Sofokliu

CoNNecT

Administrator
Sofokliu, së bashku me Eskilin dhe Euripidin, janë tre poetët më të mëdhenj të tragjedisë greke. Jetoi në periudhën e lulëzimit të qytetit-shtet të Athinës.
Lindi më 497 para erës së rè, në një fshat piktoresk afër Athinës, në Kolonë, bukuritë e të cilit i këndoi me frymëzim në vargjet e tragjedisë së tij të fundit "Edipi në Kolonë": "Kolona dritëplotë/ ku zëëmbël bilbil/ këndon në pyllin gjetheblertë,/ ku fryn me gaz flladi i freskët,/ edhe hardhia, dhunti e Bakut/ fruta të bollshme na sjell". Që i ri, Sofokliu mori një edukatë shumë të mirë në pregatitjen fizike dhe mendore, ashtu siç e kërkonte tradita e epokës. Për bukurinë fizike dhe aftësitë e tij muzikore e letrare, në moshën 17 vjeçare u zgjodh të drejtonte korin e të rinjve që do të këndonte me rastin e fitores së grekëve kundër ushtrisë përse pranë ishullit të Salaminës, në vitin 480. Kjo, dhe fitore të tjera përpara dhe pas luftës së Salaminës, betejat kundër dërgatave të njëpasnjëshme ushtarake të monarkisë përse, ngritën lart shpirin e popullit të vogël trim e liridashës të Athinës dhe zgjuan vetëdijen e tij për nevojën e bashkimit, në mbrojtje të çështjes së përbashkët për ta ndier veten si një forcë e vetme politike e kulturore.
Sofokliu mori pjesë në konkurset tradicionale më tepër se njezet herë, tetëmbëdhjetë herë zuri vendin e parë dhe më të rrallë të dytin, asnjëherë vendin e tretë. Nuk udhëtoi kurrë jashtë atdheut të tij, Atikës, që e donte aq shumë sa që shtyu çdo lloj ftese që i bënin sundimtarët e ndryshëm për ta pasur në oborret e tyre.
Pas shfaqjes së tragjedisë "Antigona" në vitin 442, Sofokliu u bë kaq i njohur dhe i dashur, saqë u zgjodh midis strategëve, së bashku me udhëheqësin e shtetit të Athinës, Perikliun, për të drejtuar flotën athinase kundër ishullit Samos. Por gjatë kësaj dërgate poeti nuk u shqua si strateg. Madje edhe vetë e pranonte se nuk kishte aftësi të veçanta në punët e luftës dhe të politikës.
Sofokliu pëlqeu më tepër t'i kushtohej dijes dhe artit, të ruante qetësinë shpirtërore, larg joshjes për të marrë ofiqe politike. Me mendje të freskët e të kthjellët ai jetoi 91 vjet. Vdiq më 406 para erës së Re. (1)
 
Veprat

Sofokliu ka qenë poet shumë pjellor. Siç dëshmojnë autorët antikë, ai shkroi rreth 123 tragjedi, nga të cilat kanë mbetur shtatë të plota, si dhe drama satirike "Ihneutet" (Kërkuesit e gjurmëve). Edhe nga kjo dramë kanë humbur shumë vargje.
Të shtatë tragjeditë e humbura sipas redit kohor kur janë shkruar janë: "Ajaksi", "Antigona", "Edipi në Kolonë". Nga të 115 veprat, nga të cilat njihen vetëm titujt, kanë mbetur diçka më shumë se një mijë fragmente. Të gjithë subjektet e tragjedive dhe të dramave satirike, Sofokliu i ka marrë nga mitologjia dhe legjendat e ndryshme. Burim i pashterrur, si për shkrimtarët e tjerë, dhe për Sofokliun, janë poemat e Homerit.

