b/MIA/BalkanWeb)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 10.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 20.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 10.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 30.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 20.0%
Back
Top