Skoci, një dele shitet më shtrenjtë se një Ferrari

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P

Quhet “Deveronvale Perfection” (Perfeksioni i Devrionvales) dhe tashmë ka thyer rekordin e deles më të shtrenjtë në botë. ثshtë tetë muajsh dhe në ankandin e Lanark, në Skoci, u shit për 231 mijë funte.

Dashi i racës do të shërbejë kryesisht për riprodhim. Në këtë mënyrë, pronari i tij i ri, Jimmy Douglas, një fermer i zonës, thotë se shpejt do të fitojë më shumë nga sa investoi për dashin. Motivi i një shifre të tillë astronomike ishte para së gjithash konstrukti solid i deles, gjë që e gjejmë të theksuar në gjedhët angleze.

Duke fërkuar duart, ish-pronari i saj i vjetër, Graham Morrison, duke dalë nga mjediset e ankandit, tha: “Nuk do ta kisha besuar ndonjëherë se do të kishte arritur këtë çmim të pabesueshëm shitjeje”.
f.1230115455148_m.jpg

Delja që deri dje mburrej me titullin e “më të shtrenjtës në botë” ka ngordhur kohët e fundit në Britani. Dashi me emrin “Tophill Joe” jo vetëm që ishte shumë i shtrenjtë, por dhe shumë fertil: ai në total ka gjeneruar më shumë se 1000 qengja, si në mënyra natyrale, edhe laboratorike, vlera e të cilëve e marrë së bashku arrinte në 1 milion euro.

“Tophill Joe” ishte blerë rreth gjashtë vjet më parë në një konferencë agrare për shumën 150 000 eurove.
•start•
 
Titulli: Skoci, një dele shitet më shtrenjtë se një Ferrari

Hahahahahaha masha-Allah qfare leshi t'smut :D Pos ti me kan naj far dobermani haha
 
Back
Top