AJAKSI. Tragjedia "Ajaksi" ka në themel të saj ngjarjen e njohur në këngën XI të "Odisesë"(2) . Ajaks Telamoni, heroi më i fortë pas Ajaksit në luftën e Trojës, është fyer rëndë nga prijësit grekë Agamemnoni dhe Menelau, sepse armët e Akilit nuk ia dhanë atij, por Odiseut. i tërbuar nga kjo padrejtësi, mendon të bëjë kërdinë tek ata që ia patën me të pabesë. Hyjnesha Atenë, e çmend Ajaksin, i cili në valën e marrëzisë, sulet mbi një kope bagëtish duke e mbytur dheun me gjak. Mbasi vjen në vete dhe bëhet i vetëdijshëm për veprën e tij qesharake, hidhet mbi shpatën e tij dhe gjen vdekjen. Jeta pa nder dhe lavdi, për të vazhdon tani midis vëllait të heroit, Teukrit, dhe dy Atridëve, Menelaut dhe Agamemnonit, lidhur me varrosjen e tij. Të dy vëllezërit Atridë ngrihen kundër Teukrit që bën çmos të varrosë të vëllanë, Ajaksin. Lëmshi zgjidhet me ndërhyrjen e Odiseut, i cili lejon që kundërshtari i ardhjes për atë që e çmonte së tepërmi: "Ndër Argiet,/ q'erdhnë në trojë, pas Akileut/ s'kam parë burrë më trim se ky".

EDIPI MBRET. Tragjedia sa madhështore aq edhe komplekse në shtjellimin e linjës së subjektit është "Edipi mbret". Në këtë vepër poeti trajton problemin e fatit të paracaktuar dhe përpjekjet njerëzore për të mënjanuar atë. Pasojat e fatit të mbretit të Tebës, Llait, do të rëndojnë mbi fatin e djalit të tij Edipit, dhe në atë të fëmijëve të tij. Kjo vazhdë fatkeqësish që bie mbi një familje të tërë, do të tregohet edhe në dy tragjeditë e tjera, te "Antigona" dhe "Epidi në Kolonë" të cilat krijojnë me tragjedinë e parë"Epidi mbret" një lidhje shumë të ngushtë.
Sipas orakullit, intrepretuesit në tokë të vullnetit të perëndive, Edipit i ishte paracaktuar një fat i rëndë, të vriste të atin e të martohej me të ëmën, Jokastën. Ky njeri kaq i mirë, i cili mishëron idealin e sundimtarit të drejtë e të urtë që i sjell kaq të mira atdheut të tij Tebës, kryen në mënyrë të pavetëdijshme krime të tmerrshme. Por Edipi nuk rri duarlidhur, vepron për t'ia nështruar fatin vullnetit të tij. Kjo fle për optimizimin dhe besimin e heroit në forcat e veta, dhe kjo përbën shtratin e tragjedisë, e cila mbart një ide kaq përparimtare dhe të guximshme për atë kohë: luftën kundër fatit.

EDIPI Nث KOLONث. Pas verbimit të tij, fati i Edipit më tej trajtohet në tragjedinë "Edipi në kolonë" ai largohet nga teba për të gjetur strehimin e tij të fundit në kolonë, në vendlindjen e Sofokliut.
Mbreti i Tebës, Kreonti, kërkon të kthejë Edipin në qytetin e tij, sepse sipas profecisë së orakullit, vendi ku do të vdiste Edipi, do të bëhej i lumtur e i begatë. Por Edipi nuk largohet nga ai vend, mbreti i të cilit, Tezeu, e priti me aq bujari.
Skenat që pasojnë e bën gjithnjë më të bukura e më prekëse. Edipi, i lajmëruar nga Zeusi se i ka ardhur fundi, i shoqëruar nga Tezeu dhe i ndjekur nga sytë plot lot të qytetarëve që e shikojnë për herë të fundit, niset drejt pyllit të shenjtë të Eumenideve. Aty mbaron me një vdekje të çuditëshme. Zhduket papandehur për çudinë e të gjithëve. Epidin e thirrën në gjirin e tyre perënditë. i martirizuar prej tyre, ai tani shpërblehet për të gjitha vuajtjet që hoqi." Kjo është një sfidë e dhimbshme kundër atyre fuqive që e drejtojnë fatin e njeriut në mënyrë të egër e tekanjoze.

