Snow Leopard humb të dhënat

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P

Në rrethana të caktuara sistemi i ri operativ i kompanisë Apple mund të fshijë të gjitha të dhënat e përdoruesit dhe të resetojë llogarinë e përdoruesit.

Apple ka konfirmuar ekzistimin e problemit me humbjen e të dhënave në sistemin e vet operativ Mac OS X Snow Leopard.

Në fakt, një numër më i vogël i përdoruesve qysh në fillim të muajit shtator ishin ankuar në humbje të të dhënave pasi që ishin kyçur me llogarinë guest në kompjuterin e tyre, mirëpo Apple deri më tani nuk ishte deklaruar për këtë problem.

Problemi shfaqet kur përdoruesi kyçet fillimisht në kompjuter si guest, e më pas në mënyrën “normale” të llogarisë. Në një numër të caktuar të rasteve të gjitha dhënat e përdoruesit fshihen dhe llogaria resetohet në tërësi. Tani për tani duket se problemi nuk është i shpërndarë shumë pasi që në forume të ndryshme për këtë janë ankuar më pak se njëqind përdorues.

Sipas pohimeve të përfaqësuesve të Apple, problemi paraqitet në raste shumë të rralla dhe se është duke punuar në zgjidhjen e tij.
*telegrafi*
 
Back
Top