Sondazhi/ Shumica e shqiptarëve të pakënaqur me punën, ja arsyet

AnGeLiC

VIP
V.I.P
pune.jpg

Një sondazh mbi nivelin e kënaqësisë në punë është realizuar për herë të parë në Shqipëri dhe Kosovë. Anketa u bë e mundur nga EP & Partners Consultancy shpk (EPPC) me pjesëmarrjen e qytetarëve që kanë aktualisht një pozicion pune në qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe Kosovë.

Në sondazhin mbi kënaqësinë që të plotë e gjeni këtu, u përfshinë 1,429 persona.

Dalina Gjicali, nga EPPC shpjegon se çdo pjesëmarrës iu përgjigj 12 pyetjeve gjithsej, nga të cilat 7 kishin të bënin me ndarjen demografike dhe 5 me perceptimin e të anketuarve mbi punën.

Pyetjet e lidhura me punën, ishin një test për të kuptuar sa ndjehen komodë në institucionin apo kompaninë që ata punojnë.

Pjesëmarrësit në sondazhin e realizuar në Shqipëri dhe Kosovë, u pyetën sa ishin të kënaqur nga puna aktuale dhe sa shanse kishte që brenda një viti të kërkonin punë diku tjetër.

Prej tyre 53 për qind janë të pakënaqur, 11 për qind shumë të pakënaqur, 30 për qind të kënaqur dhe 7 për qind shumë të kënaqur.

Kështu, në Shqipëri dhe Kosovë, kjo shifër arrin në 64 për qind. Ndërsa në botë, 48 për qind e të pyeturve nuk janë të kënaqur me punën që bëjnë.

Erald Pashaj, administrator dhe themelues i EPPC, tha: “Sikurse tregohet edhe në grafikët e detajuar, kënaqësia është më e lartë mes punonjësve me paga të mesme e të larta, punonjësve me përvojë dhe atyre që banojnë në Kosovë.

Kurse pakënaqësia është më e lartë mes punonjësve me paga të ulëta dhe kryesisht atyre që janë më të rinj”.

Pashaj evidenton edhe faktin se 52% e të anketuarve mendojnë të kërkojnë punë të re.

Nga sondazhet në botë shifra e atyre që kërkojnë punë të re është pak më e lartë në 55 për qind.

Nga 12 arsyet e ofruara për kuptuar çfarë i shtyn të anketuarit që të kërkojnë punë të re, rezulton se paga është faktori më i rëndësishëm.

Aspekti financiar është mjaft i rëndësishëm siç mund të shihet nga fakti se është arsyeja kryesore pse të anketuarit kërkojnë punë të re dhe njëkohësisht më të kënaqur nga puna janë ata që kanë rroga më të larta.

Por paga nuk është çdo gjë.

Pjesëmarrësit në sondazh rendisin pesë aspektet më të rëndësishme të punës: vlerësimi për punën që bën, aspekt që e konsiderojnë të rëndësishëm, 71 për qind e të anketuarve.

Gjithashtu, cilësohen prej të anketuarve si të rëndësishme, dhe aspekte të tjera si respektimi i punonjësve në punë, siguria si dhe atmosfera në vendin e punës.

Dukuri serioze që u vërejt në sondazh ishte mosrespektimi i Kodit të Punës në Shqipëri dhe Kosovë.

Të anketuarit shprehen të pakënaqur për faktin se një numër i tyre nuk kanë kontrata pune dhe aty ku kanë, në disa raste nuk respektohen.

Një tjetër shqetësim i shprehur është orari i punës i zgjatur dhe i papaguar si dhe mungesa e pushimeve në fundjavë dhe në ditët e festave zyrtare.
Lexo al
 
Eraldi perpara se te dali ne perqindje mbi pakenaqesite le te shohi pak preiudhen kur ishte CFO i DHL...te mblidhte pakenaqesite qe shkaktonte ne staf e tek ata qe bashkepunonte..njeshtaz kjo

Sa per pjesen e EPPC qe drejton, te mesoj se ne oret e trajnimeve qe organizon duhet jo vetem te flasi, por edhe te degjoj....

Kaq kisha per Eraldin, per pakenaqesite ne lidhje me 12 pikat e tij mendoj se ne kemi lindur natyra te pakenaqura e sdo na kenaqi kodi i punes hic edhe te repsektohet.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top