ELEKTRA. Një tjetër vepër e shquar është tragjedia "Elektra", subjekti i së cilës është marrë nga cikli mitologjik mbi Atridët. Ngjarjet e tragjedisë shtjellohen në situata të ngjashme të "Koeforeve" të Esikilit: në të dyja veprat Oresti rritet e bëhet burrë në dhè të huaj. Ai është vazhdimisht i shoqëruar nga miku i tij besnik Piladi. Tek të dy tragjeditë Oresti vë në provë të motrën duke iu shfaqur në fillim si i huaj, pastaj ndodh çasti i rinjohjes. Por secili nga këta dy poetë të mëdhenj ka vënë në vepër vulën e personalitetit të tij si artist. Ndërsa te Eskili rolin kryesor e ka Oresti, Sofokliu vë motrën e tij, Elektrën, në qendër të vëmendjes. Oresti nuk është veç krahu, shpirti është e motra. Të dy janë të vendosur dhe s'kanë asnjë luhatje në çastin kur ngren dorën dhe vrasin nënën e tyre, Klitemnestrën.
Elektra është shumë e afërt me Antigonën për nga foca e vullnetit, nga vendosmëria për të kryer atë detyre që ajo e quan të shenjtë.

TRAHINIET. Kjo tragjedi nga njëra anë i thurr himn madhështor ndjenjës fisnike të dashurisë, nga ana tjetër ngre një problem të rëndësishëm shoqëror fatin e dhimbshëm të gruas në Greqinë e lashtë. Burri i lejonte vetes gjithçka që nuk ia lejonte gruas së tij, nga e cila kërkonte besnikëri dhe nënshtrim.
Sofokliu erdhi në letërsi si një risitar i shquar. Nga risitë që solli poeti në dramaturgjinë greke, rëndësi të veçantë ka futja e aktorit të tretë në skenë. Kjo bëri që të zvogëlohet roli i korit dhe tragjedia të çlirohet nga fryma e saj e dikurshme si kanate. Pjesëmarrja e njëkohëshme e tre aktorëve në skenë i dha veprimit dramatik më tepër hapësire e tendosje. Kjo risi që solli Sofokliu, u huazua edhe nga bashkëkohësi i tij Eskili në trilogjinë "Orestia".
Arti i Sofokliut dallohet për vizatimin e karaktereve sa të fuqishme, aq edhe të natyrshme e njerëzore, për vendosjen e konfliktit në situata të mprehta e befasuese, për krijimin me mjeshtëri të linjave dhe episodeve që lidhen natyrshëm me nyjen kryesore të veprimit.
Në tragjeditë e Sofokliut ndërthuren në një shtrat të përbashkët notat epike monumentale me lirizmin e hollë të ndjenjave të brishta e të bukura të njeriut. Komediorafi i madh Aristofani, në veprën e tij "Paqja" duke kënduar të mirat që ajo i sjell njerëzimit, shikon te Sofokliu edhe anën lirike të veprës së tij: "Po kjo mban erë fruta vjeshtarake,/ gaz mysafirësh, qejfe Dionisiane/, fyej, mëllenja, këngë sofokliane".
Tragjeditë e Sofokliut, janë burim i pasur për të njohur shqetësimet dhe idealet që e frymëzuan poetin për të shënuar një nga kulmet më të lartë në dramaturgjinë botërore.
 
Titulli: Sofokliu

U mundova ta gjej Antigonen ne Shqip, por nuk arrita, dhe solla ketu kete mbi nje nga veprat e mija te preferuara te Sofokliut.

ANTIGONA (greq. Antigone)- e bija e Edipit, mbretit të Tebës dhe bashkëshortës së tij Jokastës, një prej personazheve më të mëdha të mitologjisë greke dhe të letërsisë dramaturgjike botërore. Meritë për famën e saj ka Sofokliu. Antigona e tij, së bashku me Mbretin Edip, hyn në radhën e veprave më të njohura të letërsisë dramaturgjike dhe deri më sot është pjesë e trashëgimisë së kulturës antike. Në fillim Antigona ishte njëra prej personazheve epizodike të miteve të lashta tebane për Edipin dhe luftën „të shtatë kundër Tebës". Më vonë ngritet në trimëreshën e vërtetë të madhësisë dhe fisnikrisë klasike. Kështu të kuptuar Sofokliu Antigonën e shndërron në bartëse të mosmarrëveshjeve në mes „ligjeve të ndryshueshme të njerëzve", cënimi i të cilëve shkakton dënimin e patronit dhe të „ligjeve të amshueshme'' të morailit dhe të religjionit, thyerja e të cilëve shkakton turpin e gijthmbarshëm dhe për pasojë ka denimin e zotërave. Jo vetëm bartësin, por edhe viktimën tragjike të këtij konflikti.

