SMS më vlerë 10 mijë dollarë

MasteR

I'm offline
sms.gif


Ta pushosh një punonjës përmes një SMS-je mund të kushtojë shtrenjtë, madje duke marrë një gjobë gati 10 mijë dollarë. Kështu i ka ndodhur pronares së dyqanit ‘Modestie Boutique’, në jug-perëndim të Sidnejt, në Australi.
Sedina Sokolovic, u pushua nga pronarja pasi shkëmbeu turnet me koleget, pa i raportuar më parë drejtueses së saj.
Drejtuesja e saj Sophia Sarkis u shqetësua për këtë pakt mes shitësesh pa dijeninë e saj, e po ashtu kishte regjistruar një sërë vonesash të ardhjes së Sokolovic në punë.Mesazhin për pushimin nga puna pronarja ia dërgoi punonjëses me një SMS, pa e ditur që kjo do t’i kushtonte shtrenjtë.
E përditshmja “Fairfax” arriti të siguronte mesazhin e shumëpërfolur. Në të thuhej: “Kjo që ka ndodhur më tregon se nuk po merr seriozisht as punën, as mua. Kjo më lëndon pa masë dhe që nesër mund të tërheqësh pagën tënde, të dorëzosh celësat dhe të largohesh nga puna. Nuk ka më nevojë që të më telefonosh sepse nuk besoj se mund të punojmë më bashkë”.
Pas denoncimit të këtij mesazhi, “Fair Work Australia”, autoriteti kombëtar kompetent për cështjet e punës, dënoi dyqanin të paguante 9.992 dollarë, duke e konsideruar këtë pushim nga puna, të padrejtë dhe të paarsyeshëm.
Edhe Sokolovic u shpreh e shokuar nga mesazhi, të cilin e cilësoi si të padrejtë.magjistari.com
 
Pe: SMS më vlerë 10 mijë dollarë

Ahh sa e pafat jam une :p
 
Pe: SMS më vlerë 10 mijë dollarë

Me 10 mije dollar?Pse jo?:P
 
Pe: SMS më vlerë 10 mijë dollarë

Nuk behet keq per para por per njerez
 
Titulli: SMS më vlerë 10 mijë dollarë

Sa idjote kjo punojsa ne gabim dhe kerkon dhe te drejte,ne cdo vend te botes arrite me vones nuk te mban njeri ne pune tani kjo ketu do dhe te drejte por me e keqa eshte se e mori
 
Back
Top