Sllovenia fiton minimalisht ndaj Shqipërisë

cent

...Lontano
Rezultati në futboll është kapricioz, ndonjëherë nuk mjafton ta kërkosh ëndrrën, as të besosh te ajo, nuk mjafton madje as të luash mirë, të krijosh një mori rastesh, dhe të jesh superior në fushë, pasi në futboll ndonjëherë vendosin episodet dhe fati. Shqipëria humbet në Slloveni 1-0, dorëzohet përballë një goditje të Kampl në minutën e 19-të dhe bën gjithcka për të përmbysur rezultatin por nuk ja del dot mbanë, pasi shënjestra për një mbrëmje nuk ishte ajo e duhura. Gjithsesi Brazili mbetet ende aty vetëm se këtë herë përjashto Qipron të gjithë janë në garë, në Grupin E, atë të cmendurin.
k9xi6w.jpg
Sa i përket sfidës, De Biasi konfirmon pikërisht emrat që priteshin, duke rreshtuar skuadrën me skemën 4-2-3-1, me Canin sulmues të vetëm, mbështetur nga Kace, Roshi dhe Rama, ndërkohë që sllovenët luajnë me 4-1-4-1. Takimi nis me një minutë heshtje në nder të ish-trajnerit të Shpresave Artan Bushati, që u nda nga jeta vetëm pak ditë më parë. Shqipëria është e vendosur mirë që në start, dhe bën presion lart duke mos lejuar sllovenët të qarkullojnë topin. Shkëndijën e parë e jep Bulku që godet nga jashtë zone por jo saktë. Kuqezinjtë gjithsesi nuk janë shumë të sigurtë në mbrojtje, dhe në minutën e 12-të Cana humbet rrezikshëm një top por Agolli mbyll mire ndaj Kampl. Ky i fundit do të jetë dhe rreziku numër 1 për shqiptarët, aq sa në minutën e 17-të, arrin të prodhojë një supergoditje falë dhe hapësirës që i bëhet e mundur nga top ii humbur nga Agolli duke gjetur këndin e portës së Berishës. Shqipëria e ngrohur dhe nga thirrjet e tifozëve gjithsesi nuk dorëzohet dhe vazhdon të insistojë falë dhe fantazisë së Kaces, që shpërndan lojë në cdo sector. Gjithsesi Cani shpeshherë nuk zgjedh kohën e duhur për të përfituar nga shërbimet e tij dhe rastet janë me pikatore. Më të mirat mbajnë firmën e Roshit në minutat 43 dhe 44, kur në të dy rastet kthesa e tij nuk rezulton problem për duart e Handanovic. Në pushim shkohet 1-0 për Slloveninë, por me ndërgjegjsimin se mund të arrihet më tepër. Starti i pjesës së dytë është i tëri zjarr.

Cana ndez shkëndijën duke kërkuar në thellësi Canin që nuk godet sic duhet. Nga minuta e 53-të deri në të 65-tën, Shqipëria nis festivalin e rasteve të humbura.në fushë janë vetëm kuqezinjtë, që gjejnë më shumë forcë përpara falë dhe përfshirjes së Salihit, që zë vendin e Bulkun. Në të 54-trën, Rama godet me të djathtën por Handanovic pret. Pak sekonda më pas, Cana ka në këmbë golin e barazimit, por nuk koordinohet sic duhet. Në minutën e 56-të, është Salihi që humbet rastin e tij, dhe përsëritet dhe në të 57-tën, kur vetëm për vetëm me Handanovic sërish nuk arrin të finalizojë. Porta e sllovenëve duket si e mallkuar për shqiptarët, dhe në të 58-tën, Handanovic tregon se ska ndërmend të heq kycin kur pret goditjen me kokë të Bashës nga vetëm pak metra larg. Tifozët besojnë por goli nuk është mik i yni këtë mbrëmje, ashtu si dhe Handanovic që konfirmon ndeshjen perfekte, kur pret një goditje me hark të ramës, ndërsa në vazhdimin e aksionet puthet nga fati, teksa devijimi sërish i Ramës kalon ngjitur me shtyllën. Ansi Agolli ndëshkohet me karton të verdhë në minutën e 69-të pas një përplajsje me Birsën dhe do të mungojë ndaj Islandës. Shqipëria tani provon nga distanca dhe është Roshi që tenton në dy raste por nuk e ka të saktë shënjestrën. Shqipëria e kërkon deri në fund rezultatin por kjo nuk është mbrëmja e duhur. Fati ynë bredh diku larg Shtozices. Katër ditë më vonë në Islandë, luajmë dorën e all in, gjithcka për gjithcka. Brazili është ende aty.
/S.Sport
 