Fisnikërinë e vet dhe besnikërinë ndaj ligjeve të larta, të pashkruara të moralit, Antigona për herë të parë i ka dëshmuar gjatë dëbimit të babait të saj nga atdheu. Edipi ishte i detyruar ta braktisë Teben, se u hap lajmi se duke mos ditur e ka vrarë babain e vet dhe u martua me Jokastën, të vejën e tij, përkatësiht me nënën e vet. Jokasta, pasi që mëson për këtë virret, kurse Edipi në dëshpërim verbohet. Populli i Tebës, i cili deri më ateherë e ka dashur dhe e ka nderuar për shkak të meritave të tij për shtetin, menjëherë fillon të kërkojë që të përmbyset nga froni dhe të ndiqet si „profanizues" i qytetit. Kreonti, vëllau i Jokastës, së pari e mbron Edipin fatëzi, por kur dëbimin e tij e kërkonin djemt e tij, Eteokli dhe Poliniku, merret vesh me ta dhe e përsekuton Edipin. Izmena, e bija më e vogël e Edipit, në të vërtetë, e ruajti dashurinë ndaj babës, mirëpo, Antigona këte edhe e dëshmon. Vullnetarisht shkon në mërgim me babain e vet të verbët për ta mbrojtur dhe për ta ndarë me të fatin e tij të rëndë.

Së shpejti pas largimit të Edipit dhe Antigonës nga Teba, Eteokli dhe Poliniku bijnë në konflikt për shkak të pushtetit. Eteokli i bashkohet Kreontit dhe e dëbon Polinikun. Poliniku strehohet në Argë dhe atje i gjen aleatët me ushtrinë e të cilëve niset për në Tebë. Orvatej që për kauzën e vet ta përfitojë edhe Edipin se nga profecia ka mësuar se në betejën për Tebën do të ngadhënjejë ai, në anën e të cilit do të jetë Edipi. Aq më tepër, për shkak të negociatave të turpshme me babain muar mbi vete mallkimin e tij: „Para se ta pushtosh Tebën, do të rrëzohesh i përgjakur. Dhe dije, se me ty do të vritet edhe Eteokli". Kështu Edipi në mënyrë të barabartë ua ndanë trashëgimin e vet djemve.
Mallkimi i tmerrshëm u plotësua: të dy vëllazërit u vranë në betejën reciproke, kurse mbret i Tebës u bë Kreonti.

Pas ngadhënjimit mbi argeasit, Tebanët ia përgatitën Eteoklit varrimin solemn, kurse trupin e Polinikut, sipas urdhërit të Kreontit, e lanë mbi dhe nën mure, për arsye se e ka sjellë ushtrinë e huaj kundër Tebës. S'do mend se Poliniku me luftën kundër Tebës, vendlindjes së vet, ka bëre krim. Mirëpo, a ka qenë i pafajshëm Eteokli? A ka guxuar Kreonti që me të drejtën e ngadhënjimtarit ta dënojë Polinikun, me turpin më të tmerrshëm dhe me dënimin e përjetshëm? Kufoma e Polinikut nuk u varros dhe kështu u është lënë në mëshiren e mishngrënësve dhe qenve të egër, kurse shpirti i tij nuk ka mundur të shkojë në mbretërinë e të vdekurve që aty:ta gjejë pushimin pa u varrosur. Vendimi i Kreontit, në të vërtetë, nga aspekti juridiko-shtetëror ka qene i drejtë, mirëpo, bie në kundërshtim me ligjet e larta të cilat urdhërojnë që i vdekuri të varroset. Vëçmas biente në kundërshtim me ligjet më të shenjta të cilat i lidhin kusherirët e afërt. Për këtë airsye Antigona vendosi që vëllaut të vdekur t'ia bëjë nderimin e fundit, pavarësiht që Kreonti iu ka kërcnuar atyre që do ta thyejnë urdhërin e tij. U përpoq që motrës së vet, Izmenës, t'ia mhushë mendjen, që të marrë pjesë në varrim, por nuk mundi ta mposhtë frikën e saj. Prandaj vellaut të vdekur vetë ia bëri nderimet e fundit.

