Skriniar i dhuron Interit fitoren e “artë”, zikaltrit shkëputen sërish

Xhelozi

Staf në FV.AL
S/M
Inter-1100x620.jpg
Interi fiton një ndeshje tejet të rëndësishme në rrugën e saj drejt fitores në kampionatin italian. Ekipi i Antonio Contes fiton 1-0 ndaj një prej ekipeve më në formë të Serie A, Atalantës, dhe shkëputet sërish me 6 pikë nga “kushërinjtë” e Milanit.

Ndeshja u tregua e denjë ndaj pritshmërive, e shpejtë dhe me sulme të shpeshta në të dy frontet, ku kuqeziu Berat Gjimshiti spikati edhe një herë në mbrojtje, veçanërisht në duelin me Romelu Lukakun.

Berat Gjimshiti spikati edhe një herë në mbrojtje, veçanërisht në duelin me Romelu Lukakun
Pjesa e parë përfundon gjithsesi pa gola, ndërkohë që në pjesën e dytë ekuilibri prishet nga një aksion disi i rrëmujshëm i finalizuar nga mbrojtësi sllovak Milan Skriniar, në minutën 54.

Atalanta tenton të reagojë por nuk është e qartë në metrat e fundit, dhe Handanovic kontrollon, ndërkohë që Interi ka shanse të mira në kundërsulm, por gabon gjithmonë pasimin e fundit. Gjithsesi milanezët kontrollojnë mjaft mirë duke u ngjitur në kuotën e 62 pikëve, 6 më shumë se Milan dhe 10 më shumë se Juventus, kur mungojnë ende 12 ndeshje.

A2news.com
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top