Titulli: Sllovenia fiton minimalisht ndaj Shqipërisë

Duhet ti perjashtojme per jete
QANIN
BULKUN
ROSHIN
HAMDI SALHI si amater i vertet
 
Titulli: Sllovenia fiton minimalisht ndaj Shqipërisë

Na bon me dhimje koke....
 
Titulli: Sllovenia fiton minimalisht ndaj Shqipërisë

e mo si gjithmone..... Shendosh,
 
Titulli: Sllovenia fiton minimalisht ndaj Shqipërisë

e crendesi ka kjooo
fituan ata .... :(
 
Titulli: Sllovenia fiton minimalisht ndaj Shqipërisë

kur ke duken me shtriganat qe karrierat e tyne i kalojne ne banke rezerve ato qee hupi salihu prome i kisha bo me pa kon ne gol buffoni bashke me handanoviqin
 
Titulli: Sllovenia fiton minimalisht ndaj Shqipërisë

Golat dhe rastet
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Sllovenia fiton minimalisht ndaj Shqipërisë

Barazimi ishte i pa falshem
 
Titulli: Sllovenia fiton minimalisht ndaj Shqipërisë

me gjithe ato raste qe humben keta te hendikepuarit ton duhetj te ishim 5-1 per shqiperin
 
Titulli: Sllovenia fiton minimalisht ndaj Shqipërisë

Ne gjiithmon ngutemi ne vleresime. Cunat mbreme, deshen me shume se ne fitoren, por perkunder lojes se bukur fati nuk e deshi.

Tani nuk duhet harruar se deri para dy vitesh kishim nje kombetare qe nuk shihej kur luante futboll. Sot ata kan perparuar shume por mos harrojme se akoma jane futbolliste qe nuk kane zhvilluar me shume se 5 ndeshje se bashku. Megjithate futbolli i tyre ka perparuar shume dhe jemi akoma ne loje.

Gjthashtu nuk duhet harruar se nje kombetare nuk zhvillohet per 2-3 vite. Duhet kohe me shume por rendesi ka se cunat tane po perparojne cdo dite e me shume.

Perpara cuna. Do jeni pjese e historise. :shqip:
 
Titulli: Sllovenia fiton minimalisht ndaj Shqipërisë

Kitrra \
Nuk shihej se loznin keta hendikepat qe luajne ne shqiperi ose ne greqi ne ekipat e amaterave ,jam i bindun se bylbyl sokoli me qete kualitet ta qon kombetaren ne brazil po qfare ti besh duka i perzien duart atje .

Qfare i duhet kombetares nje bulku i lodhur....
Nje lila qe ishte me i ngadalshem se nje traktor
Nje hamdi salih qe eshte vjeteruar qe e huq ate qe as amateri ma i madh se kish huq


Respekte djemve Kace,basha ,rama ,agolli jan kon me te miret portierit i rriten morrin teper merr gol nga 25 metra pfffffff
 
Titulli: Sllovenia fiton minimalisht ndaj Shqipërisë

Tash kur thehet kerri rruge ka sa te duash, por sa per Bylbyl Sokolin kam pershtypjen se eshte eshte akoma heret dhe ka per tu bere pune ne kete drejtim.

Shqiperia kishte edhe mungesat e saja e sa per deshtimet them se ishte pune fati. Jo rralle kemi pare edhe ndeshje te medha kur se ka dashur topi te futej ne rrjete. Edhe mbreme fati u kishte kthyer shpinen.

Sa per goln kam pershtypjen se ne ate moment portieri ishte jo shume fajtor. Me fajtor ishin mbrojtesit megjithate golat shenohen edhe nga pozita edhe me te largeta. Shqiperia perfundimsht po shendrt ne futboll dhe une jam shume optimiist per vendin e dyte sidomos ne kete grup te cmendur ku thuajse te gjithe jane me pike te barabarta. Tani dhe presioni te ekipet tjera eshte shume me i madhe dhe kan ndeshje mes vete.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top