Kreonti në afërsi të trupit të Polinikut i ka vendosur rojet të cilëve u është urdhëruar që secilin që dëshiron ta varrosë menjëherë ta arrestojnë dhe ta sjellin në pallat. Zotërat u pajtuan me vendimin hyjnor të Antigonës. Prandaj e shkaktuan shtërngatën dhe fushën nën mure e mbuluan me një re, kështu që rojtarët e vërejtën Antigonen mu atëherë kur kjo e mbulonte trupin e Polinikut me dhe dhe kështu simbolikisht e varrosi. Menjëherë e sjellin para Kreontit, i cili e sulmoi me sharje e fyerje dhe kërkoi prej që ta pranojë krimin e vet. Antigona veprën e vet nuk e mohonte: „E kam shkelur ligjin e mbretit, por e kam kryer detyren ndaj vëllaut të vdekur, sipas ligjeve të pashkruara dhe vullnetit të zotërave. Nuk kam bërë krim, por vepër të përshpirtshme, dhe në qoftë se përshpirtshmëria sipas ligjeve laike është e dënuar, atëherë nuk i frikësohem vdekjes, por përkundrazi mallëngjehem për të".

Fjalët e Antigonës e tërbuan Kreontin. Urdheroi që Antigona veprën e vet ta paguajë me jetë dhe me të edhe motra e saj, për të cilën ka qenë i "bindur se i ka ndihmuar me rastin e varrimit. Izmena e frikësuar gjet në vete fuqi që fatin ta ndajë me Antigonën, por Antigona nuk lejoi që kjo të kryhet. Populli teban, i cili në turma tubohej para pallatit të Kreontit, qëndronte në heshtje. Në të vërtetë, e pa, se Antigona ka vepruar mirë kur e ka kryer ligjin më të lartë, se sa është ligji i mbretit. Por frika prej Kreontit ia ka mbyllur gojën. Vetëm Hemoni, i biri i Kreontit dhe i fejuari i Antigonës, pat guxim që t'i kundërvihet urdhërit të vrazhdë. Së pari u përpoq për ta bindur se ka vepruar mirë dhe se me këtë popull pajtohet dhe më ne fund e akuzoi se i ka shkelur ligjet e zoterave dhe e qortonte se zbatimi i urdhërit të tij në të ardhmën do të shkaktojë shumë vdekje. Kreonti ishte tepër i zemeruar për t'i pranuar fjalët e Hemonit. Populli i Tebës, përkundër frikës kundërshioi dhe Kreonti qe i detyruar që të lëshojë pe.Pastaj urdhëroi që Antigona të muroset e gjallë në mauzoleun mbreteror: në qoftë se nuk duhet të shkojë te të vdekurit, atëherë nuk duhet të mbetet në gjirin e të gjallëve.

Posa e çuan Antigonën, para Kreontit u paraqit falltori Tireziu dhe e bëri me dije se ka parë shenjën e kobshme. Zotërat kanë paralajmëruar se janë zemëruar për shkak të veprimit të pafe me kufomën e Polinikut dhe dënimin e Antigonës dhe kërkojnë prej Kreontit që ta korrigiojë gabimin e vet. Kreonti më së pari u vërsul në Tireziun, por, duke iu frikësuar zotërave, megjithatë vendosi që ta zbatojë vullnetin e tyre. Polinikut ia organizoi varrimin solemn dhe shkoi në mauzoleun mbretëror që ta lirojë Antigonën. Nuk e gjet të gjallë. Ishte varur në shokën e petkave të vdekjes.

Antigona e sakrifikoi jetën e vet, mirëpo, ajo ngadhënjeu. Mbreti u detyrua që t'u nënshtrohet ligjeve supreme, kurse fati i tij u bë vërejtje për të gjithë ata që mendoinë se mund t'i shkelin pa u dënuar. I biri i tij Hemoni me shpatë ia mori vetës jetën, duke parë të fejuaren e vet të vdekur, kurse Euridika, gruaja e Kreontit, prej pikëllimit për djalin, bëri vetëvrasje. I braktisur prej të gjithëve, Kreonti i luti zotërat që t'ia marrin jetën duke ia dhuruar atë që ia ka caktuar ai si dënim Antigonës.

