''Solistici veror'' ja pse eshte speciale dita me e gjate e vitit

ida angel

:)
V.I.P
21 qershori është dita më e gjatë e vitit dhe përkon pikërisht me të ashtuquajturin “Solistic të verës”, ku drita zgjat ekzaktësisht 15 orë e 46 minuta.

E këtë vit, solstici ndodhi saktësisht në 1:09, duke dekretuar fillimin e verës boreale. Nga këndvështrimi astronomik, kjo do të thotë se Dielli, në lëvizjen e tij, mbërrin në distancën maksimale veriore nga Ekuadori.
Pra, sot, ylli ynë bën itinerarin më maksimal që në përgjithësi përshkon gjatë të gjithë vitit. Për të pasionuarit pas këtyre fenomeneve mjafton të vërehet dielli, që ka një diferencë të jashtëzakonshme e mahnitëse në pozicionin e vet, si gjatë lindjes, ashtu edhe në perëndim.


Shiko fotografinë 1729409
Ndërkohë, në emisferën mdidile ndodh ezkaktësisht e kundërta, pasi aty 21 qershori përkon me solsticin e dimrit, ose më saktë dita më e shkurtër e vitit, me Diellin që është në lartësinë më minimale kundrejt horizontit.


Gjithsesi duhen sqaruar edhe disa ide të gabuara. I nxehti i madh nuk vjen nga fakti që Toka gjendet më afër Diellit. Mjafton të mendohet se te neve ndodh ekzaktësisht e kundërta, përderisa planeti gjendet në një distancë maksimale nga ylli i vet. Kështu, distanca Tokë-Diell nuk ka aspak të bëjë me stinët. Këto në të vërtetë ndikohen nga përkulja e aksit tokësor në 23.5 gradë. I nxehti varet nga rrezet e lëshuara nga Dielli, në mënyrë perpendikulare mbi hemisferën e veriut. .

Gjithashtu duhet sqaruar edhe se 21 qershori s’përkon as me ditën më të nxehtë të vitit. Quhet termostatacion fenomeni, për të cilin periudha më e nxehtë spostohet përreth fundit të korrikut, për faj të atmosferës tokësore. Në të njëjtën mënyrë, në fund të janarit, spostohet edhe dita më e ftohtë e vitit.(IKUB)
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top