Sofra Shkodrane

Shkodra e jareve e maragjylit,
Shkodra e bejtave e humorit,
Për kangë ia kalojmë bylbylit,
Për hardhek shkojmë der' n’grykë t’vorrit...

Mbushun bahçet me shebojë,
Marakli na si kurrkush,
Se veç k’tu lind nji Bik Ndojë,
Se veç k’tu lind Shyq Alush.

Se veç k’tu lind Bik Pepa,
Se veç k’tu lind Gëzim Kruja,
Tef Palushi e Kolec Pepa
dhe i madhi Mërgim Muja ...

Jem' shkodranë, jem' si kurrkushi,
E tuj qesh ne na shkon moti,
I paharrum Tano Banushi,
Nuk vjen ma si Zyl Miloti ...

Kryeqyteti i luleborës
Tanë Shqipnisë ia ndez fitilin,
s'ka nji t’dytë si Osja i Falltores,
s'ka nji t’dytë si Bujar Qamilin ...

S'po përmendi ma shumë emna,
Se kam frikë se po gaboj.
Qysh se lindim e kena n’vena,
Vetëm qejf deri t’shkojmë n’Shtoj ...

Shkodra e qejfit e hardhekut,
Kavaliera n'verë e n’dimën.
Nuk u l’shume kurrë mbas lekut
E për nj'atë shumë na kthejnë shpindën ...

"Djepi i kulturës" - gjithmonë kanë thanë
E në fakt asht e vërtetë.
Me kenë shkodran tana i ban,
Biles i ban qysh se je n’djep ...

Për ty Shkodër tanë krenohna,
Je ma e mira n’tanë dynjanë,
N’kallabllëk tanë lezet çohna,
Për me thanë: "Unë jam shkodran!"

Shkodra e bukur, e bukur shumë,
Shumë furtunave u bane ballë!
Det, liqen , mal edhe lumë,
K’si qytetit gjindet rrallë ...

Me artista pa mbarim,
Me peizazhe qe shoq s'kanë,
Veç tek ti na gjejmë shërim,
Jem' krenar që jem' shkodran ...

T’kanë ikë djemtë anembanë botës,
E për ta s’na thahet syni,
Se nj'ata janë gjaku i Shkodrës,
Janë yndyra e janë t’lyni ...

Kur kanë ikë, na hapen varrën,
N’emigrim asht shumë e randë,
Por e dijnë si me e majtë barrën,
S’asht kollaj me kenë shkodran ...

Shkodër - locen përfaqsojnë,
Janë krenarë të k’saj embleme,
E kanë n’gen e s'kanë kah shkojnë,
Asht me t’lindun , s'asht me t’bleme ...

Unë njiktu po i jap fund,
Tana t’mirat tanë shoqnisë,
Porsi Shkodrën s’gjeni kund,
Kryqyteti i tanë Shqipnisë ...

Fatmir Bashli! ( 13 / 5 /2020 )
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top