Sofokliu e krijoi Antigonën rreth vitit 442 para e.s. Tragjedine Edipi në Kolon, ngjarjet e së cilës i paraprijnë Antigonës e ka shkruar përafërsisht tridhjetë e pesë vjet më vonë, pikërisht para vdekies (viti 406 para e.s.). Pak ka vepra që kanë ndikuar aq shumë në krijimtarinë dramaturgjike evropiane (dhe në kulturën në përgiithësi). Hegeli Antigonën e quajti „shembëll absolut i tragiedisë'' dhe kështu e ka theksuar rëndësinë e cila i është dhënë në shek. XVIII dhe XIX. U bë jo vetem shembëll i "tragjedisë në përgjithësi" por edhe baza për përpunimin e veprave të ngjashme, e veçmas në kohën e klasicizmit; asnjëra nuk ia ka kaluar Antigonës burimore të Sofokliut.

(Marre nga Syri 3)
 
Elektra (greqisht: Ἠλέκτρα; Latin: Electra) - emri i dy qenieve hyjnore dhe i një gruaje vdekatare nga mitet greke. E para prej këtyre qenieve hyjnore ishte e bija e Titanit Oqean dhe gruas së tij, Tetis. ثshtë martuar me Taumantin, zotin e fenomeneve natyrore në det dhe me të ka pasur katër vajza: hyjneshën e bukur të ylberit dhe lajmëtaren e zotërave, Iridën, dhe tri Harpie të shëmtuara gjysmë-gra gjysmë-shpend.

Tjetra nga këto ishte e bija e Titanit, Atlant dhe Oqeanidë Pleones. Me zotin suprem, Zeusin, ka pasur djalin Dardan, stërgjyshin e themeluesit të Trojës Iliun. Bashkë me gjashtë motrat e saj Zeusi e sjell në qiell dhe e shndërron në hyllësi Pleadë. Pas rënies së Trojës nga pikëllimi i lëshon flokët dhe kohë pas kohe bredh nëpër qiell si yll komet.

Elektra e vdekshme ishte e bija e Agamemnonit, mbretit të Mikenës dhe gruas së tij Klitemnestrës. E shpëtoi vëllanë e vet, Orestin dhe i ndihmoi që të hakmerret kundër vrasësve të babës, xhaxhait, Egjistit dhe nënës së vet Klitemnestrës. Pas kësaj hakmarrje në përgatitjen e së cilës ia kaloi shtatë vjet të jetës së vet, u martua për Piladin, shokun e Orestit dhe me të shkoi në Fokidë. Me Piladin ka pasur djalin Strofin.

Për dallim nga emnaket e veta hyjnore, Elektra vdekatare i ka qëndruar shkatërrimit të botës së miteve dhe jeton sot e kësaj dite si heroinë kryesore e dy tragjedive madhështore antike nga fundi i shek. V, para e.s. Elektra e Sofokliut dhe ajo e Euripidit. Rol të rëndësishëm ka edhe në Orestinë, në trilogjinë e Eskilit, veçmas në pjesën e saj të dytë, Flijimit në varr ose Heoforete (nga viti 458 para e.s.). Veç kësaj është ringjallur në trajtime të kohës së re. Në mesin e tyre bën pjesë drama Elektra e Hugo von Hofrnanshtalit, e cila u bë bazë e libretos së operës me të njëjtin titull e Rikard Shtrausit) në vitin 1909, transponimi modern i dramës së Eugen O'Neilli (Jugjin O Nili) Elektra në zi (1931). Kuptohet se Elektra në trajtimet e ndryshme të mitit dallohet mjaft, kurse në trajtimet më të lashta ka madje edhe emrin tjetër: Leodika. Te Eskili ajo është vetëm ndihmëse e Orestit, te Sofokliu personifikimi krenar dhe e pakompromis i dëshirës për të marrë hakun për vrasjen e babait të vet, ndërsa te Euripidi e gjorë dhe grua e shkatërruar në vete, e cila beson në jetën më të mirë pas vuajtjeve të mposhtura.

Fatin e saj autorët modernë e kanë trajtuar sipas dëshirës. Në operën e Shtrausit, p.sh. pas kryerjes së hakmarrjes vdes në vallëzimin ekstatik. Sidoqoftë Elektra me Medenë, Ifigjeninë dhe Antigonën hyjnë në radhën e figurave më të mëdha të krijimtarisë së tragjedisë antike dhe dramës botërore në përgjithësi.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top